📢 Për të gjithë qytetarët e interesuar!
🧾 Tashmë mund të pajiseni lehtësisht me kuponin elektronik përmes platformës online të IdentiTek, duke kursyer kohë dhe duke shmangur pritjet në sportelet e postës.
🌐 https://e-kupon.identitek.al/
🧾Më pas, për vijimin e procedurave të aplikimit, qytetarët e Njësisë Administrative Nr.4 paraqiten pranë 📍sportelit fizik të IdentiTek, i cili ndodhet në ambientet e Njësisë Administrative Nr. 4, pranë Rrugës “Bardhyl”, Godina 97.
🤝 Stafi ynë është në dispozicion për t’ju ofruar informacion dhe asistencë gjatë gjithë procesit të aplikimit.
https://www.facebook.com/share/r/1CuKAnfN8o/
Njësia Administrative nr. 4 - Bashkia Tiranë
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Njësia Administrative nr. 4 - Bashkia Tiranë, Public & Government Service, Rruga “Bardhyl”, godina 97, Tirana.
23/06/2026
🌿🚜 Vijon puna për mirëmbajtjen e hapësirave publike në Njësinë Administrative Nr. 4!
Gjatë ditës së sotme, ekipet e DPPGJ-së kanë kryer punimet e kositjes dhe sistemimit të hapësirave të gjelbëra në zonën e rrethrrotullimit të 5 Majit, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe estetikës së kësaj zone. 🌱
Falënderojmë ekipet e DPPGJ-së për punën dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit 🤝💚
🌳 Një mjedis më i pastër dhe më i mirëmbajtur për të gjithë qytetarët!
🌿☀️🚜
23/06/2026
🌿 Pastrimi i territorit – Njësia Administrative Nr. 4 🌿
✅ Në kuadër të angazhimit për një mjedis më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të sigurt për komunitetin, vijon puna intensive për pastrimin e hapësirave publike në të gjithë territorin e Njësisë Administrative Nr. 4.
🚮 Ekipet e DPPGJ-së kanë ndërhyrë në rrugë, trotuare, kënde pushimi, ambiente sportive ⚽, hapësira të gjelbra 🌳 dhe zona të përbashkëta, duke larguar mbetjet e hedhura në mënyrë të papërshtatshme dhe duke përmirësuar ndjeshëm pastërtinë e lagjeve tona.
👏 Falënderojmë punonjësit për përkushtimin dhe punën e palodhur në shërbim të qytetarëve, si dhe banorët që kontribuojnë çdo ditë në ruajtjen e pastërtisë së mjedisit ku jetojmë.
🤝🌍 Të kujdesemi së bashku për hapësirat tona publike dhe të kontribuojmë për një komunitet më të pastër e më të bukur!
✨ Së bashku për një Njësi Administrative Nr. 4 më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë për të gjithë! 🌳♻️🌺
🧹🌿♻️💚
23/06/2026
☢️ Në kuadër të masave për higjienën dhe shëndetin publik, u krye procesi e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit në Rrugën "Andrea Mano".
✅ Për një mjedis më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të sigurt për komunitetin.
22/06/2026
📢 NJOFTIM PËR PËRFITUESIT E BONUSIT TË BEBEVE TË LINDURA NË VITIN 2015
Bashkia Tiranë informon se është kryer pagesa për likuidimin e shpërblimit (bonusit) të bebeve të lindura në vitin 2015. ✅
📋 Lista me 905 emrat e bebeve përfitues për Njësinë Administrative Nr.4 është afishuar në këndin e njoftimeve pranë Njësisë, ku qytetarët mund të verifikojnë emrin e përfituesit.
📮 Qytetarët që rezultojnë përfitues mund të paraqiten pranë Postës Shqiptare sh.a. për të tërhequr fondin përkatës.
20/06/2026
♻️ Një territor më i pastër është përgjegjësi e të gjithëve!
Ekipet e DPPGJ në territorin e Njësisë Administrative Nr. 4 vijojnë çdo ditë punën për evidentimin dhe pastrimin e vatrave problematike, duke ndërhyrë në kohë për të garantuar një mjedis sa më të pastër dhe të sigurt për komunitetin.
📢 Apelojmë për bashkëpunimin e çdo qytetari që të mos hedhë mbetje në ambiente publike dhe të kontribuojë në ruajtjen e pastërtisë së lagjes sonë.
🌿 Së bashku ndërtojmë një Njësi Administrative Nr. 4 më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshme.
🚯 Mos e ndot qytetin, kujdesu për mjedisin!
https://www.facebook.com/share/p/1EfanKnTGd/
19/06/2026
Njësia Administrative Nr. 4 u uron të gjithë nxënësve të shkollave 9-vjeçare, shumë suksese në Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë! ✍🏻📚
15/06/2026
📢 FILLON SOT REGJISTRIMI NË KOPSHTET E BASHKISË TIRANË 📢
Të nderuar prindër, nga 15 Qershor deri më 3 Korrik 2026 është e hapur periudha e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet publike të Bashkisë Tiranë.
✅ Aplikoni online në platformën zyrtare
https://e-femijet.tirana.al/city-portal/index.html
12/06/2026
🌿 Një tjetër punë e lavdërueshme në funksion të një territori sa më të pastër, të gjelbër dhe të mirëmbajtur! 🚜
Gjatë ditës së sotme u krye kositja dhe mirëmbajtja e lulishteve në rrugët "Belul Hatibi" dhe "Imer Ndregjoni", si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e hapësirave publike dhe rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët.
🌿💚
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Rruga “Bardhyl”, Godina 97
Tirana
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |
