24/12/2021
Gezuar Krishtlindjet miq te librit!
Libraria Ime eshte nje faqe ku mund te gjeni materiale dhe informacion mbi librat. Libraria online.
Letersi, Filozofi, Publicistike, Sociologji, Histori, Art, Libra shkollore, Libra per formimin profesional, Ese, Tema diplome ne fusha te ndryshme etj.
24/12/2021
Gezuar Krishtlindjet miq te librit!
12/07/2020
Te nderuar miq. Ju ftojme te beheni pjese e komunitetit te dashamiresve te librit duke u abonuar ne Biblioteken digjitale e cila permbledh rreth 600 kryevepra te letersise boterore ne gjuhen shqipe. Me vetem 1.500 Leke/Vit ju mund te keni akses te plote nga celulari, tableti, kompjuteri ose Smart Tv vetem nje klik. http://www.kupon.al/pages/DetajeOferte.aspx?id=4068
Per cdo paqartesi ju lutem na kontaktoni
07/07/2020
Po realizojme hapat e fundit te bibliotekes digjitale qe do te jete jo vetem nje permbajtje letrare e niveleve me te larta por edhe nje qasje teknologjike shume e kompletuar dhe e automatizuar e pershtatur per te qene sa me e aksesueshme dhe e dobishme per te gjithe komunitetin e libralexueseve
Libraria ime kërkon bashkëpunëtorë. (Affiliate)
Nëse jeni një person energjik, që keni pasion librin dhe mund të bëheni rish*tës i shërbimeve të libraria ime.
Na kontaktoni në inbox.
Stafi i Libraria ime , ju mirëpret !
28/05/2020
Vazhdojme me Trajtimin e vepres "Hamleti" te Shekspirit per serine "Ju tregoj nje liber", ku mund te gjeni ne menyre te permbledhur historine qe ndodh ne kete veper, skenat dhe personazhet. Video qe vlen me teper per maturantet e vitit 2019-2020 te cilet e kane kete veper ne programin e Matures Shteterore por edhe per te gjithe te tjeret qe duan te degjojne ndodhite e saj.
28/05/2020
Ne ndihme te maturanteve po sjellim harten e personazheve te tragjedise "Hamleti" te Shekspirit e cila eshte nje nder veprat e perfshira ne programin e Matures Shteterore 2019-2020. Mund te beni SHARE dhe LIKE sipas deshires dhe t'ua sygjeroni maturanteve.
19/05/2020
Me kerkesen e nje mesuesje realizuam transformimin ne ebook te disa librave te shkruara nga ikona e femres shqiptare Musine Kokalari. Pakenen e plote prej 8 veprash e gjeni tek www.librariaime.com por ne zgjodhem qe te postojme prej tyre vepren "Jeta ime universitare" per t'u njohur me kete eksperience dhe deshmi te jashtezakonshme te vajzes nga Shqiperia ne Rome te rreth 80 viteve me pare. Urojme qe te kenaqeni edhe juve me perjetimet e Musinese
Musine Kokalari Jeta ime Universitare e book Musine Kokalari Jeta ime Universitare e book
01/05/2020
Tragjedia Hamleti - Shekspiri
https://fliphtml5.com/lscg/brzt
Uiliam Shekspiri ishte një dramaturg anglez.
Si shkrimtar i përket periudhës së Rilindjes Evropiane. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njëri ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.
Subjekti i veprës
Klaudi ka vrarë në gjumë mbretin Hamlet të Danimarkës, është martuar me të shoqen e tij dhe i ka rrëmbyer fronin princit Hamlet, nipit të vet. Princi Hamlet informohet për këtë krim prej fantazmës së të atit dhe i betohet se do të hakmerrej. Për të arritur qëllimin pa ia bërë të ditur xhaxhait, Hamleti bën sikur është i marrë dhe pas disa peripecish e mbaron zotimin plotësisht.
Motivet në vepër janë:
Krimi i antagonistit dhe hakmarrja e protagonistit.
Detyrat e princit Hamlet:
- Sipas zakonit, ai kishte te drejtë të hakmerrej për babanë.
- Sipas nderit ai kishte për detyrë të shkëpuste nënën nga duart e atij që i vrau të shoqin e parë.
- Sipas kanunit të shtetit si princ trashëgimtar dhe si mbret i ligjshëm i Danimarkës, ka për detyrë të ndëshkojë këtë krim dhe të marrë fronin atëror që i përket.
- Sipas ligjit natyror të vetmbrojtjes ka të drejtë të spastrojë atë që kërkon ta vrasë.
- Sipas ndërgjegjës ka të drejtë dhe detyrë të çlirojë vendin e tij nga një tiran gjakatar.
- Vargjet që tregojnë tragjedinë e shpirtit të tij janë:
“Kjo botë u shthur! O prapësi, o dreq. Që unë paskam lindur të të ndreq”…
Personazhet e veprës
Hamleti
Ai kishte jetuar ne Universitetin e Vitenbergut midis librave, studimeve të larta dhe arteve të bukura. Ai ishte djali i përkëdhelur i nje ati heroik, trim, ishte i pajisur me të gjitha virtytet morale dhe intelektuale. Kishte të dashur Ofelinë, vajzën me shpirt të mirë dhe engjëllore. Dhe befas për këtë shpirt delikat nga edukata, vjen katastrofa dhe i përmbyset bota mbi kokë. Tani sheh anën tjetër të medaljes. Vëllai vret të vëllanë dhe i rrëmben të shoqen. Gertruda mëndjelehtë martohet me vrasësin e babait, vrasësi merr fronin e të nipit, e dashura e padjallëzuar bie pre e vrasësit që ta spiunojë, miqtë dhe shokët e fëmijërisë i ngrejnë gracka, populli i falet një mbreti kriminel. Ai ndihet i vetëm, i neveritur dhe i përgjuar prej te gjithëve.Vendos të kthehet për tu hakmarrë për krimin që i kanë bërë të atit.
Arsyeja kryesore e vuajtjeve te Hamletit:
Ai vuan për ëndrrën dhe ngjarjen e ndodhur në pallatin mbretëror.
Situata bëhet më e vështirë për shkak të ndërgjegjes së tij. Ai nuk e di që vdekja e babait nuk ishte natyrale, por as fatazmës nuk i beson plotësisht. Donte një fakt nga mbreti Klaud që të provonte nëse vërtetë ishte ai fajtori.Në momentin që e vërteton ai kryen hakmarrjen.
Klaudi është njeri uzurpator i paskrupullt,kriminel ordiner,mjeshtër kurthesh dhe prapësish.Klaudi vrau në gjumë mbretin Hamlet,u martua me Gertrudën(gruan e Hamletit)dhe rrëmbeu fronin që i përkiste princ Hamletit.Klaudi vë kundër Hamletit,Horacin(të vëllain e Ofelisë).
Ofelia është e dashura e Hamletit,autori e përshkruan si një grua të përsosur. Ajo prêt kulmin e lumturisë,është grua zemërgjerë,beson se Hamleti është çmendur dhe vret veten,
Gertruda është gruaja mëndjelehtë,egoiste dhe ambicioze,është e llahtarshme në zvetnimin e vet si njeri.
Veçoritë e stilit të veprës
- Kompozicioni i veprës ndërtohet mbi elemente si komplote,vrasje,hakmarrje.
- Përdoret figura e fantazmës e cila luan rolin e të treguarit të së vërtetës.
- Realizohet analiza e thellë e botës shpirtërore të personazheve.
- Në vepër dialogu është dinamik.
- Vepra ka stil origjinal që ndryshon në varësi të situatave dramatike, ka fjalë,proverba dhe shprehje popullore.
- Shekspiri paraqet marrëzinë e shpirtit njerëzor, të pushtetit dhe të dashurisë, rregullsinë e përbotshme dhe të pashmangshme që sjell pasioni njerëzor.
- Personazhet zbërthehen psikologjikisht,krijoi personazhe me intelekt të jashtëzakonsme si filozofi Hamlet,i dituri Horac etj.
- Për subjektin merr elemente nga mitologjia dhe ngjarje nga historia mesjetare e Anglisë.
Shekspiri Hamleti e book | FlipHTML5 Shekspiri Hamleti e book
27/04/2020
Ditën e sotme do të postojmë për Migjenin
Millosh Gjergj Nikolla, ky është emri i tij i vërtetë, se Migjeni, është pseudonimi ose emri i tij i pendës. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posaçme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.
27/04/2020
400 followers në Instagram! 🙏❤
MUND TE NA NDIQNI EDHE NE INSTAGRAM
》》》》》》》librariaime.al《《《《《《《《
Faleminderit të gjithëve që na ndiqni dhe na jepni motiv të punojmë akoma më shumë!💪
Më shumë se 300, vepra janë gati të publikohen në vijim 📚, por gjithmonë me fokus kryesor këtë periudhë të ndihmojmë .👩🎓