Bookland Albania

Bookland Albania

Share

Librari në qender te Tiranes me titujt ne shqip dhe anglisht , per te rritur dhe femije . Gjendemi tek Galeria ETC, kati i tretë.

19/06/2026

Disa histori nuk të lënë të largohesh deri në faqen e fundit…
Këtë fundjavë përfito 30% zbritje për tre thrillerët psikologjikë që kanë mbajtur zgjuar lexues në mbarë botën:

📘 Pas Dyerve të Mbyllura: Nga 1300L në 910L
📘 Dilema Nga 1200L në 840L
📘 Terapisti Nga 1400L në 980L

Sekrete, dilema morale dhe të vërteta që ndryshojnë gjithçka.
Tre romane që do t’ju mbajnë në tension deri në faqen e fundit.

🗓 Oferta vlen vetëm nga e premtja deri të dielën.
🛍 Të disponueshëm online dhe në librari.

Photos from Bookland Albania's post 17/06/2026

7 sete të ndryshme në anglisht 📚 Cilin prej tyre do të zgjidhnit?
•Porosit online në Dm

15/06/2026

Libër i ri
I pashoq midis princave, nga Kaya Sahin
•Porosit online | 1600L

Pasuria e thesarit, fuqia e ushtrive, si dhe personaliteti i tij diskutoheshin gjerësisht nga historianë, poetë, oborrtarë, diplomatë dhe opinioni publik në mbarë Euroazinë.
Sulejmani u përfshi në rivalitete të ashpra me habsburgët katolikë në Europë dhe me shiitët safavidë në Lindjen e Mesme. Ai drejtoi një perandori shumëgjuhëshe dhe shumëfetarëshe, që u premtonte paqe dhe begati nënshtetasve të saj. Gjatë sundimit të tij, Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të vërtetë globale. Qeverisja perandorake u zgjerua ndjeshëm dhe ligji u vu në qendër të marrëdhënieve midis sundimtarit dhe të sunduarve. Krijimtaria e pasur poetike, paraqitjet e shpeshta në ceremoni publike, bamirësia dhe mbështetja e tij ndaj arteve dhe arkitekturës, ia forcuan reputacionin si një sundimtar universal me një personalitet të gjithanshëm e harmonik.
Pas fasadës publike të fuqisë dhe lavdisë, Sulejmani pati një jetë të ndërlikuar. U rrit nën hijen e një ati autoritar, trashëgimia e të cilit ishte njëkohësisht përparësi dhe barrë. Duke sfiduar praktikën e kohës, ai u martua me një konkubinë të quajtur Hyrrem, dashuria dhe përkushtimi i së cilës u bënë për të një strehë e vërtetë. Në fund të jetës, për të qëndruar në fron, Sulejmanit iu desh të përballonte si sëmundje të rënda, ashtu edhe rivalitetet dhe ambiciet e djemve të tij për t’i marrë fronin.
Kanë kaluar gati pesëqind vjet nga vdekja e tij dhe jeta e Sulejmanit është mjegulluar nga rrëfime romantike dhe ekzotike. Duke u mbështetur në burime origjinale në shumë gjuhë, “I pashoq midis princave” rrëfen si arritjet, ashtu edhe dështimet e Sulejmanit. Ajo çka del në pah është rrëfimi bindës për një sundimtar, për familjen e tij, bashkëpunëtorët më të afërt dhe për vetë projektin transformues të Perandorisë Osmane gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë.

12/06/2026

Para se fundjava të mbarojë, shto në bibliotekën tënde këto tri histori që nuk do t’i harrosh lehtë. 📚✨

Këtë fundjavë, përfito 30% zbritje për tre titujt:

📖 Kurrë e Kurrës, nga 1200L në 840L
📖 Pa Meritin, nga 1300L në 910L
📖 Shumë Vonë, nga 1300L në 910L

Tre histori intensive, emocionale dhe të paharrueshme nga Colleen Hoover, që të mbajnë të lidhur me faqet deri në fund.

🗓️ Oferta vlen vetëm nga e premtja deri të dielën.
🛍️ Porosit online ose na vizito në dyqan.

Photos from Bookland Albania's post 09/06/2026

Dy tituj të rinj në shqip 🫶🏻📚
1- Gruaja e burrit tim, Alice Feeney
Nje histori plot sekrete, genjeshtra dhe kthesa te papritura që do t’ju mbajë në ankth deri ne faqen e fundit.
Kur e shkuara dhe e tashmja perplasen, e verteta bëhet më e rrezikshme se çdo genjeshter. Dhe ndonjehere, personi që
mendon se njeh më mire, eshte ai që fsheh sekretet më te mëdha. Nje thriller psikologjik per adhuruesit e misterit!

2- Mamia e Aushvicit
I frymëzuar nga një histori e jashtëzakonshme njerëzore, ky roman prekës dëshmon luftën e një gruaje për dashurinë dhe shpresën në një kohë errësire të paimagjinueshme.

Photos from Bookland Albania's post 08/06/2026

Sete të ndryshme në anglisht që mund të gjeni në Bookland 📚 Swipe dhe porosit online në DM

07/06/2026

Botim i ri - Homazhe Katalonjës, nga Orwell
•Porosit online | 1000L

05/06/2026

📚 OFERTA E FUNDJAVËS 📚

Përfitoni -30% zbritje për tre titujt bestseller të Jason Matthews:

🔹 Harabeli i Kuq
🔹 Pallati i Tradhtisë
🔹 Kandidati i Kremlinit

Oferta është e vlefshme nga e premtja deri të dielën.

Librat mund t’i porosisni online ose t’i blini pranë dyqanit tonë.

Mos e humbisni mundësinë për të shtuar në bibliotekën tuaj një nga seritë më të vlerësuara të spiunazhit dhe thrillerit modern. 📚

04/06/2026

Well, well, well…

**t

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Rr: Bajram Curri, Galeria ETC, Tirane 1000
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:30
Tuesday 09:00 - 20:30
Wednesday 09:00 - 20:30
Thursday 09:00 - 20:30
Friday 09:00 - 20:30
Saturday 09:00 - 20:30
Sunday 10:00 - 19:30