Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive

Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive

Share

https://puna.gov.al/ Pjesëmarrje në një trainim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës. Shërbime të tjera ndërmjetësimi. b.

SHËRBIME PUNËSIMI
SHËRBIME TË AFTËSIMIT PROFESIONAL



Qëllimi i Sherbimeve te Punesimit dhe Aftësimit Profesional është të ndihmoje punëkërkuesit për tu integruar ne tregun e punës dhe punedhënësit për të plotesuar vendet e lira të punës, te ofruara prej tij . Objektivat

Objektivat e shërbimeve publike të punësimit janë :

a) te informojë
b) te këshillojnë
c) të orientojnë
d) të ndërmjettëso

18/06/2026

Valentina u punësua nga Zyra e Punës😄

Ekonomiste në profesion, ajo tregon se mbështetja e marrë nga Zyra e Punës ishte vendimtare për ta lidhur me punëdhënësin e duhur 🤝

Përmes procesit të ndërmjetësimit në punësim, Valentina arriti të gjejë mundësinë e duhur profesionale dhe sot punon si menaxhere.

Kërko onile punë 👉https://www.puna.gov.al

17/06/2026

📚 Regjistrimet në arsimin profesional publik për klasën e 10-të hapen në korrik.

Mëso më shumë për 31 shkollat profesionale dhe 27 drejtimet mësimore në faqen https://aftesi.puna.gov.al

✅ Bëj zgjedhjen e duhur për fëmijën tënd.

🎓 Zgjidh arsimin profesional – zgjidh një arsim që të përgatit për jetën, profesionin dhe tregun e punës.

Photos from Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive's post 16/06/2026

🎓 Formimi Profesional Afatshkurtër i vjen në ndihmë çdo qytetari që dëshiron të marrë falas një kurs profesional dhe të zhvillojë aftësi të kërkuara në tregun e punës.

👨‍🍳 Në Qendrën e Formimit Profesional Elbasan u zhvillua Kampionati Kombëtar i Kuzhinës dhe Pastiçerisë, me pjesëmarrjen e kursantëve nga 10 qendra të formimit profesional nga e gjithë Shqipëria.

⚡🔧🏗️ Gjithashtu, të rinj dhe të reja demonstruan aftësitë praktike që po përvetësojnë në profesione si elektricist, mekanik, estetikë, ndërtim dhe shumë fusha të tjera.

📲 Regjistrohu edhe ti në një kurs profesional përmes e-Albania dhe hidh hapin e parë drejt një profesioni të ri.

15/06/2026

Xhoni, Shqiptar i kthyer nga Afrika e Jugut u punësua me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës😄

Pas rikthimit në Shqipëri ai vendosi të ndërtojë të ardhmen e tij profesionale në atdhe. Në kërkim të një mundësie punësimi, ai iu drejtua Zyrës së Punës, ku përfitoi shërbimin e ndërmjetësimit në punë😊

Sot, Xhoni është i punësuar pranë një hoteli 🏨 në Tiranë.

Kërko edhe ti mundësinë tënde të punësimit në 👉https://www.puna.gov.al ose drejtohu pranë Zyrës së Punës.

Photos from European Union in Albania's post 12/06/2026
Photos from Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive's post 11/06/2026

📍 Konferenca Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional bëri bashkë institucione, partnerë zhvillimi, biznesin dhe ofruesit e AFP-së për të diskutuar mbi të ardhmen e aftësive, punësimit dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri.

🎓 Gjatë konferencës u zhvilluan tre sesione tematike:
▪️ Një vizion i ri për arsimin profesional të së ardhmes dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
▪️ Investimet strategjike, digjitalizimi dhe financimi i qëndrueshëm i sistemit të AFP-së.
▪️ Sfidat dhe perspektivat e tregut të punës, nevojat për aftësi dhe përgatitja për tranzicionin e gjelbër dhe digjital.

🤝 Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, institucionet publike dhe biznesin, po punojmë për të transformuar arsimin profesional në Shqipëri dhe për të arritur objektivin ambicioz që deri në vitin 2030, 1 në 3 nxënës të zgjedhë arsimin profesional si rrugën e tij drejt aftësive, punësimit dhe suksesit.

09/06/2026
08/06/2026

🔍 Po kërkon punë? 📢

Mbi 6️⃣5️⃣0️⃣0️⃣ vende të lira pune të shpallura në portalin 💻 www.puna.gov.al

📌 Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim, për të gjitha nivelet arsimore.

💻 Apliko online, shpejt dhe lehtë, në portalin www.puna.gov.al

ℹ️ Keni nevojë për asistencë?
Drejtohuni pranë zyrës së punës më të afërt, ose na shkruani në email 📩 apo në WhatsApp 📱 për çdo pyetje apo ndihmë gjatë aplikimit.

05/06/2026

💻 Formimi Profesional rruga e sigurt në Tregun e Punës😊

Të motivuara për të zhvilluar aftësi të reja dhe për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës, Elvira dhe Sidorela po ndjekin kursin e formimit profesional për Aftësi Digjitale. 👩‍💻✨

Përmes këtij trajnimi, ato po fitojnë njohuri praktike që do t’i ndihmojnë të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe zhvillim në karrierë.

📍Apliko të ndjekësh kurset e formimit profesional dhe të investosh në aftësitë që kërkon tregu i punës sot 👉https://e-albania.al/ServiceDetails/12549

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Bulevardi Bajram Curri
Tirana