Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut hyri në xhami dhe pas tij hyri një burrë i cili, pasi u fal, shkoi dhe e përshëndeti Pejgamberin a.s..Ai (a.s.) ia ktheu përshëndetjen dhe i tha: "Kthehu dhe falu prapë sepse nuk je falur." Personi u kthye dhe u fal përsëri ashtu siç u fal herën e parë, pastaj u kthye dhe e përshendeti Pejgamberin a.s. i cili përseri i tha: "Kthehu dhe falu prapë sepse nuk je falur." Kjo gjë vazhdoi tri herë. (Pas gjithë kësaj) ai tha: "(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty me të vërtetën! Une nuk mund të falem më mirë se kështu! (Të lutem) më mëso pra!" Nga kjo Pejgamberi a.s. tha: "Kur të ngrihesh e të vendosësh për të falur namaz shqipto tekbirin (fjalët Allahu Ekber Allahu është më i Madhi, për fillimin e namazit), pastaj këndo ç'është më e lehtë për ty (që di përmendësh nga Kurani, pastaj përkulu në ruku dhe rri sa të ndihesh i qetësuar (në këtë gjendje), pastaj ngrije kokën dhe qëndro drejt në këmbë, pastaj bjer me fytyrë për tokë në sexhde dhe rri sa të ndihesh i qetësuar (në këtë gjendje), pastaj ulu dhe rri i qetësuar (dhe mos u nxito për sexhden e dytë). Kështu pra vepro gjatë gjithë faljes tënde (në çdo veprim rri sa të ndihesh i qetësuar në atë gjendje që je)."
Nektari i Vulosur i Xhenetit
Kuran&hadith
Ibn Umar r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: " Jam urdhëruar (nga Allahu) që t'i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i Dërguari i Allahut, të falin namazet (ditore) dhe të japin zekatin. Kështu, nëse ata i plotësojnë të gjitha këto, atëhere ata i kanë të mbrojtur prej meje jetën dhe pasuritë e tyre, përveçse kur e drejta islame e kërkon ndryshe, ndërsa llogaria e tyre është tek Allahu.
Hadith
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët. Ata nuk do të pështyjnë atje, nuk do të çfryjne hundët dhe nuk do të kryejnë nevoja personale. Enët do t'i kenë prej floriri dhe krëherat prej floriri e argjendi; në mangalle ku digjen erëra të mira do te përdorin uluveh (dru i rallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku. Secili do të ketë dy bashkëshorte; palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mish*t nga bukuria e jashtëzakonshme.
Ata (banorët e Xhenetit) nuk do të kenë as mosmarrveshje, as urreitje e as armiqësi mes tyre; zemrat e tyre do të jenë si një zemër dhe do të lavdërojnë Allahun në mëngjes dhe pasdite."
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu i Lartë thotë: 'Unë do të jem kundër tri (Iloje të) njerëzve Ditën e Kiametit:
1. Kundër atij që bën një marrëveshje në emrin tim, por tradhëton.
2. Kundër atij që shet një njëri të lire (si rob) dhe ha çmimin e tij.
3. Kundër atij që merr në punë një punëtor, i cili i kryen gjithë punën e ngarkuar, por nuk ia paguan atij hakun.
Xhabiri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thenë:"Allahu e mëshiroftë atë njeri që është i butë e bujar kur shet, kur blen dhe kur kërkon paratë e veta."
Adij Ibn Hatim tregon se, kur zbriti ajeti: "Dhe hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë (drita e agimit) nga peri i zi (errësira e natës)", mora dy penj, një me qime të bardha dhe një me të zeza dhe i vura nën jastëkun tim dhe vazhdova t'i vështroj (herë pas here) gjatë gjithë natës, por nuk munda të shquaj gjë nga kjo. Kështu mëngjesin tjetër shkova tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ia rrëfeva atij gjithë ndodhinë. Ai a.s. më shpjegoi: "Ai ajet bën fjalë për errësirën e natës dhe bardhësinë e agimit."
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Agjërimi është mburojë nga zjarri i Xhehenemit. Kështu që agjëruesi duhet të shmangë takimin (e ngushtë me bashkëshorten dhe nuk duhet të sillet pa mend dhe me paturpësi; edhe nëse dikush tjetër e lufton a sillet keq me të apo e shan atë, atëherë ai duhet t'i thotë atij dy herë: 'Jam agjërueshëm,!,, Pejgamberi a.s. shtoi: "Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Era që vjen nga goja e agjëruesit është më e mirë dhe më e dashur te Allahu i Lartë sesa era e miskut. (Allahu thotë për agjëruesin): 'Ai e ka lënë mënjanë ushqimin, pijen dhe dëshirat e tij për Hatrin Tim. Agjërimi është për Mua, kështu që Unë do ta shpërblej (agjëruesin) për të dhe shpërblimi i veprave të mira shumëfishohet dhjetë herë."
Mikdam r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Ushqimi më i mirë që ha njeriu, është ushqimi që ai e ka fituar nga puna e duarve të veta. Pejgamberi i Allahut, Daudi a.s., ushqehej nga puna e duarve të veta.
Enesi r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e
Allahut a.s. të thot: "Kush deshiron qe t'i rritet pasuria ose t'i shtohet jeta, atëherë le të mbajë marrëdhënie të mira me farefisin."
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Njerëzve do t'u vijë një kohë, kur njeriu nuk do të kujdeset dhe nuk do ta vrasë mendjen aspak, se nga e si i fiton paratë: në menyrë të ligjshme apo të paligjshme."
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thëne: "Kush merr paratë e njerëzve me qëllim që t'ua rikthejë përsëri atyre, atëherë Allahu do t'ua rikthejë ato për të dhe, kushdo që i merr ato për t'i prishur, atëherë Allahu do ta prishë (do ta shkatërrojë) atë."
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Një herë, i Dërguari i Allahut a.s. e fali namazin e drekës pesë rekate. Dikush e pyeti atë nëse ishte shtuar gjë në namaz. Ai (a.s.) tha: "E ç'është ajo?" Ai iu përgjigj: "Fale pesë rekate." Kështu që
i Dërguari i Allahut a.s. ra dy herë në sexhde pasi kishte dhënë selam.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Tirana
1010
