Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Share

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është organi më i lartë i rrjetit arkivor kombëtar. Ajo ka vulën dhe stemën e vet. Selia e DPA ndodhet në Tiranë.

Ajo është institucion në varësi të Kryeministrit DPA është person juridik.

Photos from Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave's post 16/06/2026

🇦🇱DPA në Portalin e Arkivave Europiane 🇪🇺

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) i është bashkuar takimit të mbajtur në Stokholm 📍 mes institucioneve arkivore, të cilat janë bashkanëtare të Portalit të Arkivave Europiane (APE).

Në këtë takim, ku u përfaqësuam nga Kordinatori Kombëtar, Z. Endrit Pollo, specialist pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pjesë e rendit të bisedimeve ishte mbarëvajtja e procesit të digjitalizimit, “kali i betejës” së DPA-së që përfaqëson arkivin më digjital në rajon! 💪 Bisedimet përfshinë shkëmbimin e përvojave dhe të rezultateve të shënuara përgjatë vitit 2025 nga arkivat e vendeve europiane.

DPA-ja u anëtarësua në radhët e Portalit të Arkivave Europiane në nëntor 2018. Ky organizëm ofron onlajn trashëgiminë arkivore të më shumë se 30 vendeve europiane, në më shumë se 20 gjuhë dhe në rreth 300 milionë njësi përshkruese arkivore.

Photos from Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave's post 16/06/2026

, më 16 qershor 1991, Këshilli i Ministrave mori në shqyrtim kërkesat e sindikatave.

E privuar nga liritë dhe të drejtat themelore përgjatë 45 viteve të regjimit komunist, shoqëria shqiptare shprehu zemëratën duke mësyer sheshin “Skënderbej”, ku plandosi edhe shtatoren e diktatorit Enver Hoxha. Terreni i volitshëm për shpërthimin e kësaj revolte ishte siguruar prej grevës së minatorëve të Valiasit, që nisi në janar 1991.

Në këtë klimë, që kishte trandur elitën politike të vendit, më 31 mars 1991, u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste, që nxorrën si forcë kryesore Partinë e Punës së Shqipërisë, trashëgimtaren e Partisë Komuniste. Në vijim, më 16 maj 1991, në vazhdën e lëvizjes së Valiasit, në Shqipëri u shpall greva e përgjithshme, pak ditë pas zgjedhjes së qeverisë me në krye Fatos Nanon.

Rrethanat kushtëzuan që më 29 maj, të nisnin bisedimet mes partive politike, së bashku me organizatën “Omonia”, për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike. Si rezultat i bisedimeve, u ra dakord për krijimin e një qeverie, deri në zgjedhjet e parakohshme. Më 16 qershor, në drejtimin e kryetarit të qeverisë së stabilitetit, Ylli Bufi, u mbajt një mbledhje e Këshillit të Ministrave, ku u shqyrtuan kërkesat e sindikatave dhe u propozua rritja e pagave me 50 %.

16/06/2026

, më 16 qershor 1924, u formua qeveria e kryesuar nga Fan Noli.


15/06/2026

🎶Ka trima të çartur, ka trima me fletë, por ka edhe trima me këngë. Përse vallë u thurim këngë trimave?

Photos from Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave's post 15/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Z. Auron Rrokaj ka zhvilluar një takim me udhëheqësin fetar të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Mark Allyn Bragg dhe përfaqësues të tjerë të programit “FamilySearch”.

Në këtë shkëmbim, palët diskutuan mbi ecurinë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes DPA-së dhe organizatës ndërkombëtare e jofitimprurëse “FamilySearch”, që i ka ardhur në ndihmë publikut të gjerë për të gjurmuar të dhënat gjenealogjike.

Bashkëpunëtorët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin, i cili jo vetëm ka mundësuar zbulimin e informacioneve mbi të kaluarën historike të shqiptarëve, por që ka kontribuar edhe në avancimin e procesit të digjitalizimit të dokumenteve. Në hovin e pandalshëm të arkivimit digjital, kanë shërbyer edhe marrëveshjet e frytshme me bashkëpunëtorë të ndryshëm, sikurse janë: komunitetet fetare, Kryqi i Kuq, “TIKA” etj.

15/06/2026

, më 15 qershor 1915 u shua “rilindësi i fundit”, Josif Bagëri.

15/06/2026

, më 15 qershor 1481, ndërroi jetë princi Lekë Dukagjini, i cili trashëgoi “Kanunin”, të drejtën zakonore, që shërbeu për shekuj si rregullator i jetës shoqërore ndër shqiptarë.



14/06/2026

Imagjinoni një moment: ju zvogëlohet rroga, nuk ju del në kohë dhe në vend që të kurseni, ju dhuroni. Kjo është historia e letrës së Fan Nolit për mikun e tij, Kiçon Priftin.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rr. Jordan Misja
Tirana
1016

Opening Hours

Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 14:00