12/06/2026
📢 NJOFTIM PËR BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE NR. 2
Të nderuar qytetarë,
Janë publikuar listat e aplikantëve për programin “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”.
Për të gjithë banorët e Njësisë Administrative Nr. 2 që kanë aplikuar në këtë program dhe dëshirojnë të informohen mbi statusin e aplikimit të tyre, ju lutemi të paraqiteni pranë ambienteve të Njësisë Administrative Nr. 2 për të marrë informacionin përkatës nëse janë fitues apo jo.
📌 Aplikantët që nuk rezultojnë fitues në Fazën e Parë kanë të drejtë të paraqesin ankim brenda afateve të përcaktuara nga njoftimi zyrtar.
Për çdo paqartësi ose informacion shtesë, mirëpresim paraqitjen tuaj pranë Njësisë Administrative Nr. 2.
10/06/2026
Urimet më të mira për çiftin Rei dhe Rea Shijaku 💐 Të trashëgoheni !
03/06/2026
🌳 1 tavolinë = 1 pemë 🚶 min. 2 metra korridor i lirë ♿ Hapësira të aksesueshme 🏙️ Një qytet më i organizuar Këto janë disa nga parimet që udhëheqin rregulloren e re për shfrytëzimin e hapësirave publike në Tiranë. | ℹ️
08/05/2026
Urime çiftit më të ri në Njësinë Administrative Nr.2 🥰. Jetë të lumtur Asmir Llaka dhe Romina Balla.!
04/05/2026
Sot zhvilluam një takim shumë të këndshëm me nxënësit e shkollës “Osman Myderizi”, ku patëm mundësinë të bisedonim mbi punën dhe shërbimet që kryhen në Njësinë Administrative Nr. 2.
Gjatë këtij takimi ndamë me të rinjtë rëndësinë e angazhimit qytetar, bashkëpunimit me komunitetin dhe përkushtimit në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.
I lumtur që shohim interesin dhe energjinë pozitive të brezit të ri për t’u njohur më nga afër me institucionet dhe punën në shërbim të qytetarëve. Faleminderit nxënësve dhe stafit pedagogjik për pjesëmarrjen aktive!
21/04/2026
Mirëmëngjes 🤩
Me lajmin e mirë për hapjen e aplikimeve për kredinë e butë nga Bashkia Tiranë .
Afati i fundit deri më 19.05.2026
14/04/2026
🌿 PUNËT E TIRANËS VAZHDOJNË! 💚
Në Njësinë Nr.2 kemi vijuar me mirëmbajtjen dhe përkujdesjen e hapësirave të gjelbra për komunitetin:
✔️ Hapësirat e gjelbërta në shkollën Mihal Grameno.!
Punë konkrete për një mjedis më të pastër, më të bukur dhe më të jetueshëm për të gjithë qytetarët 🌳✨Liri Kasa Qoshi
Bashkia Tirane
Njesia Administrative nr. 2
09/04/2026
Urimet më të mira çiftit nga Kosova🇽🇰 Ishte një kënaqësi e veçante te celebronim martesën e çiftit simpatik Gent Sallauka dhe Edona Mushica 🎉 Shqipëri dhe Kosovë një Komb 🇦🇱🇽🇰.!