Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor

Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor

Share

Përgjegjësitë e ASIG

1. Përfaqëson shtetin për çdo çështje tjetër që lidhet me infrastrukturën e informacionit gjeohapësinor. Objektivat e ASIG

1.

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), është institucion publik qendror dhe e ushtron aktivitetin e tij bazuar në ligjin nr. 72/2012, datë 28.06.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Misioni i ASIG

Krijimi dhe përdorimi i Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor, në Shqi

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 12/06/2026

✈️🛰️ 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐦𝐛𝐢 𝐞𝐜𝐮𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐚𝐣𝐫𝐨𝐫 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢

U zhvillua dje në ambientet e ASIG takimi i radhës ndërmjet përfaqësuesve të kompanisë turke “Mescioğlu Mühendislik ve Müşavirlik A.Ş.” dhe grupit të punës përgjegjës nga ASIG, në kuadër të projektit “Fotografimi ajror digjital i territorit të Republikës së Shqipërisë, prodhimi i imazheve ajrore të orientuara nadir dhe oblik, skanimin LIDAR, DTM, trueOrtofoto, ortofoto”.
Në takim morën pjesë Drejtoresha e Përgjithshme e ASIG, znj. Vilma Tomço, si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, znj. Ardita Kuçi.

📍 Gjatë takimit u prezantua ecuria e deritanishme e projektit si dhe aktivitetet e planifikuara për realizimin e projektit.

🗺️ Projekti i fotografimit ajror përbën një hap të rëndësishëm për krijimin, përditësimin dhe përmirësimin e të dhënave gjeohapësinore në Shqipëri, duke mbështetur projekte strategjike dhe proceset e planifikimit e zhvillimit në nivel kombëtar.
🤝 Diskutimet gjithashtu u fokusuan edhe në mundësinë e mbështetjes së institucioneve të tjera publike dhe veçanërisht AZHBR dhe projektit të saj LPIS për administrimin e parcelave bujqësore.

🛰️📡🗺️

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 11/06/2026

🌐 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐀𝐒𝐈𝐆–𝐀𝐒𝐏𝐀 🛰️

📅 U zhvillua sot më 11 qershor 2026, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet ASIG dhe ASPA, trajnimi me temë:
🗺️ “Infrastruktura Kombëtare e Ofrimit të të Dhënave dhe Shërbimeve Gjeohapësinore”
👥 Përfaqësues të institucioneve të administratës publike u njohën me parimet e Direktivës INSPIRE, standardet e gjeoinformacionit, kuadrin ligjor dhe rregullator, si dhe rolin e institucioneve përgjegjëse.
💻 Në pjesën praktike, pjesëmarrësit përdorën funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar për aksesimin, vizualizimin, shkarkimin dhe përdorimin e të dhënave gjeohapësinore. 🗺️📍
🤝 Aktiviteti evidentoi rëndësinë e standardizimit, ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të planifikimit dhe vendimmarrjes së bazuar në të dhëna. 📊🌍

📜 Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të pajisen me certifikatë nga ASPA. 🎓
🛰️🌐🗺️📡

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 11/06/2026

🗺️ 𝐏ë𝐫𝐝𝐢𝐭ë𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐭𝐞𝐦ë𝐧 “𝐇𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐁𝐚𝐳ë” 📍

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në cilësinë e autoritetit publik përgjegjës për temën “Harta Bazë”, ka përditësuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresën “Qytetet (AQTN)”. 🌍

📚 Prodhimi i këtyre hartave daton nga viti 1957 deri në vitin 1993, ndërsa azhurnimet e mëvonshme janë kryer nga ish-ndërmarrjes Gjeologji-Gjeodezi, vetëm për nomenklatura të veçanta dhe identifikohen me ngjyrë të kuqe.

🗺️ Hartat në shkallën 1:500, të ruajtura në arkivin e ish-ndërmarrjes Gjeologji-Gjeodezi, përfaqësojnë një pasuri të rëndësishme hartografike e topografike dhe përmbajnë informacion të detajuar mbi:
🏠 ndërtesat,
🛣️ rrugët,
💧 kanalet vaditëse dhe kulluese,
📍 si dhe elementë të tjerë të territorit dhe relievit.

📐 Planshetat e shkallës 1:500 janë krijuar me metodën takeometrike nga ish-ndërmarrja Gjeologji-Gjeodezi, e cila kishte si mision kryesor hartimin e planeve dhe hartave për qytetet dhe veprat e mëdha inxhinierike në shkallët 1:500 dhe 1:1000.

📡 Të gjitha punimet e kryera janë mbështetur në sistemin shtetëror gjeodezik të ndërtuar nga specialistët e kësaj ndërmarrjeje.

🏙️ Planshetat e publikuara së fundmi i përkasin qyteteve:

📍 Berat,
📍 Delvinë,
📍 Gjirokastër,
📍 Këlcyrë,
📍 Memaliaj,
📍 Përmet,
📍 Sarandë,
📍 Tepelenë,
📍 Dimal.

🛰️🌍🗺️📡

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 10/06/2026

🛰️🌍 𝐀𝐒𝐈𝐆 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë “𝐄𝐔 𝐒𝐩𝐚𝐜𝐞 𝐍𝐞𝐭𝐰𝐨𝐫𝐤𝐬 𝐆𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐥 𝐀𝐬𝐬𝐞𝐦𝐛𝐥𝐲 𝟐𝟎𝟐𝟔”

Përfaqësues të ASIG morën pjesë në asamblenë e përgjithshme “EU Space Networks General Assembly 2026”, e zhvilluar më 27–28 maj 2026, në Nikosia, Qipro, një nga aktivitetet më të rëndësishme evropiane në fushën e teknologjive hapësinore dhe gjeoinformacionit.

🚀 Gjatë asamblesë u diskutuan zhvillimet më të fundit në sektorin hapësinor evropian, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet rrjeteve të Bashkimit Evropian dhe përdorimi i teknologjive satelitore në mbështetje të institucioneve dhe shërbimeve publike.

🤝 Ky aktivitet bëri bashkë përfaqësues të institucioneve evropiane të gjeoinformacionit, organizatave ndërkombëtare dhe komunitetit akademik për të trajtuar tema me rëndësi strategjike si:

🔹 Inteligjenca Artificiale;
🔹 Vëzhgimi i Tokës (Earth Observation);
🔹 Komunikimet satelitore;
🔹 Siguria dhe menaxhimi i trafikut hapësinor.

🧠 Një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimit të saj për përpunimin dhe analizimin e të dhënave satelitore, duke prezantuar projekte dhe modele inovative që po transformojnë sektorin e vëzhgimit të Tokës.

📡 Programi i asamblesë u përmbyll me vizita teknike në stacionin satelitor të marrjes së të dhënave pranë Eratosthenes Centre of Excellence, si dhe në infrastrukturën satelitore GOVSATCOM në Kofinou, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me teknologjitë, shërbimet dhe aplikimet më të avancuara evropiane në fushën e komunikimit satelitor të sigurt, monitorimit të territorit dhe menaxhimit të emergjencave.

🌐🛰️ Pjesëmarrja në këto aktivitete forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe kontribuon në zhvillimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e informacionit gjeohapësinor dhe teknologjive satelitore.

🚀🌍🛰️📡

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 09/06/2026

🚀🛰️ 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐰𝐨𝐫𝐤𝐬𝐡𝐨𝐩-𝐢 “𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐒𝐚𝐭𝐞𝐥𝐥𝐢𝐭𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐯𝐢𝐜𝐞 𝐖𝐨𝐫𝐤𝐬𝐡𝐨𝐩”

ASIG mori pjesë në workshop-in “Albania Satellite Service Workshop”, organizuar nga kompania Satellogic në Tiranë, me fokus zhvillimin dhe perspektivën e shërbimit satelitor në Shqipëri.

🛰️ Gjatë aktivitetit u prezantuan arritjet e programit ASIG–Satellogic për periudhën 2022–2026, duke evidentuar:

🔹 përdorimin e dy satelitëve të dedikuar për territorin shqiptar;
🔹 monitorimin satelitor të territorit;
🔹 rritjen e kapaciteteve për përpunimin e pavarur të të dhënave satelitore në sistemet GIS;
🔹 zhvillimin e infrastrukturës teknologjike për analizimin dhe përpunimin e të dhënave gjeohapësinore.

📡 Përfaqësuesit e Satellogic prezantuan gjithashtu profilin e kompanisë, kapacitetet teknike dhe produktet kryesore që ofron kjo kompani në fushën e shërbimeve satelitore.

🤝 Ky workshop-i shërbeu si një platformë teknike bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni ndërmjet ASIG, Satellogic, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe institucioneve përfituese, me fokus kapacitetet aktuale të shërbimit satelitor dhe produktet e zhvilluara nga ASIG nëpërmjet këtij shërbimi.

🌍📊 Teknologjia satelitore po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në monitorimin e territorit, menaxhimin e burimeve dhe mbështetjen e vendimmarrjes së bazuar në të dhëna.

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 29/05/2026

📢 Ju ftojmë të shfletoni Buletinin Mujor të ASIG, Maj 2026.

https://asig.gov.al/wp-content/uploads/2026/05/Buletini_Maj_2026.pdf

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 26/05/2026

ASIG zhvillon trajnim për stafet teknike të Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Berat 💧📍

📅 Më 26 maj 2026, ekspertët e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor zhvilluan një trajnim me stafet teknike të Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Berat, në kuadër të mbështetjes për rritjen e kapaciteteve në përdorimin dhe administrimin e të dhënave gjeohapësinore. 🛰️💻

📚 Trajnimi u fokusua në rëndësinë e mbledhjes, strukturimit dhe publikimit të të dhënave sipas standardeve teknike të gjeoinformacionit, me vëmendje të veçantë tek standardi “Infrastruktura Urbane dhe Shërbimet Qeveritare”. 🗂️🏙️ Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën me funksionalitetet kryesore të Gjeoportalit Kombëtar, si instrument për aksesimin, kërkimin dhe menaxhimin e informacionit gjeohapësinor. 🌐🔎

🤝 Përmes këtij trajnimi, ASIG synon të mbështesë institucionet në përmirësimin e cilësisë së të dhënave, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e praktikave të standardizuara në administrimin e informacionit gjeohapësinor në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 21/05/2026

📢 𝐀𝐒𝐈𝐆 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐭𝐞𝐦ë𝐧 “𝐌𝐛𝐮𝐥𝐞𝐬𝐚 𝐞 𝐭𝐨𝐤ë𝐬” 🌍🌲

ASIG në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve (AKP), ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresat e temës “Mbulesa e tokës”.

📍 Të dhënat e publikuara përfshijnë:

🌳 Kufiri i ekonomisë pyjore,
🗺️ Parcela pyjore,
🌿 Nën-parcela pyjore.

🗺️ Të dhënat për këto shtresa janë bazuar në informacionin e gjeneruar nga Sistemi Shqiptar i Informacionit për Pyjet (ALFIS) i ngritur në kuadër të Projektit të Shërbimeve Mjedisore.

📊 Informacioni gjeohapësinor i publikuar është realizuar nga digjitalizimi dhe regjistrimi i pyjeve dhe kullotave në vitet 2018-2020, në sistemin ALFIS, në kuadër të këtij projekti dhe është në përputhje me standardin shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, të miratuara me VKM nr. 809, datë 21.10.2020.

🌍📊

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 20/05/2026

📢🗺️ 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐭𝐞𝐦ë𝐧 “𝐙𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐮𝐫𝐚” 🏛️🌿

ASIG në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), si autoritet publik përgjegjës për temën “Zonat e Mbrojtura”, ka përditësuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresat:

📍 “Zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore (Pikë)”,
🗺️“Zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore (Poligon)”.

🏛️ Këto zona përfshijnë:
• Qendrat historike,
• Zonat e tyre të mbrojtura,
• Zonat arkeologjike të ndara sipas kategorive "A" dhe "B".

📊 Informacioni bazohet në intensitetin e pranisë së gjurmëve arkeologjike dhe në zonat e mbrojtura të monumenteve të veçanta, duke siguruar një pasqyrë të detajuar të trashëgimisë kulturore në territor.
📏 Të dhënat janë në përputhje me standardin shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri të miratuar me VKM nr. 891, datë 18.11.2020, për temën “Zonat e Mbrojtura”.
🌐 Ky publikim forcon aksesin dhe përdorimin e të dhënave gjeohapësinore në mbështetje të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të territorit.

Photos from Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor's post 19/05/2026

📢 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐭𝐞𝐦ë𝐧 “𝐍𝐣ë𝐬𝐢𝐭ë 𝐒𝐭𝐚𝐭𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤𝐨𝐫𝐞” 🗺️📊

ASIG në bashkëpunim me Institutin e Statistikave (INSTAT) si autoritet publik përgjegjës për temën “Njësitë Statistikore”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresat:

🗺️ “Grid 1 km² Census (INSTAT)”,
🏢 “Ndërtesa Census (INSTAT)”,
🏛️ “Njësitë e Qeverisjes Vendore Census (INSTAT)”.

📊 Të dhënat e Census- it 2023 për shpërndarjen e popullsisë në Republikën e Shqipërisë në nivel Gridi 1 Km², për ndërtesat për qëllime banimi dhe për shpërndarjen e popullsisë së Republikës së Shqipërisë sipas njësive administrative.

⏳ Këto të dhëna kanë vlefshmëri të përgjithshme 10-vjeçare dhe shërbejnë si bazë e rëndësishme për analizat statistikore dhe gjeohapësinore në nivel kombëtar.

📏 Informacioni është në përputhje me standardin shtetëror për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, të miratuar me VKM nr. 999, datë 09.12.2020, për temën “Njësitë Statistikore”.

📍 Ky publikim forcon më tej aksesin, transparencën dhe përdorimin e të dhënave gjeohapësinore në mbështetje të vendimmarrjes dhe politikave publike.

ASIG

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rruga E Dibrës (pranë Ministrisë Së Mbrojtjes), Tiranë
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00