Departamenti i Administratës Publike - DAP

Departamenti i Administratës Publike - DAP

Share

Kjo është faqja zyrtare e Departamentit të Administratës Publike

Photos from MIA - Agjencia për Media dhe Informim's post 24/06/2026
23/06/2026

🌍 Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, vlerësojmë dhe falënderojmë të gjithë punonjësit e administratës publike për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e tyre të përditshme në shërbim të qytetarëve.

🚀 Me këtë rast, kemi kënaqësinë të shpallim nisjen e edicionit të tretë të Javës së Administratës Publike:

💥 Administrata 2.0: Shërbim Publik për Shqipërinë Evropiane

📅 29 Qershor – 3 Korrik 2026

🔹 Java e Administratës Publike rikthehet me një seri aktivitetesh që vendosin në fokus 👥 njerëzit, 🔄 reformat dhe të ardhmen e shërbimit publik, duke promovuar një administratë moderne, profesionale dhe të orientuar drejt standardeve evropiane.

Photos from Regional School of Public Administration's post 22/06/2026
Photos from Departamenti i Administratës Publike - DAP's post 17/06/2026

Integriteti nuk ndërtohet vetëm me ligje. Ndërtohet me njerëz që zgjedhin të bëjnë gjënë e duhur, edhe kur askush nuk i sheh.

Në një administratë ku “Qytetari është i Pari”, Këshilltarët e Etikës nuk janë thjesht garantues të rregullave, por promotorë të kulturës së integritetit, besimit dhe përgjegjshmërisë.

Pas më shumë se një dekade reformash, sfida më e madhe nuk është të ndryshojmë procedurat, por të transformojmë kulturën institucionale; ta kthejmë integritetin nga një detyrim formal në një praktikë të përditshme.

💡 Etika nuk fillon kur shfaqet problemi. Ajo nis shumë më herët: te ndërgjegjësimi, parandalimi dhe përgjegjshmëria.

🤝 Besimi publik nuk kërkohet. Besimi publik fitohet.

Sepse pyetja më e rëndësishme nuk është:
“A i zbatojmë rregullat?”

Pyetja reale është:
“A kanë qytetarët besim tek ne?”

📍 Konferenca Kombëtare “Etika Publike dhe Qeverisja me Pjesëmarrje” u organizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit WeBER, me mbështetjen dhe bashkëfinancimin e Ambasadës së Suedisë në Shqipëri përmes projektit “GoEthics 2.0 – Governance, Ethics & Integrity”.

16/06/2026

Momente nga konferenca kombëtare “Qytetarët të parët: Etika publike dhe qeverisja me pjesëmarrje” me përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, akademisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

🤝 Etika, integriteti dhe pjesëmarrja qytetare janë elementë kyç për një administratë moderne dhe një qeverisje me në qendër, qytetarin.

12/06/2026

Etleva Sheshi, profesioniste me kontribut të spikatur në promovimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri 🇦🇱.

Me një eksperiencë prej rreth tre dekadash, ajo ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare 🌍, duke kontribuar në hartimin e politikave dhe përmirësimin e legjislacionit shqiptar për barazinë gjinore, mbrojtjen e grave dhe vajzave, si dhe parandalimin e dhunës në familje.

Rrugëtimi i saj profesional dëshmon se përkushtimi, ekspertiza dhe puna e vazhdueshme mund të sjellin ndryshime konkrete në jetën e njerëzve dhe në forcimin e institucioneve.

Photos from Departamenti i Administratës Publike - DAP's post 11/06/2026

📍 Beograd | Konferenca Rajonale WeBER 2026 “Citizens First”

Kënaqësi të prezantonim përvojën shqiptare në forcimin e integritetit dhe etikës në administratën publike.

Në një kohë kur qytetarët kërkojnë institucione më transparente, më profesionale dhe më të përgjegjshme, sfida nuk është vetëm përmirësimi i procedurave, por transformimi i kulturës institucionale.

👥 Diskutimet e konferencës konfirmuan se administrata moderne duhet të vendosë qytetarin në qendër të çdo politike, shërbimi dhe vendimmarrjeje.

🔹 Në këtë proces, Këshilltarët e Etikës luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e integritetit, parandalimin e rreziqeve dhe forcimin e besimit publik.

🔹 Integriteti nuk është thjesht një parim, por një standard që reflektohet në transparencë, profesionalizëm dhe shërbime më cilësore për qytetarët.

🇦🇱 Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë për ta kthyer etikën dhe integritetin nga një detyrim formal në një praktikë të përditshme administrative, duke ndërtuar institucione më pranë qytetarëve dhe më të orientuara drejt shërbimit publik.

🤝 Shkëmbimi i përvojave rajonale mbetet një instrument i rëndësishëm për avancimin e reformës së administratës publike dhe forcimin e qeverisjes së mirë në Ballkanin Perëndimor.

Photos from Adea Pirdeni's post 11/06/2026
Photos from Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin's post 10/06/2026
08/06/2026

📢 🇪🇺Hapet thirrja për edicionin e katërt të programit European Union Diplomatic Programme for the Enlargement Region (EUDP), organizuar nga College of Europe, i cili do të zhvillohet nga 29 gusht 2026 deri më 30 janar 2027.

Programi synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet diplomatëve dhe zyrtarëve të vendeve të zgjerimit dhe homologëve të tyre nga Bashkimi Evropian, duke promovuar shkëmbimin e përvojave, ndërtimin e një fryme të përbashkët profesionale dhe thellimin e njohurive mbi çështjet evropiane.

📌 Programi është i dedikuar për diplomatët dhe zyrtarët që punojnë në fushën e politikës së jashtme dhe procesit të integrimit evropian.

🗓️ Afati i aplikimit: 10 qershor 2026

📧 Për më shumë informacion: [email protected]

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Bulevardi "Zogu I"
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00