Avokati i Popullit

Avokati i Popullit

Share

Institucioni i Avokatit të Popullit
Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
Tel: 04 2 380 300, 04 2380 333
Fax: 04 2 380 315

Photos from Avokati i Popullit's post 23/06/2026

A po zbatohen marrëveshjet Shqipëri-Kosovë-Maqedoni? Tre Avokatët e Popullit bëhen bashkë dhe firmosin memorandum për t'i kontrolluar

Avokatët e Popullit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosën sot në Prizren një Memorandum Bashkëpunimi për t'u garantuar qytetarëve të tre shteteve të drejtat përtej kufijve shtetërorë. 

Avokati i Popullit i Shqipërisë, z. Endrit Shabani, së bashku me homologët z. Naim Qelaj dhe z. Faton Selami, u zotuan ta kthejnë bashkëpunimin në përfitime të prekshme për qytetarët në secilin prej tre shteteve.

Në fjalën e tij, z. Shabani vuri theksin te distanca mes letrës dhe terrenit:

"Qeveritë tona janë mbledhur disa herë në Tiranë, Shkup apo Prishtinë dhe kanë miratuar shumë akte lehtësuese. Por ne jemi këtu për të kontrolluar së bashku nëse ato po zbatohen. A merr vërtet shërbim mjekësor në Prizren një qytetar që vjen nga Kukësi? A trajtohen siç duhet pushuesit nga Kosova në bregdetin shqiptar? Ky memorandum na jep mjetet për të mbrojtur çdo qytetar,"-tha Shabani. 

Marrëveshja trepalëshe vendos në fokus çështje me interes ndërkufitar që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve: trajtimi shëndetësor në të tre shtetet, njohja e ndërsjellë e dokumenteve dhe vendimeve civile e familjare (martesa, regjistrim civil, dokumentacion personal), njohja e diplomave dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve sezonalë.

Tre Avokatët e Popullit ranë dakord të hartojnë e të prezantojnë çdo vit një Deklaratë të Përbashkët mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në rajon. Bashkëpunimi zhvillohet në kuadër të Aleancës së Avokatëve të Popujve të Mesdheut (AOM), e cila drejtohet nga z. Endrit Shabani dhe ku aderojnë edhe Kosova e Maqedonia e Veriut.

Minimumi jetik/ Pse po kërkohet me ngulm miratimi i tij në nivelin e 22 mijë lekëve 23/06/2026

Ndiqni përfaqësuesen tonë, Mimoza Morina e cila shpjegoi këtë mëngjes në "Vizion +" se pse Avokati i Popullit këmbëngul për miratimin e një minimumi jetik, ku çdo person në këtë vend (pensionist, person me aftësi të kufizuara, në ndihmë ekonomike apo përkrahje të tjera sociale) duhet të ketë një mbështetje financiare jo më të ulët se 22 mijë lekë në muaj.

Minimumi jetik/ Pse po kërkohet me ngulm miratimi i tij në nivelin e 22 mijë lekëve Subscribe: https://bit.ly/vizionplustvWeb: http://www.vizionplus.t...

Photos from Avokati i Popullit's post 22/06/2026

𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁: 𝗔𝘀𝗻𝗷𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿 𝗶 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝘂𝗮𝗿 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗶𝗵𝗲𝘁 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗻𝗴𝗮 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁

Avokati i Popullit po ngre kapacitetet e institucionit për të trajtuar ankesat dhe për të monitoruar institucionet publike sipas standardeve më të larta evropiane në mbrojtjen e qytetarëve nga racizmi dhe diskriminimi.

Përfaqësues të institucionit, së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfunduan një program të specializuar mbi luftën kundër racizmit dhe diskriminimit. Përmes tij, ekipi i Avokatit të Popullit thellon zbatimin praktik të parimeve të barazisë në punën e përditshme me qytetarët.

Ky angazhim u përgjigjet edhe gjetjeve të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), të cilat kanë theksuar nevojën për kapacitete më të forta institucionale në Shqipëri. Programi u zhvillua me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Avokati i Popullit mbetet i angazhuar që çdo qytetar i diskriminuar të gjejë një institucion që e dëgjon dhe vepron.

22/06/2026

✨𝗛𝗜𝗦𝗧𝗢𝗥𝗜 𝗦𝗨𝗞𝗦𝗘𝗦𝗜/ 𝗣𝗔𝗦 𝟲 𝗠𝗨𝗔𝗝𝗦𝗛 𝗠𝗨𝗡𝗚𝗘𝗦𝗘̈, 𝗥𝗜𝗞𝗧𝗛𝗬𝗘𝗠 𝗙𝗨𝗥𝗡𝗜𝗭𝗜𝗠𝗜𝗡 𝗠𝗘 𝗨𝗝𝗘̈ 𝗣𝗘̈𝗥 𝗚𝗥𝗨𝗔𝗡, 𝗩𝗜𝗞𝗧𝗜𝗠𝗘̈ 𝗘 𝗗𝗛𝗨𝗡𝗘̈𝗦 𝗡𝗘̈ 𝗙𝗔𝗠𝗜𝗟𝗝𝗘

Pas gjashtë muajsh përpjekjesh të vazhdueshme, Avokati i Popullit ka mundësuar rikthimin e furnizimit me ujë në banesën e një gruaje në Tiranë, e cila është viktimë e dhunës në familje, e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe në proces divorci.

Zonja jetonte në një banesë dykatëshe së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes së bashkëshortit, të cilët, gjatë konfliktit për procesin e divorcit, i kishin ndërprerë furnizimin me ujë.

Përpjekjet e saj fillestare në polici, në bashki apo pranë shoqërisë së Ujësjellësit kishin dështuar, deri në momentin kur Avokati i Popullit ndërhyri institucionalisht.
Përmes këtij angazhimi, iu kërkua institucioneve përgjegjëse të trajtonin me prioritet urdhrin e mbrojtjes që zonja mbante dhe të tejkalohej konflikti për pronësinë e banesës për sa kohë që çështja ishte në proces gjyqësor.

Paralelisht, institucioni i ofroi zonjës këshillim ligjor të vazhdueshëm për të kryer hapat e nevojshëm administrativë që i takonin si qytetare.

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje, Ujësjellësi i Tiranës ka lidhur një kontratë të re furnizimi, duke bërë të mundur që nëna dhe tre fëmijët e saj të kenë sërish ujë në shtëpi.

Garantimi i kushteve bazë të jetesës dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor janë shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të mbështetet çdo viktimë e dhunës në familje, duke mos lejuar që burokracia apo konfliktet private të kthehen në pengesë për të drejtat themelore.

Avokati i Popullit mbetet një derë e hapur për të gjithë ata që ndeshen me vështirësi të ngjashme, duke i ftuar qytetarët të ndajnë dhe të adresojnë historitë e tyre pranë nesh, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve ligjore.

📍Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
☎Tel: 04 2 380 300, 068 903 4648
📧Email: [email protected]

19/06/2026

Endrit Shabani: "Minimumi jetik nuk mund të jetë nën 22 300 lekë, ndërkohë sot kemi pensione nën 10 mijë lekë, apo asistencë 9 mijë lekë"

Photos from Avokati i Popullit's post 19/06/2026

𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱: 𝗠𝗶𝗿𝗮𝘁𝗼𝗻𝗶 𝗺𝗶𝗻𝗶𝗺𝘂𝗺𝗶𝗻 𝗷𝗲𝘁𝗶𝗸, 𝗮𝘀𝗸𝘂𝘀𝗵 𝘀’𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗷𝗲𝘁𝗼𝗷𝗲̈ 𝗽𝗮 𝟮𝟮𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗻𝗲̈ 𝗺𝘂𝗮𝗷, 𝗽𝗿𝗼𝗻𝗮𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗼𝗻𝗲𝘀𝗮𝘁 𝗴𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿𝗲 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗲𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲

Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, raportoi sot përpara Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për gjendjen e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2025. Në raportim ai evidentoi fushat me volumin më të lartë të ankesave nga qytetarët dhe shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut.

𝗠𝗶𝗻𝗶𝗺𝘂𝗺𝗶 𝗷𝗲𝘁𝗶𝗸, 𝗯𝗼𝗿𝘅𝗵𝗶 𝗺𝗲̈ 𝗶 𝘃𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿 𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹

Avokati i Popullit i kërkoi Kuvendit të miratojë sa më parë me ligj minimumin jetik, pragun nën të cilin asnjë qytetar nuk mund të jetojë me dinjitet, duke nënvizuar se Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon që nuk e ka miratuar me ligj këtë prag.

“𝘚𝘩𝘵𝘢𝘵𝘦̈ 𝘷𝘫𝘦𝘵 𝘮𝘦̈ 𝘱𝘢𝘳𝘦̈ 𝘪𝘯𝘴𝘵𝘪𝘵𝘶𝘤𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘺𝘯𝘦̈ 𝘪𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘪𝘯𝘴𝘵𝘪𝘵𝘶𝘤𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘪 𝘱𝘢𝘳𝘦̈ 𝘱𝘶𝘣𝘭𝘪𝘬 𝘲𝘦̈ 𝘭𝘭𝘰𝘨𝘢𝘳𝘪𝘵𝘪 𝘱𝘳𝘢𝘨𝘶𝘯 𝘦 𝘮𝘪𝘯𝘪𝘮𝘶𝘮𝘪𝘵 𝘫𝘦𝘵𝘪𝘬 𝘯𝘦̈ 𝘚𝘩𝘲𝘪𝘱𝘦̈𝘳𝘪. 𝘘𝘦̈ 𝘯𝘨𝘢 𝘢𝘫𝘰 𝘬𝘰𝘩𝘦̈, 𝘮𝘦 𝘪𝘯𝘥𝘦𝘬𝘴𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘪𝘯𝘧𝘭𝘢𝘤𝘪𝘰𝘯𝘪𝘵, 𝘴𝘰𝘵 𝘬𝘶𝘧𝘪𝘳𝘪 𝘪 𝘷𝘢𝘳𝘧𝘦̈𝘳𝘪𝘴𝘦̈ 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 22 000 𝘭𝘦𝘬𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘮𝘶𝘢𝘫 𝘱𝘦̈𝘳 𝘧𝘳𝘺𝘮𝘦̈. 𝘗𝘦̈𝘳𝘣𝘢𝘭𝘭𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘵𝘺𝘳𝘦 𝘴𝘩𝘪𝘧𝘳𝘢𝘷𝘦, 𝘳𝘦𝘢𝘭𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪 𝘪 𝘮𝘣𝘳𝘰𝘫𝘵𝘫𝘦𝘴 𝘴𝘰𝘤𝘪𝘢𝘭𝘦 𝘧𝘭𝘦𝘵 𝘷𝘦𝘵𝘦̈. 𝘕𝘦 𝘦𝘯𝘥𝘦 𝘬𝘦𝘮𝘪 𝘱𝘦𝘯𝘴𝘪𝘰𝘯𝘦 𝘯𝘦̈𝘯 10’000 𝘭𝘦𝘬𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘮𝘶𝘢𝘫 𝘢𝘱𝘰 𝘯𝘥𝘪𝘩𝘮𝘦̈ 𝘦𝘬𝘰𝘯𝘰𝘮𝘪𝘬𝘦 𝘯𝘦̈𝘯 9 000 𝘭𝘦𝘬𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘮𝘶𝘢𝘫, 𝘤̧𝘬𝘢 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘮𝘦̈ 𝘱𝘢𝘬 𝘴𝘦 𝘨𝘫𝘺𝘴𝘮𝘢 𝘦 𝘬𝘦̈𝘵𝘪𝘫 𝘮𝘪𝘯𝘪𝘮𝘶𝘮𝘪 𝘫𝘦𝘵𝘪𝘬,- tha Shabani.

“𝘙𝘳𝘪𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘱𝘢𝘨𝘦̈𝘴 𝘮𝘪𝘯𝘪𝘮𝘢𝘭𝘦 𝘥𝘩𝘦 𝘳𝘳𝘪𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘱𝘦𝘯𝘴𝘪𝘰𝘯𝘦𝘷𝘦 𝘪 𝘱𝘦̈𝘳𝘴𝘩𝘦̈𝘯𝘥𝘦𝘴𝘪𝘮, 𝘱𝘰𝘳 𝘮𝘣𝘦𝘵𝘦𝘯 𝘮𝘢𝘴𝘢 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘫𝘦𝘴𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘱𝘦̈𝘳 𝘴𝘢 𝘬𝘰𝘩𝘦̈ 𝘯𝘶𝘬 𝘬𝘦𝘮𝘪 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘱𝘳𝘢𝘨 𝘭𝘪𝘨𝘫𝘰𝘳 𝘮𝘪𝘯𝘪𝘮𝘶𝘮𝘪 𝘫𝘦𝘵𝘪𝘬. 𝘒𝘦̈𝘵𝘶 𝘯𝘶𝘬 𝘱𝘰 𝘧𝘭𝘢𝘴𝘪𝘮 𝘱𝘦̈𝘳 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘻𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘣𝘶𝘹𝘩𝘦𝘵, 𝘱𝘰𝘳 𝘱𝘦̈𝘳 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘴𝘵𝘢𝘯𝘥𝘢𝘳𝘥 𝘮𝘪𝘯𝘪𝘮𝘢𝘭 𝘲𝘦̈ 𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘪 𝘶 𝘥𝘦𝘵𝘺𝘳𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘲𝘺𝘵𝘦𝘵𝘢𝘳𝘦̈𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘦𝘵. 𝘗𝘢 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘮𝘪𝘯𝘪𝘮𝘶𝘮 𝘫𝘦𝘵𝘪𝘬 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘪𝘳𝘢𝘵𝘶𝘢𝘳 𝘮𝘦 𝘭𝘪𝘨𝘫, 𝘤̧𝘥𝘰 𝘱𝘦𝘯𝘴𝘪𝘰𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘤̧𝘥𝘰 𝘯𝘥𝘪𝘩𝘮𝘦̈ 𝘦𝘬𝘰𝘯𝘰𝘮𝘪𝘬𝘦 𝘥𝘰 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘢𝘻𝘩𝘥𝘰𝘫𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘤𝘢𝘬𝘵𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘱𝘢 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘱𝘪𝘬𝘦̈ 𝘳𝘦𝘧𝘦𝘳𝘦𝘯𝘤𝘦 𝘱𝘦̈𝘳 𝘥𝘪𝘯𝘫𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘯𝘫𝘦𝘳𝘦̈𝘻𝘰𝘳, 𝘥𝘶𝘬𝘦 𝘪 𝘤̧𝘶𝘢𝘳 𝘲𝘺𝘵𝘦𝘵𝘢𝘳𝘦̈𝘵 𝘯𝘦̈ 𝘷𝘢𝘳𝘧𝘦̈𝘳𝘪 𝘦𝘬𝘴𝘵𝘳𝘦𝘮𝘦. 𝘒𝘫𝘰 𝘴𝘪𝘵𝘶𝘢𝘵𝘦̈ 𝘥𝘶𝘩𝘦𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘰𝘫𝘦̈ 𝘮𝘦 𝘭𝘪𝘨𝘫", - tha Shabani.

𝗙𝘂𝘀𝗵𝗮𝘁 𝗺𝗲 𝗻𝗴𝗮𝗿𝗸𝗲𝘀𝗲̈𝗻 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗮𝗿𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗲𝗹𝗷𝗲𝘁 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗮

Në raportimin për vitin 2025, Avokati i Popullit evidentoi se ngarkesa kryesore mbetet te e drejta e pronës dhe administrata publike.

“𝘕𝘶𝘮𝘳𝘪 𝘮𝘦̈ 𝘪 𝘭𝘢𝘳𝘵𝘦̈ 𝘪 𝘢𝘯𝘬𝘦𝘴𝘢𝘷𝘦 𝘭𝘪𝘥𝘩𝘦𝘵 𝘮𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘥𝘳𝘦𝘫𝘵𝘦̈𝘯 𝘦 𝘱𝘳𝘰𝘯𝘦̈𝘴, 𝘲𝘦̈ 𝘮𝘣𝘦𝘵𝘦𝘵 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘯𝘨𝘢 𝘱𝘭𝘢𝘨𝘦̈𝘵 𝘮𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘦̈𝘥𝘩𝘢 𝘴𝘰𝘤𝘪𝘢𝘭𝘦 𝘥𝘩𝘦 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘯𝘨𝘢 𝘵𝘦𝘴𝘵𝘦𝘵 𝘮𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘪𝘳𝘢 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘪 𝘥𝘦𝘮𝘰𝘬𝘳𝘢𝘵𝘪𝘬. 𝘕𝘨𝘢 𝘯𝘫𝘦̈𝘳𝘢 𝘢𝘯𝘦̈ 𝘫𝘢𝘯𝘦̈ 𝘷𝘰𝘯𝘦𝘴𝘢𝘵 𝘦𝘬𝘴𝘵𝘳𝘦𝘮𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘳𝘰𝘤𝘦𝘴𝘦𝘷𝘦 𝘨𝘫𝘺𝘲𝘦̈𝘴𝘰𝘳𝘦. 𝘔𝘫𝘢𝘧𝘵𝘰𝘯 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘮𝘦𝘯𝘥 𝘴𝘦 𝘎𝘫𝘺𝘬𝘢𝘵𝘢 𝘦 𝘈𝘱𝘦𝘭𝘪𝘵 𝘦 𝘑𝘶𝘳𝘪𝘥𝘪𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘗𝘦̈𝘳𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘴𝘩𝘦̈𝘮 𝘨𝘫𝘢𝘵𝘦̈ 𝘷𝘪𝘵𝘪𝘵 2025 𝘴𝘩𝘲𝘺𝘳𝘵𝘰𝘯𝘵𝘦 𝘦𝘯𝘥𝘦 𝘤̧𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘫𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘪𝘵𝘪𝘵 2018. 𝘕𝘨𝘢 𝘢𝘯𝘢 𝘵𝘫𝘦𝘵𝘦̈𝘳 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘴𝘫𝘦𝘭𝘭𝘫𝘢 𝘦 𝘢𝘥𝘮𝘪𝘯𝘪𝘴𝘵𝘳𝘢𝘵𝘦̈𝘴 𝘱𝘶𝘣𝘭𝘪𝘬𝘦, 𝘬𝘳𝘺𝘦𝘴𝘪𝘴𝘩𝘵 𝘋𝘳𝘦𝘫𝘵𝘰𝘳𝘪𝘵𝘦̈ 𝘝𝘦𝘯𝘥𝘰𝘳𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘈𝘨𝘫𝘦𝘯𝘤𝘪𝘴𝘦̈ 𝘚𝘩𝘵𝘦𝘵𝘦̈𝘳𝘰𝘳𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘒𝘢𝘥𝘢𝘴𝘵𝘳𝘦̈𝘴 𝘥𝘩𝘦 𝘪𝘯𝘴𝘱𝘦𝘬𝘵𝘰𝘳𝘢𝘵𝘦𝘵 𝘦 𝘮𝘣𝘳𝘰𝘫𝘵𝘫𝘦𝘴 𝘴𝘦̈ 𝘵𝘦𝘳𝘳𝘪𝘵𝘰𝘳𝘪𝘵, 𝘬𝘶 𝘱𝘳𝘰𝘣𝘭𝘦𝘮𝘢𝘵𝘪𝘬𝘢𝘵 𝘱𝘳𝘦𝘬𝘪𝘯 𝘳𝘦𝘨𝘫𝘪𝘴𝘵𝘳𝘪𝘮𝘪𝘯, 𝘭𝘦𝘨𝘢𝘭𝘪𝘻𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘰𝘮𝘱𝘦𝘯𝘴𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘱𝘳𝘰𝘯𝘦̈𝘴. 𝘒𝘢 𝘦𝘯𝘥𝘦 𝘲𝘺𝘵𝘦𝘵𝘢𝘳𝘦̈ 𝘲𝘦̈ 𝘱𝘳𝘦𝘴𝘪𝘯 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘰𝘮𝘱𝘦𝘯𝘴𝘰𝘩𝘦𝘯 𝘱𝘦̈𝘳 𝘱𝘦̈𝘳𝘮𝘣𝘺𝘵𝘫𝘦𝘵 𝘦 𝘷𝘪𝘵𝘪𝘵 2011,”- u shpreh Avokati i Popullit.

Në përfundim të raportimit, Endrit Shabani i kërkoi Kuvendit shqyrtimin e projektligjit të ri organik për Avokatin e Popullit, duke kërkuar zgjerimin e mandatit të veprimit edhe në sektorin privat.

19/06/2026
Photos from Avokati i Popullit's post 18/06/2026

Avokati i Popullit nis hetimin e veprimeve të policisë ndaj protestuesve

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti sot një grup aktivistësh të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar dhe ndaj të cilëve, policia ka nisur procedime penale. Mbi bazën e ankesës së tyre, institucioni ka nisur verifikimin e veprimeve të deritanishme të policisë.

Aktivistët pretendojnë se procedimet ndaj tyre janë të pabazuara dhe synojnë dekurajimin e të drejtës së tyre për të protestuar. 

Avokati i Popullit po vlerëson nëse këto veprime të policisë përmbushin parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

"E drejta për të protestuar paqësisht është e drejtë themelore dhe duhet garantuar me çdo kusht. Kur policia procedon qytetarë vetëm sepse protestuan, barra e provës nuk është tek protestuesit por te policia, e cila duhet të vërtetojë që ata realisht kanë shkelur ligjin",-deklaroi Shabani.

Avokati i Popullit do të vijojë hetimin administrativ ndaj sjelljes së policisë për tu siguruar se në çdo rast e drejta për tubim të mos cenohet.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Tirana