Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural- Bashkia Tiranë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural- Bashkia Tiranë

Share

DZHER është përgjegjëse për miradministrimin e çdo çështje që lidhet me hartimin e politikave lokale rurale në Bashkinë e Tiranës.

E diktuar nga ndryshimet ligjore dhe ndarja e re administrative pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, me Urdhër të Kryetarit të Bashkisë me nr.18953, dt.20.06.2016 “Për miratimin e strukturës dhe organikës përfundimtare të aparatit të Bashkisë Tiranë”, u krijua Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural, si pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë Tiranë. Kjo drej

Photos from Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural- Bashkia Tiranë's post 05/01/2026

JANARI, “KOHA E ARTË” E TRAJTIMEVE DIMËRORE
Ku duhet përqendruar vëmendja e fermerëve në Janar-Shkurt?

PEMË FRUTORE
Është koha që pas krasitjeve dhe përmbysjes së mbeturinave bimore infektuese, të kryhen trajtimet dimërore kryesisht me produkte me bazë bakri si lëng bordolez të përgatitur (sulfat bakri dhe gëlqere) ose me pastë bordoleze. Me vajra minerale, që janë shumë të efektshëm për luftimin e breshkëzave dhe dëmtuesve të tjerë të formave dimëruese. Duhet të theksojmë se muaji janar është koha më e përshtatshme për të kryer trajtimet dimërore, duke patur synimin që deri në fund të periudhës së qetësisë relative te pemët, të bëjmë edhe një spërkatje të dytë.

GRURË
Në parcelat me lagështirë të tepruar do të vërehet një bimësi e zverdhur, ndaj është i domosdoshem një kullim i mirë dhe plehrim me plehra azotike. Te bëhet kontrolli i parcelës për barëra të këqija gjethëgjëra dhe gjethëngushta dhe të përdoren herbicidet specifike për kontrollin e tyre.

04/12/2025
Photos from Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural- Bashkia Tiranë's post 13/10/2025

ËSHTË KOHA E VJELJES SË ULLIRIT
Të nderuar fermerë!
Vjelja e ullirit nis zakonisht në fund të muajit Shtator dhe në fillim të muajit Tetor.
Megjithëse fermerët e Bashkisë Tiranë prej shekujsh kanë krijuar një eksperience në këtë fushë, është e nevojëshme t’ju kujtojmë disa kritere dhe praktika që duhen ndjekur në përgjithësi me qëllim arritjen e objektivave në sasi dhe cilësi në mënyrë që të arrihen përfitimet maksimale nga ana e prodhuesve dhe përpunuesve të kësaj kulture.
Në mesin e disa proçeseve në këtë periudhë, një rëndësi merr dhe vjelja e ullirit e cila ka të bëjë me disa kategori:
Vjelja sipas kultivarëve.
1-Grupi i parë është ai I kultivarëve për tavolinë, I cili duhet të vilet brenda 20 Tetorit, dhe nëse është e mbrojtur mire nga miza e ullirit vjelja shkon deri në fund të muajit Tetor (këtu futen kryesisht ulliri kokërrmadh i Beratit që përdoret për tavoline ose për kripje).
2-Grupi i dytë : Ullinjtë për vaj që ppiqen herët (Frantoje dhe kultivarët e tjerë kokërrvegjël). Ky grup kultivarësh duhet të vilen nga 20 Tetori deri në 10 Nëntor. Rekomandohet vjelja sa më herët, pasi më vonë jo vetëm që i prek miza, por gjithashtu i dëmton edhe era, shiu, apo shpendët.
Fermerët mendojnë se sa më vonë të vilet ulliri aq më shumë vaj merret. Po kjo ka rreziqet e veta për shkak të faktorëve të sipërpërmendur. Ngjyra më e mirë e kokrrës së ullirit në vjelje është ngjyra patëllixhanit. Në rast se kokrra ka njolla të zeza dhe jeshile është më e rrezikuar të vyshket.
3-Grupi i tretë i kultivarëve janë ato që piqen vonë si Ulliri Bardhë i Tiranës, Krujës, Peqinit dhe Kalinjoti. Këto vilen gjatë gjithë nëntorit, por jo më vonë se gjysma e parë e dhjetorit.
Si duhen vjelur ullinjtë!
Vjelja me rrjeta është më e mira pasi parandalon humbjen e kokrrave dhe ndotjen e tyre. Specialistët kanë formulën e tyre për ullirin,Vil shpejt, përpuno brenda 24 orëve. Çdo orë që kalon pas vjeljes , sjell rënien e cilësisë së vajit.
P.S: Për të gjitha këto që thamë, ju lutemi që para se të ndërmerrni veprime teknike konsultohuni me specialistët e DZHER-së në BT, AREB-it dhe ato të NjA.

Photos from Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural- Bashkia Tiranë's post 22/04/2025

22 Prilli, Dita Botërore e Tokës

“ÇDO DITË ËSHTË DITA E TOKËS”
“Natyra edhe njeriu janë të destinuar që të jetojnë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën, mjafton që ky i fundit të jetë i përgjegjshëm për këtë të vërtetë”
Kanë kaluar tashmë 55 vjet që nga dita e parë e festimit të Ditës së Tokës, 22 Prill 1970, kur 20 milion njerëz u bashkuan në një nga manifestimet më të mëdha të opinionit publik në histori, me synimin për ti dhënë zë shqetësimit të tyre mbi situatën e mjedisit në atë kohë, dhe për të treguar mbështetjen e tyre në mbrojtje të tijë. Që prej atij momenti, Dita e Tokës na sfidon për të marrë seriozisht punën tonë si kujdestarë të mjedisit natyror. Na frymëzon për të menduar përtej mbijetesës sonë – për të vepruar në emër të këtij planeti që ne e ndajmë me të gjithë banorët e tjerë të tij.
E nëse Dita e Tokës na bën të mendojmë se si mund të bëjmë të mundur që ajri që thithim dhe uji që pijmë apo mjedisi ku jetojmë është i pastër, atëherë ajo e ka bërë punën e saj. Nëse Dita e Tokës na bën të shqetësohemi rreth mbrojtjes së mjedisit, natyrës dhe biodiversitetit të saj, shfrytëzimit të burimeve natyrore, atëherë ajo i ka shërbyer qëllimit.Në përfundim, duhet të kujtojmë se mbrojtja e Mjedisit është një proçes dhe jo një fund. Vetëkënaqësia nuk duhet të jetë kurrë një opsion i vlefshëm kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e elementëve bazë të jetës sonë Por ne duhet të veprojmë tani. Sa më gjatë të presim, aq më shumë e vështirë do të jetë ruajtja e ekuilibrit për të cilin kemi nevojë.

18/03/2025

📣 Thirrje për grante për fermerët dhe bizneset rurale!
👩‍🌾👨‍🌾 Në kuadër të projektit FERMERR, zhvilluar nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me organizatën gjermane 'Hilfe/Help në Shqipëri' si partner zbatues, fton fermerët dhe bizneset rurale të aplikojnë në skemën e granteve për pajisje bujqësore. Metodologjia e përzgjedhjes është zhvilluar nga Hilfe/Help në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
👉 Për të shkarkuar udhëzuesin dhe formularin e aplikimit klikoni në linkun https://shorturl.at/KiVzG
⚠ Afati për dorëzimin e aplikimit është data 17 Prill 2025.
⚠ Afati për vlerësimin e aplikimeve dhe shpalljen e fituesëve është 2 (dy) muaj, deri në datën 17 Qershor 2025.
⚠ Shpallja e fituesëve do të kryhet në periudhën 17 - 24 Qershor 2025.
✉ Ju lutemi ndiqni të gjitha udhëzimet me kujdes. Për çdo paqartësi apo informacion, na kontaktoni në rrjetet tona sociale dhe në numrin e telefonit 069 572 6762.

Photos from Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural- Bashkia Tiranë's post 03/02/2025

Muaji Shkurt

Ullishte

Gjatë muajit Shkurt ulliri vazhdon të jetë në periudhën e qetësis relative, në fund të muajit nis ndarja e sythave të luleve në kultivarët më të hershëm.
* Përfundon krasitja, si shenjë dalluese për ndalimin e krasitjes është shqitja e lëvores me lehtësi nga druri. Nxirren jashtë ullishtes të gjitha lëndët drusore të prera pasi mund të bëhen burim për shfaqjen e dëmtueseve të ullirit.
* Në mesin e muajit fillon hedhja e plehrave azotike mundësisht nitrat amoni, pasi thithet shpejt dhe i vjen në ndihmë bimës në një kohë shumë të shpejtë.
* Vazhdojnë punimet për sistemimin e tokës në sipërfaqet ku nuk është punuar.
* Nga fundi i muajit bëhet spërkatja kundër breshkëzës.

NË VRESHTA.

Gjatë muajit shkurt vazhdohet po me ato proçese pune me karakter agroteknik dhe fitosanitar. Vazhdon kontrolli fitosanitar i fidanave që do të mbillen. Veçanërisht në vreshta, duhet të mënjanohet me çdo kusht mbjellja e hardhive me copa nga hardhitë e buta, por të mbillen vetëm fidana të shartuar mbi hardhitë e egra antifilokserike, sepse ndryshe vreshtat mbeten nën rrezikun e përhershëm të morrit të rrezikshëm të rrënjëve të hardhisë e quajtur: “Filoksera e hardhisë"

26/12/2024

Vazhdon mbështetja për fermerët e Bashkisë Tiranë me agregate bujqësore🚜🚜

7️⃣fermerë në fshatrat e Tiranës kanë përfituar pajisje dhe makineri bujqësore falë skemës së granteve gjatë muajit dhjetor.
💪Tashmë ata mund të kryejnë proceset e punës më shpejtë dhe më lehtë, si dhe të gjenerojnë më shumë të ardhura nga ferma e tyre.
💰Skema e granteve zbatohet në kuadër të projektit “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe Aktion Deutschland Hilft.
***
7️⃣ farmers in the villages of Tirana have benefited from agricultural equipment and machinery thanks to the grant scheme in December.
💪Now they can perform work processes faster and easier, as well as generate more income from their farms.
💰The grant scheme is implemented in frame of the project "Inclusion and Economic Empowerment in the Western Balkans", funded by the German Government and Aktion Deutschland Hilft.

Auswärtiges Amt Ambasada Gjermane Tiranë
Aktion Deutschland Hilft
Help - Hilfe zur Selbsthilfe

Photos from Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural- Bashkia Tiranë's post 13/11/2024

MUAJI NËNTOR NË BLETARI..
Nëntori është muaji, në të cilin do të ndalen të gjitha aktivitetet e bletëve dhe e gjithë familja do të pushoj pas një pune mjaft të lodhshme. Bletët do të pakësojnë fluturimet dhe mbretëreshat pjelljet duke arritur në atë që quajmë sferë të bletës. Gjithçka do të fillojë pas datës 10 të këtij muaji, duke sjellë në këtë mënyrë përfundimin e sezonit për këtë vit. Gjatë këtij muaji të gjithë bletarët duhet të verifikojnë ekzistencën e mbretëreshave pasi mungesa e tyre do të sjellë vdekjen e kolonisë për shkak të pamundësisë për t’i zëvëndësuar. Ndërhyrjet do të jenë më të rralla pasi ato gjatë muajve të dimrit përbejnë një shqetësim për bletën dhe dëmtojnë sferën. Sfera është një top bletësh i cili shërben për të ruajtur temperaturën normale brënda zgjoit. Pra është një fenomen që siguron vazhdimësinë e jetës për të gjithë familjen. Ushqimi për bletët është një gjë e domosdoshme për të përballuar vështirësitë e muajve të dimrit, pasi mungesa e tij do të sjellë vdekjen e çdo bletë në zgjua. Që të përdorët sfera nga bletët nevojitet energji, e cila mund të merret vetëm nga ushqimi i cilësisë më të lartë.
Gjatë këtij muaji ndalohet në mënyrë kategorike përdorimi i shërbetit si ushqim, pasi përgjatë muajve nëntor – dhjetor – janar kosheret përmbajnë lagështirë në zgjua i cili është faktor abiotik për shfaqjen e Nozemozes tek Bletët. Gjithashtu kosheret duhet të jenë të ngritura nga toka që të mos kenë probleme me mykun dhe dyert duhet të zvogëlohen aq sa të kalojnë vetëm 3 – 4 bletë.

Photos from Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural- Bashkia Tiranë's post 17/10/2024

ËSHTË KOHA E VJELJES SË ULLIRIT
Të nderuar fermerë!
Vjelja e ullirit nis zakonisht në fund të muajit Shtator dhe në fillim të muajit Tetor.
Megjithëse fermerët e Bashkisë Tiranë prej shekujsh kanë krijuar një eksperience në këtë fushë, është e nevojëshme t’ju kujtojmë disa kritere dhe praktika që duhen ndjekur në përgjithësi me qëllim arritjen e objektivave në sasi dhe cilësi në mënyrë që të arrihen përfitimet maksimale nga ana e prodhuesve dhe përpunuesve të kësaj kulture.
Në mesin e disa proçeseve në këtë periudhë, një rëndësi merr dhe vjelja e ullirit e cila ka të bëjë me disa kategori:
Vjelja sipas kultivarëve.
1-Grupi i parë është ai I kultivarëve për tavolinë, I cili duhet të vilet brenda 20 Tetorit, dhe nëse është e mbrojtur mire nga miza e ullirit vjelja shkon deri në fund të muajit Tetor (këtu futen kryesisht ulliri kokërrmadh i Beratit që përdoret për tavoline ose për kripje).
2-Grupi i dytë : Ullinjtë për vaj që piqen herët (Frantoje dhe kultivarët e tjerë kokërrvegjël). Ky grup kultivarësh duhet të vilen nga 20 Tetori deri në 10 Nëntor. Rekomandohet vjelja sa më herët, pasi më vonë jo vetëm që i prek miza, por gjithashtu i dëmton edhe era, shiu, apo shpendët.
Fermerët mendojnë se sa më vonë të vilet ulliri aq më shumë vaj merret. Po kjo ka rreziqet e veta për shkak të faktorëve të sipërpërmendur. Ngjyra më e mirë e kokrrës së ullirit në vjelje është ngjyra patëllixhanit. Në rast se kokrra ka njolla të zeza dhe jeshile është më e rrezikuar të vyshket.
3-Grupi i tretë i kultivarëve janë ato që piqen vonë si Ulliri Bardhë i Tiranës, Krujës, Peqinit dhe Kalinjoti. Këto vilen gjatë gjithë nëntorit, por jo më vonë se gjysma e parë e dhjetorit.
Si duhen vjelur ullinjtë!
Vjelja me rrjeta është më e mira pasi parandalon humbjen e kokrrave dhe ndotjen e tyre. Specialistët kanë formulën e tyre për ullirin,Vil shpejt, përpuno brenda 24 orëve. Çdo orë që kalon pas vjeljes , sjell rënien e cilësisë së vajit.
P.S: Për të gjitha këto që thamë, ju lutemi që para se të ndërmerrni veprime teknike konsultohuni me specialistët e DZHER-së në BT, AREB-it dhe ato të NjA.

Photos from Erion Veliaj's post 15/10/2024
Photos from Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural- Bashkia Tiranë's post 07/08/2024

Muaji Gusht në Ullishte

Në Ullishte vazhdon rritja e shpejtë e kokrrave dhe forcimi i bërthamës. Është faza me kërkesa sa më të larta për ujë, prandaj gjat këtij muaji kryhen dhe ujitje të ullishteve.
* Nga fundi i muajit pas rënies së reshjeve apo pas ujitjes fillon mbjedhja e bishtajoreve foragjereve.
* Gjat këtij muaji realizojme krasitjen e gjelbërt, hiqen të gjithë thithakët nga qafa e rrënjës ose nga trungu dhe baza e degëve skeletore, lihen pa u hequr vetëm lastarët që janë të nevojshëm për plotësimin e kurorës me degëzime të reja. Prerjet bëhen me kujdes, për të mos hapur plagë të mëdha.
*Gjatë këtij muaji bëhen trajtime për luftimin e mizës së ullirit.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. E Kavajës, Pranë 21 Dhjetorit
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00