Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Share

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
National Library of Albania Cezura osmane qe një ndërprerje e dhunshme e këtyre zhvillimeve.

Ndonëse institucionet bibliotekare të shqiptarëve në shtetin e tyre janë relativisht të reja, tradita bibliotekare në Shqipëri është e vjetër. Dëshmi të shumta vërtetojnë se gjatë Mesjetës në oborret e princërve shqiptarë, si dhe të bujarëve, kontëve, arhonëve etj., funksiononin kancelari në të tria gjuhët diturore të kontinentit: latinisht, greqisht, sllavonisht e, pranë tyre, edhe bibliotekat pë

25/06/2026

Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Michele Da Valona - Protagonist i Rilindjes Adriatike mes Shqipërisë dhe Italisë”

Photos from Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë's post 23/06/2026

📌Më 29-30 qershor 2026, në Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe në Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të zhvillohet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Enciklopedizmi dhe bota shqiptare”, një ngjarje e rëndësishme akademike që sjell në vëmendje historinë, metodologjinë dhe sfidat bashkëkohore të ndërtimit të dijes referenciale shqiptare. Konferenca organizohet nga Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe lidhet drejtpërdrejt me procesin e hartimit të Enciklopedisë Shqiptare, një projekt madhor kombëtar.

23/06/2026

Një urë kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë 🇦🇱🤝🏻🇮🇹

📌 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka kënaqësinë të mirëpresë Konferencën Ndërkombëtare “Michele da Valona: Protagonist i Rilindjes Adriatike mes Shqipërisë dhe Italisë”, një aktivitet shkencor e kulturor kushtuar figurës së artistit që përfaqëson një lidhje të çmuar historike dhe shpirtërore ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut.

➡️ Si partner institucional i këtij eventi, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vë në dispozicion hapësirat e saj për një takim që synon të sjellë në vëmendje trashëgiminë e përbashkët kulturore shqiptaro-italiane, duke nxitur dialogun akademik, kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

✅ Konferenca do të mbledhë studiues, historianë arti, përfaqësues institucionesh kulturore dhe personalitete të jetës akademike nga Shqipëria dhe Italia, duke dëshmuar rëndësinë e ruajtjes, studimit dhe promovimit të vlerave që na bashkojnë përtej kufijve.

📅 25 qershor 2026, ora 10:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea”

Photos from Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë's post 23/06/2026

📌 A e dini se ky libër është botuar vetëm pak muaj përpara se Shqipëria të shpallte Pavarësinë?

➡️ Ky është “Endra e Lotë”, vëllimi i dytë poetik i Asdrenit, një prej zërave më të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare, njohur gjerësisht si autori i Himnit Kombëtar 🇦🇱.

🖨️ I shtypur në vitin 1912, në shtypshkronjën “Gutenberg” në Bukuresht, libri është dëshmi e rolit të jashtëzakonshëm që pati diaspora shqiptare në Rumani në zhvillimin e letërsisë, kulturës dhe ndërgjegjes kombëtare në prag të shtetformimit.

📌 Që në faqet e para, botimi të tërheq jo vetëm me përmbajtjen, por edhe me elegancën grafike. 🖌️Kopertina me kompozimin e saj minimalist, tipografia karakteristike e fillimshekullit XX, shkronjat dekorative të faqes së titullit, vinjeta floreale dhe faqosja e kujdesshme i japin librit një identitet artistik që e bën të dallueshëm edhe sot, më shumë se një shekull pas botimit.

📖 Po aq domethënës është edhe kushtimi që Asdreni i bën Edith Durham, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palodhur ndaj çështjes shqiptare. Ndërsa në parathënien “Disa fjalë përpara”, autori ndan një reflektim të thellë mbi misionin e letërsisë, duke e parë atë si një forcë që ushqen arsimin, kulturën dhe vetëdijen kombëtare në një kohë kur shqiptarët po ndërtonin identitetin e tyre modern.

📚 “Endra e Lotë” nuk është vetëm një përmbledhje poetike. Është një dëshmi historike e idealit rilindës, një objekt i rrallë i kulturës së librit shqiptar dhe një shembull i artit tipografik të botimeve shqiptare të Bukureshtit në fillim të shekullit XX.

Photos from Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë's post 22/06/2026

➡️ Një kontribut i ri bibliografik nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Biblioteka Kombëtare sjell për lexuesit dhe studiuesit botimin e ri bibliografik “Ex Libris Faik Konica: Biblioteka vetjake e Faik Konicës në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”.

➡️ Ky botim dokumenton dhe evidenton një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë bibliografike shqiptare, duke sjellë në fokus bibliotekën personale të Faik Konicës, në 10-vjetorin e mbërritjes së një pjese të saj në fondet e Bibliotekës Kombëtare.

Përmes përshkrimit bibliografik të koleksionit, identifikimit të ExLibris-it, shënimeve të pronësisë dhe elementeve të tjera materiale të librit, publikimi ofron një panoramë të pasur mbi interesat intelektuale dhe horizontin kulturor të Konicës.

📖 I konceptuar si një instrument kërkimor dhe referencial, ky botim u shërben studiuesve të historisë së librit, bibliotekonomisë, albanologjisë, si dhe të gjithë atyre që interesohen për trashëgiminë dokumentare dhe bibliografike shqiptare.

📌 Me këtë botim, Biblioteka Kombëtare vijon misionin e saj për identifikimin, dokumentimin dhe promovimin e pasurisë së shkruar kombëtare, duke sjellë në vëmendje koleksione që ndriçojnë historinë intelektuale të Shqipërisë.

➡️ Bibliografinë e gjeni të publikuar në faqen e web-it: www.bksh.al/botime

📌Biblioteka Kombëtare së shpejti edhe me 2️⃣ botime të reja bibliografike!

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë mori pjesë në Konferencën Vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Europës! 21/06/2026

➡️ Mbi pjesëmarrjen e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë 🇦🇱 në Konferencën Vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare Europiane (CENL), zhvilluar këtë vit në Luksemburg 🇱🇺.

📌 Mirënjohje për mediat e shkruara për vëmendjen dhe mbulimin e kësaj ngjarjeje me rëndësi për diplomacinë kulturore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

🙏🏻 Falënderojmë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe ministrin Blendi Gonxhja për mbështetjen e vazhdueshme ndaj projekteve ndërkombëtare në fushën e kulturës, trashëgimisë dokumentare dhe kërkimit shkencor.

⏳ Së shpejti me nisma dhe projekte të reja në shërbim të dijes, kulturës dhe bashkëpunimit europian 🤝🏻.



https://www.cenl.org/library/national-library-of-spain/

https://www.facebook.com/share/p/1JWSxp51xj/

https://www.facebook.com/share/p/1dyDcy6QUu/

https://www.bksh.al/ngjarje/557/nga-tirana-ne-luksemburg-biblioteka-kombetare-e-shqiperise-ne-konferencen-vjetore-te-cenl

https://kultplus.com/nga-tirana-ne-luksemburg-biblioteka-kombetare-e-shqiperise-ne-konferencen-vjetore-te-cenl/?fbclid=IwdGRjcASjFtpjbGNrBKMWwWV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHlsRZMH1aedx7MBbv5HKFBiktLkv01MqouJLNl3SqWOILfwKYPBSZuAUlbh1_aem_ll8R32ui9qQ2IqDqKwmbjQ

https://share.google/MohpCPmGA8Ce8pQOl

https://zhurma.press/bksh-cenl-konference-luksemburg-dialog-europian/

https://ata.gov.al/2026/06/19/nga-tirana-ne-luksemburg-biblioteka-kombetare-e-shqiperise-ne-konferencen-vjetore-te-cenl/?amp=1

https://www.tiranagaming.al/article/6a34e97d257d731a1d1102d7

https://www.oranews.tv/kultura/nga-tirana-ne-luksemburg-biblioteka-kombetare-e-shqiperise-ne-konference-i1330498

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë mori pjesë në Konferencën Vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Europës!  Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë mori pjesë në Konferencën Vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Europës (CENL), që u zhvillua këtë vit në Luksemburg

Photos from Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë's post 20/06/2026

📖 Thesarë të Fondit të Vlerave të Rralla në Bibliotekën Kombëtare 🇦🇱

➡️ Një nga veprat më të çmuara që ruhet në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë është botimi i vitit 1531 i veprës së Papa Piut II, Pii II Pontificis Maximi Asiae Europaeque Descriptio, një dëshmi e rrallë e mendimit humanist dhe e kulturës enciklopedike të Rilindjes Evropiane.

📌I njohur para zgjedhjes në Selinë e Shenjtë me emrin Enea Silvio Piccolomini, Papa Piu II ishte ndër intelektualët më të shquar të shekullit XV, diplomat, historian, gjeograf dhe një nga figurat më përfaqësuese të humanizmit evropian. Interesi i tij për historinë, gjeografinë, marrëdhëniet ndërmjet popujve dhe sfidat politike të kohës pasqyrohet gjerësisht edhe në këtë vepër monumentale.

📖 Me afro pesë shekuj histori, ky botim përmban të dhëna me vlerë për Epirin dhe Ilirinë e lashtë, qytetet e Apolonisë dhe Durrësit, luftërat e Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane, si edhe dëshmi mbi jetën, doket dhe zakonet në Peloponez.

Photos from Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë's post 18/06/2026

📚 Mbi 600 vizitorë energjikë🤩, plot kureshtje ☀️ dhe dëshirë për të mësuar, vizituan Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë gjatë kësaj jave në kuadër të programit të shkollës verore.

➡️ Ky program, i cili bën bashkë .gov.al, Ministrinë e Arsimit, si dhe institucionet kulturore në mbarë vendin dhe do të vijojë përgjatë gjithë muajit qershor🗓️, u ofron fëmijëve dhe të rinjve një verë të pasur me dije, njohje të trashëgimisë kulturore, aktivitete edukative dhe përvoja frymëzuese.

📖 Një verë mes librave, kulturës dhe zbulimeve të reja!

Photos from Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë's post 17/06/2026

🇦🇱 Nga Tirana në Luksemburg 🇱🇺

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përfaqësohet në Konferencën Vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Europës (CENL), rrjeti që bashkon bibliotekat kombëtare të kontinentit dhe promovon bashkëpunimin, inovacionin dhe mbrojtjen e trashëgimisë dokumentare europiane.

➡️ Ky është një nga forumet më të rëndësishme profesionale të fushës, ku drejtues dhe ekspertë të institucioneve të kujtesës shkëmbejnë përvoja, vizione dhe praktika mbi të ardhmen e bibliotekave, transformimin digjital, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe garantimin e aksesit të barabartë në dije.

Prania e Shqipërisë në këto tryeza europiane është një dëshmi e angazhimit për të qenë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar mbi të ardhmen e kulturës, dijes dhe institucioneve të kujtesës.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje përfaqëson jo vetëm një mundësi të çmuar për bashkëpunim ndërkombëtar, por edhe një vlerësim të rolit që Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë luan në ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e trashëgimisë sonë dokumentare e kulturore.

09/06/2026

Lectio Magistralis “Meshari i (pa)njohur” nga prof. dr. Vehbi Miftari

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Sheshi "Skënderbe"
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 14:00