LSI Njesia 1

LSI Njesia 1

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from LSI Njesia 1, Political organisation, Rr “ Ali Demi” Prane Fushes se Sportit, Tiranë, Tirana.

Hapja E Cadres 01/05/2011
Rregullim Nga LSI I Nje Rruge Problematike Prej Vitesh 01/05/2011
Takim Me Banoret E Njesise 1 01/05/2011
Party LRI 18/04/2011
Vendosja E Flamureve Ne Taracat E Pallateve 14/04/2011
LRI Amfiteatri 07/04/2011

Njesia 1 LRI Tek Amfiteatri Dhe Mbas Takimit Prane Qendres Se LRI Ne Lagjen Ali Demi

Photos 06/04/2011

Kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për kryetare e minibashkisë nr. 5 në Tiranë, Erisa Xhixho, takime me banorë në rrugën “Komuna e Parisit”

Kandidatja e Aleancës për Qytetarin për kryetare në minibashkinë nr. 5 në Tiranë, Erisa Xhixho, ka zhvilluar të martën disa takime me banorë kësaj njësie, në rrugën “Komuna e Parisit” për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Fillimisht ajo është ndalur në një lokal që kishte falimentuar dhe po i “vinte drynin biznesit” pasi nuk përballonte dot më taksat e larta të pushtetit vendor. “Kemi katër vjet që e kemi mbajtur këtë biznes, por tashmë është e bërë papërballueshme për shkak të taksave të larta që aplikon bashkia e Tiranës e që kanë ardhur në rritje nga viti në vit”, u shpreh pronari i lokalit kandidates së Aleancës për Qytetarin.

“Ne nuk kemi as mbështetjen e bashkisë kështu që jemi të detyruar ta mbyllim biznesin”, shtoi ai. Nga ana e saj, Xhixho premtoi se mbështetja ndaj biznesit dhe ulja e taksave do të jetë prioritet i saj kur të vijë në krye të minibashkisë nr.5. Banorë të tjerë të zonës i kanë kërkuar kandidates që të bëjë diçka për infrastrukturën brenda lagjeve në këtë zonë, që është në gjendje të mjeruar. “Rregullimi i infrastrukturës që duket si diçka e vogël, por në fakt është shumë e rëndësishme për banorët, do të modernizohet falë investimeve që ne kemi parashikuar tashmë”, u tha Xhixho.

Më tej, Erisa Xhixho ka takuar një grup të rinjsh, të cilët i shprehën asaj një problem shumë të mprehtë siç është papunësia. Kandidatja e Aleancës për qytetarin iu tha atyre se: “ne kemi një projekt të rëndësishëm në programin tonë elektoral, që është mbështetjes financiare të bizneseve të vogla nëpërmjet kredive të buta në mënyrë që të hapim sa më shumë vende pune. Kjo politikë ka rezultuar e suksesshme në të gjitha qytetet evropiane ku është përdorur dhe të jen të sigurt se do të japë efektin e saj edhe këtu në Tiranë”.

“Ne do të sjellim ndryshimin e vërtetë në Tiranë”, theksoi Erisa Xhixho.

Turi ka vijuar teksa Xhixho është takuar me banorë të tjerë të zonës, që i kanë shprehur mbështetjen e tyre maksimale dhe bindjen se ajo do të jetë fituese më 8 maj.

“Ne kemi shumë besim tek ju dhe tek forca që ju përfaqësoni. Ju jeni e re, por shumë energjike dhe rrezatoni pozitivitet. Besojmë se do të na sillni ato ndryshime që në presim dhe vota jonë është për ju”, i ka thënë një tjetër banore e zonës kandidates së “Aleancës për Qytetarin”, Erisa Xhixho.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rr “ Ali Demi” Prane Fushes Se Sportit, Tiranë
Tirana
1000