Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Share

Në mbështetje të vetëqeverisjes vendore dhe shërbimeve publike më pranë qytetarëve.

Photos from Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor's post 01/04/2026

Sot, në mbledhjen e qeverisë, u miratuan zonat prioritare të zhvillimit për 4 bashki të reja, duke e çuar në 32 numrin e bashkive që kanë miratuar zonat e tyre, si dhe në 272 numrin total të zonave prioritare në të gjithë vendin.

Paketa e Maleve është një instrument strategjik që transformon potencialin e pashfrytëzuar të territorit në një burim real mirëqenieje. Përmes këtij modeli, po krijohet një rrugë të sigurt për investime që gjenerojnë punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke i dhënë zonave rurale vëmendjen dhe peshën që meritojnë.

11/03/2026

Një tjetër hap për forcimin e rolit të pushtetit vendor në menaxhimin e hapësirave bregdetare dhe turistike.

Sot në Këshillin e Ministrave u miratua marrëveshja tip që do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për stacionet e plazhit në brigjet dhe liqenet e vendit. Ky vendim garanton standarde të unifikuara shërbimi dhe transparencë në marrëdhëniet kontraktuale me investitorët, ndërsa njëkohësisht siguron që të ardhurat nga këto marrëveshje të përfitojnë drejtpërdrejt nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Këshillat Bashkiakë do të kenë kompetencën për të miratuar dhe rishikuar periodikisht tarifat, duke i përshtatur ato me zhvillimet dhe nevojat lokale.

03/03/2026

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore - Vetëqeverisje Vendore, Ministri , së bashku me kryetarë të bashkive, përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore dhe partnerë ndërkombëtarë, diskutuan një paketë të rëndësishme projekt-aktesh që synojnë forcimin e rolit të bashkive, rritjen e standardeve të shërbimeve publike dhe thellimin e koordinimit ndërmjet dy niveleve të qeverisjes.

Reformat e propozuara kanë në thelb profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe mbështetjen konkrete për qytetarët në territor, nga çështjet e sigurisë dhe aktivizimi i të rinjve në tregun e punës, te administrimi më efikas i aseteve publike dhe zhvillimi i qëndrueshëm lokal.

Dialogu dhe konsultimi i vazhdueshëm me bashkitë mbeten element thelbësor për hartimin e politikave që zbatohen në praktikë dhe që përkthehen në shërbime më cilësore për komunitetet në të gjithë vendin.

24/02/2026

Akademia për Trajnimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (TALGA) hap procesin e rekrutimit për pozicionin Drejtor Ekzekutiv.

Ky rol drejtues përfshin udhëheqjen strategjike të institucionit, menaxhimin operacional dhe financiar, zhvillimin organizativ, si dhe përfaqësimin institucional në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

🔎 Kërkojmë një profesionist me:
• Diplomë universitare dhe Master (doktoratura përbën avantazh)
• Minimum 10 vite përvojë, përfshirë eksperiencë drejtuese
• Aftësi të forta strategjike dhe menaxheriale
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
• Integritet të lartë profesional

Nëse keni vizion për zhvillimin e kapaciteteve të pushtetit vendor dhe dëshironi të kontribuoni në një rol me ndikim kombëtar, aplikoni brenda afatit.

📍 Dorëzimi i aplikimeve:
Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore
Bulevardi “Zhan d’Ark”, Ish Hoteli i Ushtarakëve, Kati VII, Tiranë

🔗 Më shumë informacion:
https://pushtetivendor.gov.al/newsroom/shpallje-per-rekrutim/

19/02/2026

Krenar për Shqipërinë 🇦🇱
Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes.

Photos from Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor's post 17/02/2026


・・・
Së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Kryetarët e Bashkive të Shkodrës, Vaut të Dejës, Fushë-Arrëzit, Malësisë së Madhe, Pukë dhe Tropojë nënshkruam marrëveshjen për Programin e Kontrollit Biologjik të dëmtuesit të gështenjës.

Ky është një akt konkret bashkëpunimi mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor një model që tregon se zhvillimi nuk bëhet me fjalë, por me koordinim dhe përgjegjësi të përbashkët.

🌰 Mbrojmë prodhimin vendas
🌿 Mbështesim fermerët e veriut
🏛️ Forcojmë rolin e bashkive në politikat e zhvillimit rural

Ekonomia lokale mbrohet në terren, aty ku bashkitë janë partneri kryesor i qeverisë.
Zhvillimi i qëndrueshëm nis nga territori.

Photos from Ervin Demo's post 10/02/2026
Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Bulevardi "Dëshmorët E Kombit"
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00