16/06/2018
Mbrëmjen e së enjtes kaluam një super-natë me "geeks-at" tanë.
GamingNight ishte një event ndryshe që përveç konkurrencës në lojëra të ndryshme si Tekken7 apo FIFA18, na mësoi si të komunikojmë dhe organizohemi më mirë në skuadër. Lojërat dhe shoqëria mes të rinjsh që e duan inovacionin e bënë këtë event të veçantë.
Takohemi së shpejti në aktivitete vetëm "Geek"!
07/04/2018
ThinkTank for Innovators"
💭💡📝📈🤝
Nje diskutim i hapur me z. Genci Kojdheli mbi zhvillimet teknologjike ne rang global dhe arsyet pse inovacioni vazhdon te jete faktor kryesor i zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te nje vendi.
Nuk mungoi sesioni Brainstorming
per projektet inovatore Start-up ne Tirane dhe 🔑udhezimet e vlefshme sesi keto projekte te vazhdojne rrugen e tyre drejt realizimit. 🚀
🤓
29/03/2018
"Think Tank for Innovators" është një aktivitet që i dedikohet të gjithë të rinjve të apasionuar pas Inovacionit. Teknologjia po avancon me hapa të shpejtë dhe të rinjtë janë motori i saj kryesor. Por që idetë më të mira të bëhen realitet të gjithë duhet të informohemi mbi strategjitë që duhen ndjekur për kthimin e ideve në projekte e deri tek implementimi i tyre.
Në një leksion të hapur ku i pranishëm do të jetë *Genc Kojdheli (Drejtor i Përgjithshëm për Projektet e Huaja - Bashkia Tiranë)* do të jepet një tablo më e qartë për zhvillimin e ideve inovatore në projekte konkrete.
Datë 5 prill me fillim nga ora 17:00 "Think Tank for Innovators" mirëpret të gjithë të rinjtë kreativë dhe "të cmendur" për të diskutuar për trendet dhe idetë më të reja dhe për t'ju përgjigjur cdo pyetje që do të keni.
Për të qenë pjesëmarrës në "Think Tank for Innovators" aplikoni në formularin më poshtë:
http://fressh.al/apliko-dhe-behu-pjese-e-think-tank-for-innovators/
05/02/2018
Dita e dytë e ComboBox ishte e gjitha dedikuar të rinjve dhe intensive në debatin interaktiv që u zhvillua mes pjesëmarrësve dhe panelit. Genti nga Baboon, Albani i BuyToAmerica, Ermiri nga Atis dhe Ergesti i Protik sollën në Konferencë një debat konstruktiv mbi temën 'Punësim VS Vetpunësim' Gjithashtu historitë e tyre të suksesit ishin motivuese për të gjithë.
Dita e dytë u mbyll me prezantimin e mrekullueshëm nga Erion Nako mbi Design Thinking, një prezantim që na bëri të gjithëve të mendojmë më mirë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në fushën e Inovacionit.
05/02/2018
ComboBox, një konferencë e gjitha dedikuar Inovacionit, u çel ditën e parë, në qendrën 'Protik' me të ftuar personalitete të fushës së Inovacionit.
Arbjan Mazniku – Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës
Tomi Kallanxhi – CEO, themelues i Big Media Expert, shpi.al
Erton Graceni – CEO , Qendra Protik
Romina Kostani – Head of e-government promotion, AKSHI
Kushtrim Shala – Themelues i ICT Awards.
Ishte kënaqësi të dëgjonim mbi eksperiencën e profesionistëve të tillë dhe pikëpamjet e tyre mbi temëm e diskutimit 'Punësim VS Vetpunësim'. Me pas bashkë me pjesëmarrësit zhvilluam lojën nxitëse për mendimin krijues The Marshmallow Challenge, ku sfida mes grupeve nuk mungoi.
01/02/2018
Me pjesemarrjen e vecante te personaliteteve ne fushen ICT ne Shqiperi, do te zhvillohen Round Tables me tema te aktualitetit teknologjik, Design Thinking Workshop, lojera kreative si dhe histori dhe keshilla nga sipermarres te suksesshem.
Regjistrohu:
https://docs.google.com/forms/d/1ew7eJHC0L2yvlz0EhEhTIraVk0Hw8rtS4i1t2NsYPEo/edit?ts=5a6ed799
31/01/2018
ComboBox është Konferenca e Parë Teknologjike organizuar nga të rinjtë. Klubit i Inovacionit në bashkëpunim me Qëndrën "Protik" organizon këtë konferencë për të rinjtë me pjesëmarrjen e vecantë të emrave më të rëndësishëm të fushës ICT në Shqipëri.
Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë! Regjistrimi në linkun më poshtë: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeNHt5vb5BkYPsg8tqE60chS6R5dJ0aiqh1TcKRNUGtsyc3Dg/viewform
Be there!