Defending the Rights of People with Disabilities

Defending the Rights of People with Disabilities

Share

MEDPAK: "Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara" Në vitin 1994 kemi hapur një qendër ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Librazhd.

MEDPAK është një shoqatë jofitimprurëse krijuar në vitin 1993 nga prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Librazhd, për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve të tyre, dhe të zgjeruar aktivitetet e saj në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 1996, ne të trajnuar mësuesit të edukimit special. Në shtator 1996 kemi hapur një klasë të veçantë të arsimit të integruar për fëmijët me aftësi të kufizuara në s

28/05/2026
Photos from Save the Children in Albania's post 06/05/2026

Faleminderit Save the Children in Albania per bashkëpunimet ne vite.

20/04/2026

Gersi Troka po shkruan historinë në Shqipëri, duke u bërë studenti i parë me sindromën Down që ndjek studimet universitare. 23-vjeçari, i njohur edhe si kampion në not në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin 2023, ka nisur studimet në Universitetin e Sporteve, duke realizuar një tjetër ëndërr të madhe në jetën e tij.

I vlerësuar me “Çmimin e Kurajos” nga ambasada amerikane për arritjet në sport, Gersi shprehet i lumtur dhe krenar për këtë hap të rëndësishëm. Ai tregon se zgjedhja për të studiuar sportet lidhet drejtpërdrejt me pasionin e tij për notin dhe dëshirën për të qenë sa më aktiv.

Përveç suksesit në studime, ai vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë në gara ndërkombëtare, duke synuar rezultate të reja dhe duke dëshmuar se kufijtë ekzistojnë vetëm për t’u thyer.

Megjithatë, Gersi nuk heziton të ngrejë zërin për mungesën e mbështetjes ndaj personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar më shumë angazhim nga institucionet dhe shoqëria për të krijuar mundësi të barabarta.

Nga ana tjetër, Universiteti i Sporteve ka bërë të ditur se do të ofrojë një program të posaçëm për të, duke i mundësuar të balancojë studimet me stërvitjen dhe garat.

Historia e Gersit është një shembull frymëzimi dhe force, që tregon se me vullnet dhe përkushtim, çdo ëndërr mund të bëhet realitet.

Photos from Defending the Rights of People with Disabilities's post 06/04/2026

Në këtë muaj të veçantë të ndërgjegjësimit për autizmin – muajin prill – bashkohemi për të rritur zërin, për të ndarë dashuri dhe për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

Falë angazhimit të Qendrës Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuar në Librazhd , Bashkisë Librazhd në partneritet edhe me shoqatën MEDPAK, aktivitetet e organizuara gjatë këtij muaji na kujtojnë se çdo fëmijë dhe çdo individ në spektrin e autizmit ka potencial, vlera dhe një vend të rëndësishëm në komunitetin tonë.

Le të jemi më të hapur për të kuptuar, më të gatshëm për të mbështetur dhe më të bashkuar për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. Sepse ndërgjegjësimi nuk është vetëm një muaj – është një përgjegjësi e përditshme.

Së bashku institucione dhe prindër në Librazhd ne po bëjmë ndryshimin.
per Qendra Ditore për Fëmijët dhe të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar, Librazhd
Bashkia Librazhd - Faqja Zyrtare

31/03/2026

2 PRILL 2026

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


"Shyqyri Ishmi" Str. 38, Nr. 2
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00