.karakaci 📍Kanada - Shqipëri, për herë të parë linjë direkt fluturimi mes dy vendeve.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në rrjetin social Facebook!
19/06/2026
Një ditë historike. Për herë të parë fluturim 🛫direkt që lidh me . Kurorëzim i një pune voluminoze që tashmë vjen si një mundësi e re duke hapur një faqe tjetër në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Një tjetër tregues i qartë se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi që po zgjon gjithmonë e më shumë interesin e kompanive të njohura ndërkombëtare. Linja më e re ajrore,📍Toronto - Tiranë është një hap i rëndësishëm në rritjen e turizmit dhe shkëmbimeve mes dy vendeve.
19/06/2026
📍Selanik - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pjesëmarrëse në Samitin e Investimeve në Transport 2026, një platformë e rëndësishme rajonale që bashkoi qeveri, institucione financiare ndërkombëtare dhe sektorin privat për të nxitur investimet në transport dhe lidhshmëri.
“Rritje dhe konkurrueshmëri përmes lidhshmërisë”, ishte tema e këtij Samiti ku diskutimet u fokusuan në avancimin e projekteve strategjike, zgjerimin e rrjeteve TEN-T, mobilizimin e financimeve dhe forcimin e partneriteteve publik-private, me synimin për të ndërtuar rrjete transporti më të sigurta, më të gjelbra dhe më konkurruese, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal.
17/06/2026
.karakaci Nënshkruam së bashku me Zëvendësministrin e Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës së Ukrainës, Serhiy Derkach, marrëveshjen dypalëshe mes dhe për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave. Kjo marrëveshje pritet të përshpejtojë aktivitetin e transportit dhe tranzitit të mallrave e pasagjerëve, ndërsa harmonizimi me zhvillimet e fundit në kuadrin e marrëveshjes së transportit rrugor mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës do të kontribuojë më tej në përmirësimin e logjistikës dhe lidhjeve tregtare ndërkombëtare.
16/06/2026
.karakaci Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, për të prezantuar projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, i cili vjen si një paketë rregullatore për sektorin, duke iu përgjigjur edhe sfidave dhe zhvillimeve për vitet pasardhëse, në kuadër edhe të procesit të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian.
Falenderues deputetëve për mbështetjen.
.karakaci ✍️Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, një aks i shumëpritur, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në të gjithë veriun e vendit🤝🇦🇱
03/06/2026
📍Bruksel, Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE - Shqipëri i Transportit, Energjisë, Mjedisit dhe Zhvillimit Rajonal, i bashkëkryesuar nga Andrew Williams, DG ENEST dhe Enkelejda Muçaj, Zv.Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë takimit u prezantua progresi i Shqipërisë në përafrimin me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Evropian në fushat e mjedisit, klimës, zhvillimit rajonal, transportit dhe energjise.
Takimi konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian.
🚨Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial vijon kontrollet në të gjithë Shqipëria për garantimin e standardeve të sigurisë në përdorimin dhe tregtimin e bombolave të gazit. ✅
👨🔧 Kontrollet synojnë:
1.Sigurinë e qytetarëve
2.Cilësinë e bombolave të gazit
3.Respektimin e standardeve ligjore 📋
⚠️ Përdorni vetëm bombola të certifikuara dhe tregohuni të kujdesshëm gjatë përdorimit në shtëpi apo biznese.
🤝 Siguria është përgjegjësi e përbashkët!
.karakaci Aeroporti Ndërkombëtar i , projekti më i rëndësishëm i dekadës së fundit në Shqipëri. Askush nuk mund të mbajë peng një infrastrukturë kombëtare.
22/05/2026
.karakaci Në konferencën e sotme për mediat. Një pasqyrim i ecurisë së punëve në të gjithë sektorët e , objektivat, planet dhe investimet e parashikuara për të çuar përpara projekte të rëndësishme që nxisin zhvillimin ekonomik të vendit.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Address
Tirana
