16/06/2026
Projekti “Hartëzimi dhe vlerësimi i habitatit të llojeve të rriqrave që gjenden në Shqipëri dhe përcaktimi me PCR i patogjenëvë që mbartin”, i realizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UBT dhe i financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI, si pjesë e programit PKKZH🔬, mundësoi studimin dhe përcaktimin e situatës aktuale epidemiologjike të llojeve të rriqrave në Shqipëri.
Rriqrat, ose këpushët bëjnë pjesë në filumin Arthropoda (këmbënyjorët), i cili përfaqëson grupin më të madh dhe më të larmishëm të organizmave shtazorë në botë. Diversiteti i habitateve, temperaturave 🌞dhe lagështisë 🌧️ në territorin shqiptar krijon kushte të favorshme për përhapjen e llojeve të ndryshme të rriqrave.
Në kafshët barngrënëse në Shqipëri janë identifikuar 5 gjini rriqrash: Ixodes, Hyalomma, Rhipicephalus, Haemaphysalis dhe Dermacentor. Specia më e përhapur rezultoi Rhipicephalus bursa, me 732 ekzemplarë të identifikuar. Kushtet e vegjetacionit dhe faktorët ekologjikë favorizojnë biologjinë e kësaj specieje, e cila u gjet më e përhapur në jug të vendit.
Mirela Kumbaro Furxhi
Universiteti Bujqësor i Tiranës - Faqja Zyrtare
16/06/2026
Universiteti i Sporteve të Tiranës 🏛️ zhvilloi takimin përmbyllës të projektit shkencor “Integratorët dhe Nutraceutikët në aktivitet fizik dhe sport: deficiencat, përdorimi, tregtimi dhe njohja e tyre nga komuniteti i sportit në vendin tonë”, financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI.
Gjatë aktivitetit u prezantuan rezultatet dhe rekomandimet kryesore të projektit mbi përdorimin e suplementeve ushqimore, 🏃🏻♀️nivelin e njohurive të komunitetit sportiv dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit për mirëpërdorimin e tyre. Gjithashtu, u paraqitën të dhëna mbi importimin📊, tregtimin dhe kontrollin e cilësisë së suplementeve ushqimore, si dhe rolin e aktorëve të ndryshëm në promovimin e përdorimit të tyre të përshtatshëm në aktivitetin fizik dhe sport⛹🏻♂️.
Takimi mblodhi së bashku studiues, ekspertë dhe përfaqësues të universiteteve partnere🔬, duke kontribuar në formulimin e rekomandimeve për praktika 📑 më të sigurta, më të përgjegjshme dhe të bazuara në evidencë në fushën e aktivitetit fizik dhe sportit.
Mirela Kumbaro Furxhi
Sports University of Tirana
15/06/2026
Në Ditën Botërore të Energjisë së Erës 🍃⚡, sjellim në vëmendje projektin e ndërmarrë në kuadër të projekteve PKKZH, “Studimi i potencialit të energjisë së erës në zonat me interes në Shqipëri dhe kontributi i saj në reduktimin e importit të energjisë elektrike dhe ndotjes mjedisore”, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI.
🔬 Projekti analizoi 11 zona me potencial eolik në 5 rajone gjeografike të Shqipërisë, duke ofruar vlerësimin e parë sistematik dhe tekniko-ekonomik të burimeve eolike të vendit. 💨
Ndër zonat e studiuara, zona e Shashicës (Kaninë, Vlorë) ishte ajo për të cilën u realizua studimi pilot me analizën metodologjike më të detajuar, duke shfrytëzuar m***e trevjeçare in situ përmes një kulle anemometrike dhe një analizë me shumë skenarë që përfshinte 64 kombinime parametrike, si dhe vlerësimin e parë sistematik të këtij potenciali eolik në krahasim me tregjet e vogla evropiane. 📊
Nëpërmjet rezultateve sasiore, studimi demonstron se projektet e energjisë eolike onshore në Shqipëri janë teknikisht të realizueshme dhe ekonomikisht të qëndrueshme.
Mirela Kumbaro Furxhi
Universiteti Politeknik i Tiranës
15/06/2026
Pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" u zhvillua konferenca e dytë e projektit kërkimor 🔬“Monitorimi Strukturor i Teatrit të Akademisë së Arteve në Tiranë: Teknologji Inovative për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI, në bashkëpunim me partnerin italian Tecnopolo d'Abruzzo.
Projekti ka hyrë në fazën e tij të dytë, pas instalimit të sistemit të përhershëm “SHM Board” në Sallën e Madhe të Koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë 🏛️ – një infrastrukturë teknologjike e avancuar që mundëson monitorimin, zbulimin, analizën dhe parandalimin e rreziqeve strukturore, duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe mbrojtjen afatgjatë të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, ekspertë dhe studiues nga Shqipëria dhe Italia, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe transferimin e teknologjisë në funksion të mbrojtjes dhe vlerësimit të pasurisë sonë kulturore.
Mirela Kumbaro Furxhi
14/06/2026
Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe AKKSHI-së, në kuadër të Projekteve të Teknologjisë dhe Inovacionit🔬, u realizua projekti “Përdorimi i GIS/RS në vlerësimin e riskut dhe parashikimin e shëndetit pyjor për menaxhim efektiv gjeomjedisor në Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta”.
Departamenti i Gjeografisë ofroi ekspertizën e tij kërkimore-shkencore, si edhe infrastrukturën e teknologjisë së gjeoinformacionit, për vlerësimin e riskut të shëndetit pyjor në zonat e mbrojtura, konkretisht në Parkun Kombëtar “Divjakë–Karavasta”. Teknologjia e gjeoinformacionit kombinon imazhe satelitore me rezolucion të lartë, skanime LiDAR (Light Detection and Ranging) dhe teknologji të Remote Sensing (RS) për të mbledhur të dhëna të detajuara mbi ekosistemet pyjore📊.
Ky studim mundësoi vlerësimin e shëndetit pyjor🍃 në Parkun Kombëtar “Divjakë–Karavasta” përmes përdorimit të teknologjive GIS, RS dhe UAV, duke analizuar faktorët abiotikë që ndikojnë në ekosistemet pyjore. Përmes imazheve satelitore, dronëve dhe algoritmeve të inteligjencës artificiale👩🏻💻, u llogaritën indekset e vegjetacionit (NDVI, GNDVI etj.), si edhe u identifikuan zonat me stres të lartë bimor, duke ndërtuar më tej modele të riskut për degradimin pyjor🪵.
Mirela Kumbaro Furxhi
Universiteti i Tiranës Faqja Zyrtare
13/06/2026
Në kuadër të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH)🔬, Fakulteti i Shkencave Sociale ka zbatuar projektin kërkimor me titull: “Eksplorimi i ndërveprimit midis abuzimit, neglizhimit dhe vulnerabilitetit në fëmijëri me shfrytëzimin dhe trafikimin seksual: Një studim gjithëpërfshirës i faktorëve që ndikojnë shfrytëzimin në Shqipëri”, financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI.
Projekti përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për të ndërtuar një sistem më të fortë të parandalimit dhe përgjigjes ndaj trafikimit seksual, duke u ofruar vendimmarrësve, profesionistëve dhe publikut një kuadër të qartë analizash, të dhënash 📊 dhe rekomandimesh për veprim.
Për më shumë informacione, ju ftojmë të lexoni artikullin 📑 në linkun: https://www.mdpi.com/2076-328X/15/12/1608
Mirela Kumbaro Furxhi
Universiteti i Tiranës Faqja Zyrtare
12/06/2026
Në kuadër të aktiviteteve të projektit kërkimor 🔬 PKKZH 2025 “SmartCityPollution: Një platformë digjitale e bazuar në IoT për monitorimin e ndotjes urbane dhe zbutjen e ndikimit në shëndet”, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI, u zhvillua workshop-i i parë mbi rezultatet e vitit të parë të punës📖.
Grupi i projektit i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në UPT prezantoi progresin e arritur, duke përfshirë zhvillimin dhe implementimin e rrjetit të sensorëve për monitorimin e ndotjes së ajrit dhe zhurmës në Tiranë, Elbasan dhe Korçë, si dhe procesin e mbledhjes dhe validimit të të dhënave📚, së bashku me sfidat teknike të hasura gjatë zbatimit. U theksua gjithashtu bashkëpunimi 🤝 me universitetet partnere dhe angazhimi i studentëve në të gjitha nivelet e studimit.
Në vijim, grupi i punës do të fokusohet në përpunimin dhe analizën e të dhënave👩🏻💻, vizualizimin në kohë reale dhe zhvillimin e parashikimeve dhe rekomandimeve me bazë inteligjencën artificiale, në bashkëpunim me autoritetet vendore.
Mirela Kumbaro Furxhi
Universiteti Politeknik i Tiranës
12/06/2026
Burime dhe mundësi të reja trajnimi nga Horizon Europe NCP Portal
Portali i Pikave Kombëtare të Kontaktit (NCP) për Horizon Europe ka publikuar së fundmi një sërë burimesh📑, mjetesh dhe mundësis trajnimi me interes për studiuesit, koordinatorët e projekteve, zyrat e mbështetjes së kërkimit 🔬dhe institucionet e përfshira në program🏛️.
1- Dashboard interaktiv mbi rregullat ligjore dhe financiare të Horizon Europe
Ofron analiza dhe të dhëna krahasuese mbi sfidat dhe praktikat në zbatimin e projekteve.
👉 https://horizoneuropencpportal.eu/lf_survey_dashboard.html
2- Burime mbi Citizen Science
Përfshin platforma, kurse online dhe shembuj praktikë për përfshirjen e qytetarëve në kërkimin shkencor.
👉 https://horizoneuropencpportal.eu/citizen-science
3- Webinar mbi Open Science në Horizon Europe
Trajton Open Access, menaxhimin e të dhënave kërkimore, Data Management Plans (DMP) dhe raportimin e publikimeve dhe dataset-eve në projekte.
👉 https://horizoneuropencpportal.eu/academy/webinar-horizon-europe-open-science-requirements-practice
4- Udhëzues dhe materiale nga rrjetet evropiane të NCP-ve
Mbështesin aplikantët dhe përfituesit e programeve të kërkimit dhe inovacionit.
👉 https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=KmmAEPoy9EKfpVZHOExW4tpF8WoXGFZBqhzfVN2MkVJUQ1hVT05LTE8zOVFONVJJVVRINFdLR0dERS4u&route=shorturl
AKKSHI inkurajon studiuesit, institucionet e arsimit të lartë dhe zyrat e projekteve që të konsultojnë këto materiale dhe të përfitojnë nga mundësitë e trajnimit dhe informimit që ofron rrjeti evropian i NCP-ve.
Mirela Kumbaro Furxhi
11/06/2026
Për të rritur shanset për një aplikim të suksesshëm në thirrjen MSCA Doctoral Networks 2026, AKKSHI ju vjen në ndihmë me 6 hapat kryesorë që ju udhëheqin nga ideja fillestare deri te dorëzimi i propozimit📑.
🗓️Afati i fundit për aplikim: 24 nëntor 2026, ora 17:00 (CET).
🔗 Zbuloni më shumë:
https://nasri.gov.al/aksionet-marie-sklodowska-curie-msca-doctoral-networks-2026/
Mirela Kumbaro Furxhi
11/06/2026
Komisioni Evropian ka hapur thirrjen për MSCA Doctoral Networks 2026.
💰 Një buxhet total prej €593 milionë do të mbështesë mbi 130 projekte në të gjitha fushat shkencore, duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin e aftësive të rreth 1,950 kandidatëve doktorantë 💡në të gjithë Evropën.
📅 Afatet orientuese:
- 28 maj 2026 – Hapja e thirrjes për aplikime
- 24 nëntor 2026 – Afati i fundit për dorëzim
- Prill 2027 – Njoftimi i rezultateve të vlerësimit (TBC)
- Korrik 2027 – Nënshkrimi i marrëveshjeve të grantit (TBC)
- Shtator 2027 – Fillimi i projekteve të financuara (TBC)
Kjo thirrje mbështet programe të ekselencës për formim doktoral🔬, mobilitet ndërkombëtar dhe bashkëpunim kërkimor ndërdisiplinor në Evropë🇪🇺.
🔗 Më shumë informacion:
https://marie-sklodowska-curie-actions.ec.europa.eu/whats-new/news/doctoral-networks-2026-call-opens-for-submission