Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore

Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore, Government Organization, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr 33, Shtëpia e Ushtarakëve, Tirana.

Photos from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore's post 19/06/2026

💧🌍 AMBU mori pjesë në Takimin Rajonal Konsultativ të projektit ONE WATER II, të zhvilluar më 5 qershor në Strugë, duke përfaqësuar Shqipërinë në diskutimet për të ardhmen e qeverisjes së burimeve ujore në Ballkanin Perëndimor.

🤝🏻 Takimi mblodhi ekspertë, institucione përgjegjëse për menaxhimin e ujërave dhe përfaqësues të sektorit privat, të cilët diskutuan mbi përafrimin e politikave të ujit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, reformat në sektor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

🇪🇺 Në kuadër të nismës ONE WATER II, të zbatuar nga CIHEAM Bari në partneritet me One Water Committee, ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt Forumit Euro-Mesdhetar të Ujit që do të zhvillohet në Romë.

🌊 Pjesëmarrja në nisma të tilla forcon bashkëpunimin rajonal, nxit shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe mbështet menaxhimin e integruar e të qëndrueshëm të burimeve ujore.

✅ AMBU mbetet e angazhuar në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe harmonizimin e sektorit të ujërave me standardet evropiane. 🇦🇱🇪🇺

Photos from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore's post 17/06/2026

🌊 Ekspeditë monitoruese dhe trajnuese për mjedisin detar në Vlorë 🇦🇱

📅 Gjatë datave 9–12 qershor 2026, në Vlorë u zhvillua me sukses ekspedita e parë monitoruese dhe trajnuese në terren për zbatimin e Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare, me mbështetjen e projektit EU4Rivers.

🤝🏻 Nën drejtimin e ekspertëve të Universitetit të Salentos (Itali), përfaqësues të institucioneve shqiptare (MM, AMBU, ZABL Vjosë, AKM, AdZM Vlorë dhe ISHP) morën pjesë në trajnime praktike mbi metodologjitë bashkëkohore të monitorimit të mjedisit detar.

🔬 Gjatë ekspeditës u realizuan:

• monitorimi i specieve jo-indigjene në komunitetet bentike të Portit të Vlorës;
• kategorizimi i mbetjeve detare;
• vlerësimi i gjendjes së habitateve të "Posidonia oceanica" në detet Adriatik dhe Jon.

🌿 Kjo ekspeditë kontribuoi në forcimin e kapaciteteve teknike për monitorimin dhe mbrojtjen e ekosistemeve detare, si edhe në mbledhjen e të dhënave që do të mbështesin hartimin e Strategjisë së Ujërave Detare dhe zbatimin e Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare në Shqipëri.

Photos from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore's post 12/06/2026

💧AMBU në Drin CORDA 2026

AMBU mori pjesë në Konferencën e 10-të të Palëve të Interesuara të Drinit dhe takimet e grupeve drejtuese (2–5 qershor, Strugë) 🤝🏻

📊 U prezantuan:

▪️ progresi i Shqipërisë në zbatimin e Drin SAP;
▪️ avancimi në Direktivën Kuadër për Ujin💧;
▪️ masa për reduktimin e ndotjes nga bujqësia 🌱.

🌍 Aktiviteti bashkoi vendet e rajonit për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave.

✅ AMBU riafirmon angazhimin për bashkëpunim rajonal dhe integrim evropian 🇪🇺

05/06/2026

🌍💧 5 Qershori – Dita Botërore e Mjedisit 🌱

Në Ditën Botërore të Mjedisit, rikujtojmë se mbrojtja e burimeve ujore është thelbësore për një mjedis të shëndetshëm dhe një të ardhme të qëndrueshme. 🌿

💦 Uji është baza e jetës, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së komuniteteve tona. Prandaj, menaxhimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e tij janë përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, komuniteteve dhe çdo qytetari. 🤝🏻

🌍 Së bashku, të veprojmë për të mbrojtur mjedisin dhe për të ruajtur burimet ujore për brezat e ardhshëm. 💙🌱

Photos from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore's post 01/06/2026

🌍 AMBU pjesë e Forumit të Ujit të Danubit 2026 në Sofje, Bullgari 🇧🇬

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) mori pjesë në "Danube Water Forum 2026", zhvilluar më 20–22 maj 2026 në Sofje, nën temën “From Vision to Action: Building a Water-Resilient Danube Region”. 🌊

Forumi mblodhi përfaqësues nga vende të ndryshme, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave e zgjidhjeve për menaxhimin e qëndrueshëm të ujit. 🤝🏻💧

📌 Në kuadër të aktivitetit:

🔹 Më 19 maj u zhvillua një vizitë teknike në Impiantin e Trajtimit të Ujit të Pijshëm në Bistritsa;

🔹 Më 20 maj u realizua një vizitë në zyrat e "Sofiyska Voda – Veolia", ku u prezantuan praktikat dhe operacionet teknike të sektorit të ujit në Bullgari dhe Evropën Qendrore e Lindore;

🔹 Gjatë sesioneve të forumit u trajtuan tema si rezilienca e sektorit të ujit, eficienca e shërbimeve, menaxhimi i ujërave të ndotura, reduktimi i humbjeve të ujit dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal.

✅ Pjesëmarrja në këtë forum kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, në përputhje me objektivat e AMBU për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujërave.

💙 Uji nuk është thjesht një burim – është burim jete! 💧🌱

27/05/2026

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! 💙

Photos from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore's post 22/05/2026

ℹ️ Takim informues me operatorët turistikë në Përmet për garantimin e një sezoni të sigurt dhe të ligjshëm rafting në lumin Vjosa. 🛶

📍 Në fokus të diskutimeve:

• Zbatimi i Ligjit nr. 29/2024 dhe VKM-së nr. 319 ⚖️
• Pajisja me autorizimet për shfrytëzimin e burimeve ujore 💧
• Rritja e standardeve të sigurisë në turizmin e aventurës 🤝🏻

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bashkisë Përmet, Parkut Kombëtar Lumi Vjosa dhe Zyrës së Administrimit të Basenit Lumor Vjosë.

🌿 Bashkëpunimi institucional dhe me operatorët turistikë mbetet thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Vjosë.

Photos from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore's post 05/05/2026

📍 Më 5 maj 2026, u zhvillua dita e dytë e workshop-it trajnues mbi zbatimin e Direktivës Kuadër të Ujit të BE-së (EU WFD), me fokus në monitorimin dhe vlerësimin e trupave ujore. 💧🌍

Gjatë kësaj dite u trajtuan:

🔹 Përmbledhja e ditës së parë dhe orientimi për vijimin e trajnimit;
🔹 Krijimi dhe funksionimi i rrjeteve të monitorimit për ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore;
🔹 Hartimi i planeve të monitorimit dhe kërkesat e EU WFD
🔹 Përvoja nga Austria dhe Holanda, si dhe zbatimi në Shqipëri (rast studimor DICTAS II);
🔹 Hartimi i një roadmap-i drejt një sistemi monitorimi në përputhje me EU WFD;
🔹 Vlerësimi i presioneve dhe statusit të trupave ujore sipas qasjes DPSIR;
🔹 Diskutim i hapur mbi rezultatet, mësimet e nxjerra dhe hapat e mëtejshëm.

➡️ Dita e dytë theksoi rëndësinë e forcimit të sistemeve të monitorimit dhe përputhshmërisë me standardet e BE-së për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave. 💧

💧🌱

Photos from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore's post 04/05/2026

📍 Më 4 maj 2026, u zhvillua dita e parë e workshop-it trajnues mbi zbatimin e Direktivës Kuadër të Ujit të BE-së (EU WFD), me fokus në aspektet teknike dhe shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare. 💧🌍

Gjatë kësaj dite u trajtuan:

🔹 Objektivat dhe pritshmëritë e trajnimit;
🔹 Bazat e EU WFD dhe hapat drejt hartimit të RBMPs;
🔹 Përvoja nga Holanda dhe Austria, si dhe praktikat në Shqipëri;
🔹 Ndikimi i ndryshimeve klimatike, presionet dhe kërkesat për ujë;
🔹 Menaxhimi ndërkufitar i ujërave (rasti i basenit Meuse dhe reflektime për Drin-Bunën);
🔹 Karakterizimi dhe përcaktimi i trupave ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore.

➡️ Dita e parë shërbeu si një bazë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve teknike dhe avancimin e menaxhimit të integruar të burimeve ujore në vend.💧

🌱

01/05/2026

1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve! 💙

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona Nr 33, Shtëpia E Ushtarakëve
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00