Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë

Share

Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë. Ai është i përbërë nga një dhomë e vetme dhe anëtarët e tij zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kuvendi i zhvillon punimet e tij vjetore në dy sesione.

Photos from Kuvendi i Shqipërisë's post 19/06/2026

Miratohet Plani Strategjik i Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2026–2030

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare, me 82 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, projektvendimin “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026–2030”.

Dokumenti përcakton vizionin, objektivat dhe prioritetet strategjike të institucionit për pesë vitet e ardhshme, me synim rritjen e efektivitetit të veprimtarisë parlamentare dhe konsolidimin e një Kuvendi modern, transparent dhe gjithëpërfshirës, me rol të shtuar në forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Plani Strategjik përfshin shtatë fusha prioritare dhe 29 objektiva strategjikë, të ndarë sipas funksioneve kryesore të Kuvendit. Konkretisht, ai parashikon pesë objektiva për forcimin e funksionit ligjvënës, katër për rritjen e efektivitetit të funksionit mbikëqyrës, dy për ushtrimin e funksionit zgjedhës, pesë për forcimin e rolit të Kuvendit në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, katër për diplomacinë parlamentare, pesë për rritjen e transparencës, pjesëmarrjes dhe edukimit qytetar, si dhe katër objektiva për përmirësimin e kuadrit rregullator, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale.

Dokumenti i hartuar nga Administrata e Kuvendit, përbën strategjinë e dytë të këtij lloji për Kuvendin e Shqipërisë, dhe proçesi i hartimit u realizua edhe këtë herë me mbështetjen e OSBE-së.

19/06/2026

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, 19 qershor 2026.(vazhdim)

Seancë dëgjimore mbi raportimin vjetor për vitin 2025 të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

19/06/2026

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, 19 qershor 2026.

1. Raporti i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2025.

19/06/2026

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, 19 qershor 2026

Rendi i ditës:

Seancë dëgjimore me z. Pavol Szalai, përfaqësues i organizatës "Reporterë pa kufij" (RSF), mbi situatën e medias në Shqipëri.

19/06/2026

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, 19 qershor 2026.

1. Seancë dëgjimore mbi raportimin vjetor për vitin 2025 të Autoritetin Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK).

2. Seancë dëgjimore mbi raportimin vjetor për vitin 2025 të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

19/06/2026

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. 19 qershor 2026.

1.Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit datë 4, 9, 10 dhe 12 shkurt;
2.Shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025”.
3.Shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025”.
4.Shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
5.Shqyrtimi I projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave"

Photos from Kuvendi i Shqipërisë's post 18/06/2026

Kuvendi u mblodh në seancë plenare, miratoi disa projektligje e projektvendime

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, Kuvendi u mblodh në seancë plenare.

Projektligji “Për dhënie amnistie”, synon krijimin e mundësisë për përfitimin nga amnistia për kategori të caktuara personash, sipas kritereve të përcaktuara në ligj, duke kontribuar në lehtësimin e mbipopullimit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe duke favorizuar riintegrimin shoqëror të përfituesve.

Ky projektligj u miratua me 84 vota Pro, 0 Kundër, 0 Abstenim.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, ku ndryshimet synojnë përmirësimin e sigurisë rrugore, përshtatjen e legjislacionit me standardet bashkëkohore dhe rritjen e efikasitetit të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ky projektligj u miratua me 84 vota Pro, 0 Kundër, 0 Abstenim.

Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, synon modernizimin e mëtejshëm të tregut të energjisë elektrike, forcimin e sigurisë energjetike dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian.

Ky projektligj u miratua me 84 vota Pro, 0 Kundër, 0 Abstenim.

Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, synon digjitalizimin e dokumentacionit dhe shkëmbimit të të dhënave në transportin e mallrave, duke rritur efikasitetin, transparencën dhe ndërveprimin ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe institucioneve publike.

Ky projektligj u miratua me 84 vota Pro, 0 Kundër, 0 Abstenim.

Më tej, projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, nismë e deputetes znj. Jorida Tabaku, u rrëzua me 80 vota Kundër.

Seanca vijoi me miratimin e projektvendimit “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026–2030”.

Ky dokument përcakton objektivat dhe prioritetet strategjike të Kuvendit për vitet në vijim, me fokus rritjen e efektivitetit parlamentar, forcimin e transparencës dhe përmirësimin e marrëdhënieve me qytetarët.

Ky projektvendim u miratua me 82 vota Pro, 0 Kundër, 0 Abstenim.

Seanca plenare miratoi gjithashtu projektvendimet:

Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik” në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike” në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm” në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Projektvendim “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.

“Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja” në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 19:30.

18/06/2026

Seancë Plenare 18 Qershor 2026 ora 18:30

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.
2. Njoftime.
3. Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.
4. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
6. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
7. Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
8. Projektligji “Për dhënie amnistie”.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
10. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
12. Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.
13. Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
15. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 –2030”.
16. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.
17. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.
18. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
19. Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.
20. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.
21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Bulevardi ''Dëshmorët E Kombit" Nr. 4
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00