24/06/2026
Policia e Shtetit
Për një komunitet më të sigurtë. Faqja Zyrtare në Facebook e Policisë së Shtetit.
24/06/2026
24/06/2026
🇦🇱🤝🇮🇹 Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në shërbim në Firence.
2 punonjës të Policisë së Shtetit po kryejnë shërbim në Firence, përkrah kolegëve të Policisë Italiane, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurinë gjatë sezonit veror.
Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli, priti dhe u uroi mirëseardhjen 2 punonjësve të Policisë së Shtetit shqiptar, të cilët prej disa ditësh po kryejnë shërbim së bashku me patrullat e Policisë së Firences në sheshet dhe rrugët e qendrës historike të qytetit, në linjën e tramvajit, si dhe gjatë shërbimeve të rendit publik që zhvillohen në qytetin e Firences.
Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit të ngushtë dhe të suksesshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve italianë, duke forcuar standardet e sigurisë publike dhe duke rritur efektivitetin në parandalimin e kriminalitetit në zonat me fluks të lartë turistik.
Prej disa vitesh, falë marrëveshjes së përbashkët, gjatë sezonit veror zhvillohen shërbime të përbashkëta në Itali dhe Shqipëri, me efektivë policie nga të dyja shtetet, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe reagimin e koordinuar ndaj çdo rreziku potencial për rendin dhe sigurinë.
Vau i Dejës
Finalizohet operacioni i koduar “Monitorimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëlla e motër), të dyshuar si autorë të kultivimit të një numri të konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, në fshatin Kroni i Madh.
Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kroni i Madh dhe vrojtuesi i pyjeve, për shpërdorim detyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Monitorimi”.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Kroni i Madh, u gjetën të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.
Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. P., 33 vjeç, dhe A. P., 43 vjeçe (vëlla e motër), banues në fshatin Kroni i Madh, të dyshuar si autorë të kultivimit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. D., 51 vjeç, kryeplak i fshatit Kroni i Madh, dhe N. G., 56 vjeç, vrojtues pyjesh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Velipojë / Policia Kufitare i vjen në ndihmë një shtetasi që kishte mbetur në det për shkak të një defekti në mjetin lundrues dhe rrezikonte të mbytej.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar defekt dhe ndodhej në vështirësi në hapësirën ujore, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan dhe zhvilluan operacionin për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës.
Në operacion u angazhuan mjetet lundruese të Policisë Kufitare, si dhe operatorë turistikë të zonës, të cilët kontribuuan në kërkimin e mjetit, pasi fillimisht nuk dihej vendndodhja e tij.
Pas kërkimeve, shërbimet e Policisë Kufitare lokalizuan mjetin lundrues në thellësi të lumit Buna, rreth 17 milje nga grykëderdhja.
Nga verifikimet rezultoi se mjeti lundrues (skaf tip “Morea”) drejtohej nga shtetasi A. B., 46 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kishte mbetur në det si pasojë e një defekti në motor.
Shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e nevojshme shtetasit dhe bënë të mundur shoqërimin e sigurt të tij dhe të mjetit lundrues drejt vendstacionimit të mjeteve lundruese në Pulaj, Velipojë.
Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në këtë kuadër, ajo fton qytetarët që, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin 112.
23/06/2026
Policia e Shtetit, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e provimeve të maturës shtetërore.
Provimi i fundit i maturës dhe 3 provimet e mëparshme u mbyllën pa asnjë incident, përsa i përket detyrimeve ka që Policia e Shtetit, në mbarëvajtjen e tyre.
Mbi 900 punonjës policie u angazhuan për shoqërimin dhe ruajtjen e materialeve të katër provimeve të maturës, garantimin e rendit dhe sigurisë në qendrat ku u zhvilluan provimet, si dhe për shoqërimin e materialeve në destinacionin përkatës, pas përfundimit të provimeve.
Policia e Shtetit uron maturantët, suksese në vijim!
Krujë/Operacion në fshatin Zallë, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar.
Operacioni, mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e 49-vjeçarit.
Në operacion DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale “RENEA”.
I shumëkërkuari, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.
Gjatë operacionit në banesën e shtetasit Y. Z., në fshatin Zallë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin, për t’u larguar nga banesa.
Në banesën e të shumëkërkuarit Y. Z., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se shtetasi Y. Z. nuk mundi ta merrte me vete, si dhe në vijim të kontrollit gjetën municion luftarak dhe një detektor frekuencash.
Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Lezhë, shtetasi E. Z, 35 vjec, i cili do ndiqet në gjendje të lirë nga DVP Lezhë, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur më datë 10.06.2026, ku në një ambient të hapur tokë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit Y. Z.
Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Operacion masiv në terren dhe në ambiente të mbyllura për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike.
Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po kryejnë kontrolle në shkallë të gjerë në territorin e rrethit Krujë, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni, ku po përdoren edhe dronë të cilësisë së lartë, është shtrirë në territorin e fshatrave të njësisë administrative Cudhi dhe do të vazhdojë në ditët në vijim në territorin e fshatrave të njësive të tjera administrative të rrethit Krujë.
Gjatë operacionit janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike cannabis.
Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën edhe për kontrollin e ambienteve të mbyllura, ku dyshohet se mund të kultivohet bimë narkotike duke përdorur llamba. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për të evidentuar zonat me risk ku mund të kultivohet cannabis.
Ndërkohë, grupet e posaçme hetimore po kryejnë veprime hetimore në terren, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët e zonave të njësive administrative të rrethit Krujë që të mos tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, pasi është e vendosur të godasë çdo rast të tentativës për kultivim dhe të çojë para drejtësisë të gjithë personat që merren me këtë veprimtari kriminale.
23/06/2026
DVP Durrës
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të dyshuar për tentativë për vrasje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 08.06.2023, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", për shtetasin:
-E. H., 41 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Website
Address
Bulevardi Bajram Curri
Tirana
1001
