Platforma Kombetare per Internet te Sigurt ne Shqiperi

Platforma Kombetare per Internet te Sigurt ne Shqiperi

Share

Platforma Isigurt.al synon të nxisë raportimin e faqeve të paligjshme dhe përmbajtjet e padëshiruara.

Platforma është një shërbim raportimi, ndërgjegjësimi dhe informimi, në ndihmë të kujto që përballet me incidente serioze në hapësirën dixhitale, veçanërisht fëmijëve, adoleshentëve dhe personave që ju përkasin grupeve të rrezikuara. Misioni i Platformës Kombëtare për Internetin e Sigurtë për Fëmijët në Shqipëri është të fuqizojë fëmijët, prindërit, mësuesit dhe të gjithë qytetarët që të përdorin

13/06/2026

🚨 NIS SOT FUSHATA KOMBËTARE: ASNJË FËMIJË NË VARFËRI

Në Shqipëri, mijëra fëmijë shkojnë në shkollë me më pak mundësi, më pak mbështetje dhe shpesh me më pak ushqim se sa kanë nevojë.

Varfëria tek fëmijët nuk është thjesht një numër në statistika.

Është vakti që mungon. Është libri që nuk blihet. Është shërbimi që nuk merret. Është ëndrra që mbetet pezull.

Një vend që dëshiron të ndërtojë të ardhmen europiane nuk mund të lejojë që fëmijët e tij të rriten në varfëri.

Sot nisim fushatën kombëtare "Asnjë Fëmijë në Varfëri", për t'i kërkuar Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të vendosin fëmijët në qendër të politikave publike dhe investimeve kombëtare.

✅ Më shumë mbështetje për familjet me fëmijë
✅ Më shumë investime në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale
✅ Masa konkrete për eliminimin e varfërisë tek fëmijët

Sepse fëmijët nuk mund të presin.

📢 Bashkohu me ne.



Photos from Platforma Kombetare per Internet te Sigurt ne Shqiperi's post 09/06/2026

📊🛡️ Raportimet në iSIGURT.al për periudhën 1–31 Maj 2026.

Gjatë muajit Maj, në iSIGURT.al janë trajtuar 124 raportime, duke çuar në 124 adresa të mbyllura për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë në internet. 🚫🔒

Çdo raportim ka rëndësi. Falë bashkëpunimit të qytetarëve, prindërve, mësuesve dhe institucioneve, vazhdojmë të ndërtojmë një mjedis digjital më të sigurt për të gjithë. 💙

📩 Raporto nëse has përmbajtje ose sjellje të dëmshme online.

08/06/2026

Me iSIGURT.al Online nuk je vetëm.

Kur përballesh me rrezik, shqetësim, ngacmim apo situata të pasigurta në internet, është e rëndësishme të flasësh dhe të kërkosh ndihmë.

iSIGURT.al është këtu për të mbështetur fëmijët dhe adoleshentët në çdo hap: për të folur, raportuar dhe kërkuar ndihmë në mënyrë të sigurt.

Fol me ne. Raporto. Kërko ndihmë.
🌐 www.iSIGURT.al

03/06/2026
03/06/2026

Me iSIGURT.al nuk je asnjëherë vetëm në internet!

Kur përballesh me rrezik, shqetësim, ngacmim apo situata të pasigurta në internet, është e rëndësishme të flasësh dhe të kërkosh ndihmë.

iSIGURT.al është këtu për të mbështetur fëmijët dhe adoleshentët në çdo hap: për të folur, raportuar dhe kërkuar ndihmë në mënyrë të sigurt.

Fol me ne. Raporto. Kërko ndihmë🌐
www.iSIGURT.al

01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!🎈

Sot festojmë gëzimin, ëndrrat dhe zërin e çdo fëmije, por njëkohësisht kujtojmë përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’i mbrojtur, dëgjuar dhe mbështetur ata çdo ditë.

Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet i sigurt, i dashur, i respektuar dhe i lirë për të ndërtuar të ardhmen që meriton.

CRCA/ECPAT Shqipëri, së bashku me iSIGURT.al dhe ALO 116-111 mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe për krijimin e një shoqërie ku çdo fëmijë ndihet i sigurt, i barabartë dhe i vlerësuar.

Sepse fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja, ata janë e tashmja jonë më e çmuar💙

22/05/2026

Mesazhi është i qartë: fëmijët meritojnë një botë digjitale ku mund të rriten të lirë, të sigurt dhe të mbrojtur.

Nga përmbajtjet e dëmshme dhe bullizmi kibernetik, deri te dizajnet online që krijojnë varësi, shqetësimet për rreziqet me të cilat përballen fëmijët në internet po rriten në të gjithë Europën.

Ofruesit e teknologjisë janë përgjegjës për sigurinë e produkteve të tyre dhe përdorimin e tyre të sigurt. Le t’ua kthejmë fëmijërinë fëmijëve tanë.

Ky është parimi i Europës; ky është themeli i rregullave teknologjike të BE-së.

iSIGURT.al dhe Policia e Shtetit nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për mbrojtjen e fëmijëve në internet – CRCA 18/05/2026

🔸️ iSIGURT.al dhe Policia e Shtetit nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për mbrojtjen e fëmijëve në internet



https://crca.al/isigurt-al-dhe-policia-e-shtetit-nenshkruajne-marreveshjen-e-bashkepunimit-per-mbrojtjen-e-femijeve-ne-internet/

iSIGURT.al dhe Policia e Shtetit nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për mbrojtjen e fëmijëve në internet – CRCA Tiranë, 15 Maj 2026 – iSIGURT.al dhe Policia e Shtetit njoftuan sot se kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve nga krimet dhe rreziqet në mjedisin digjital.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Kutia Postare 1738
Tirana
1001