Shërbimi i Provës

Shërbimi i Provës

Share

Në 27 nëntor 2008 u miratua baza ligjore që mundësoi krijimin e shërbimit të provës në Shqipëri.

19/06/2026

Toni Gogu
Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje ligjin për dhënien e amnistisë.
Një vendim që kombinon sigurinë publike me mundësinë e rehabilitimit, duke respektuar plotësisht standardet e reformës në drejtësi.
✔️ 466 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm.
✔️ 869 persona përfitojnë ulje dënimi.
❌ Zero të dënuar për korrupsion.
❌ Zero çështje të SPAK-ut.
❌ Zero çështje të GJKKO-së.
Amnistia nuk prek krimin e organizuar, veprat e rënda penale, krimet seksuale, terrorizmin dhe krimet kundër fëmijëve.
Drejtësia matet jo vetëm nga aftësia për të ndëshkuar, por edhe nga aftësia për të njohur momentin kur ndëshkimi e ka përmbushur qëllimin e vet.

Photos from Shërbimi i Provës's post 19/06/2026

📍 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës mori pjesë në konferencën rajonale “Rehabilitation and Reintegration of Violent Extremist Prisoners and Prisoners at Risk from Radicalisation: Pathways to Sustainable Community Return”, të organizuar në kuadër të programit të Këshillit të Europës. 🌍🤝

🗣️ Gjatë konferencës u diskutuan praktikat më të mira në parandalimin e radikalizimit, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për një riintegrim të qëndrueshëm në shoqëri. ⚖️🤝

18/06/2026

Toni Gogu
Mes zhurmës së politikës së ditës, Kuvendi mori sot një vendim me pasoja konkrete për jetën e mijëra qytetarëve.
Ligji për dhënien e amnistisë u miratua me 84 vota pro.
Ky është një ligj që mbron sigurinë publike, respekton reformën në drejtësi dhe njëkohësisht krijon mundësinë e rehabilitimit për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji.
Shteti duhet të dijë të ndëshkojë kur është e nevojshme.
Por duhet të dijë edhe të njohë momentin kur ndëshkimi e ka përmbushur qëllimin e vet.
Ky është kuptimi i vendimit të sotëm.

18/06/2026

Toni Gogu
Për amnistinë penale që miratojmë sot në Kuvend, kush dhe sa përfitojnë dhe kush përjashtohet.

17/06/2026

Toni Gogu
Takim i frytshëm me homologun tim holandez, Ministrin e Drejtësisë David Van Weel. 🤝
Holanda është partner mbështetës por kërkues — dhe pikërisht për këtë e vlerësojmë. Biseduam mbi reformat në gjyqësor, shtetin e së drejtës, aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar — sfidë e përbashkët për të dy vendet tona.
Një objektiv i qartë: Shqipëria në BE, brenda afateve të vendosura. 🇪🇺

Photos from Shërbimi i Provës's post 17/06/2026

📚🤝 Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier, në bashkëpunim me institucionet partnere, zhvilloi një takim sensibilizues në shkollën e mesme publike “Perikli Ikonomi”, Fier.

Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me rolin dhe misionin e Shërbimit të Provës, konceptet bazë të legjislacionit penal për të miturit, masat alternative të dënimit dhe konceptin e shmangies. U diskutua gjithashtu mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e sjelljeve devijante. ⚖️👥

Photos from Shërbimi i Provës's post 16/06/2026

Toni Gogu
Nënshkrova tre konventa me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset.
Konventën e parë ndërkombëtare mbi inteligjencën artificiale sepse teknologjia nuk mund të qëndrojë mbi ligjin dhe mbi dinjitetin njerëzor.
Konventën për mbrojtjen e avokatit sepse kush mbron qytetarin duhet të jetë vetë i mbrojtur.
Konventën e Ukrainës sepse vendet demokratike nuk e braktisin njëri-tjetrin.
Pas ratifikimit, vihen në zbatim.

ShtetITëDrejtës

Photos from Shërbimi i Provës's post 16/06/2026

📚🤝 Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër, në bashkëpunim me Ndihmën Juridike Falas, zhvilloi një takim informues me nxënësit e shkollës së mesme “28 Nëntori”.

Gjatë aktivitetit, të rinjtë u njohën me pasojat e përfshirjes në veprime të paligjshme, rolin e Shërbimit të Provës, masat alternative të dënimit, konceptin e shmangies dhe të drejtat e të miturve sipas legjislacionit në fuqi. Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit, ku nxënësit morën pjesë aktivisht me pyetje dhe diskutime. ⚖️💬

Photos from Shërbimi i Provës's post 15/06/2026

🤝 Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tropojë zhvilloi një takim informues në shkollën 9-vjeçare “Ali Podrimja”, me drejtuesit e institucionit arsimor, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. 🏫

📚 Gjatë takimit u prezantua misioni i Shërbimit të Provës, u diskutua rëndësia e edukimit ligjor dhe qytetar të të rinjve, si edhe roli i shkollës dhe familjes në parandalimin e bullizmit, dhunës dhe sjelljeve devijante. U theksua gjithashtu nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në mbështetje të edukimit dhe mbrojtjes së të rinjve. ⚖️🤝

15/06/2026

Çfarë ndodhi gjatë javës së kaluar?‼️

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. “Jordan Misja”, Pranë Gjykatës Së Krimeve Të Rënda
Tirana
1001