15/06/2026
Klasa e gjuhës shqipe në Selanik mbyll vitin shkollor
Në Shkollën e 2-të Fillore të Pereas, në Selanik, u zhvillua ceremonia festive e përfundimit me sukses të mësimit të gjuhës shqipe për vitin shkollor 2025–2026.
Mes dhjetra nxënësve, prindërve dhe qytetarëve ishte edhe Kryetari i Bashkisë Theodhoros Tzekοs, Nënkryetari Georgios Ntavelas, konsulli në Konsullatën e RSH në Selanik Amarildo Bregu, ish-prefekti i Selanikut Panagiotis Psomiadhis, drejtori i shkollës Trifonas Kioteoglou etj.
Kryetari i Bashkisë u shpreh se, që në fillim mbështeti nismën e KSHS për mësimdhënien e gjuhës shqipe duke theksuar se me Komunitetin Shqiptar na lidh jeta jonë e përbashkët këtu, dhe së bashku do ndërmarrim nisma të reja të dobishme për qytetarët tanë.
Në fjalën e tij, drejtori i shkollës theksoi se gjatë 35 viteve të karrierës së tij si mësues dhe drejtues, është hera e parë që sheh një interesim kaq të madh të prindërve dhe nxënësve shqiptarë për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës amtare, dhe ne jemi bashkë për t’ju mbështetur në këtë drejtim.
Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇
15/06/2026
Nga trungu patriotik i Rrok Pjetër Zekë Camajt - Nga Prof. Gjon Frani Ivezaj
Familja Camaj nga Hoti i Malësisë së Madhe është ndër ato familje të rralla shqiptare që brez pas brezi kanë ruajtur me fanatizëm nderin, besën, burrërinë dhe përkushtimin ndaj çështjes kombëtare. Kjo derë fisnike, bujare dhe patriote ka nxjerrë burra të ndershëm, luftëtarë e atdhetarë, të cilët me jetën dhe veprën e tyre kanë lënë gjurmë në historinë e Malësisë dhe të mbarë kombit shqiptar.
Në themel të kësaj dere qëndron figura e ndritur e Rrok Pjetër Zekë Camajt, një burrë i njohur në mbarë Malësinë e Madhe për ndershmërinë, urtësinë, mikpritjen dhe karakterin e tij të pathyeshëm. Emri i tij gëzonte respekt jo vetëm në Hot, por në të gjitha trevat e Malësisë së Madhe, nga Shqipëria e Veriut deri në Mal të Zi.
Ai ishte ndër ata burra që fjala e tyre kishte peshë, që nderonin mikun, mbronin të dobëtin dhe punonin pa u lodhur për familjen dhe komunitetin. Krah tij qëndronte bashkëshortja e tij fisnike, një nënë shembullore, e cila me sakrifica të panumërta kontribuoi në rritjen dhe edukimin e fëmijëve me dashuri për dijen, punën dhe kombin.
Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇
15/06/2026
“Universal Woman Belgium 2026” Denisa Dema
Një tjetër emër shqiptar po fiton vëmendje në skenën ndërkombëtare të bukurisë dhe përfaqësimit femëror. Denisa Dema është shpallur zyrtarisht “Universal Woman Belgium 2026”.
Denisa rikthehet në qendër të vëmendjes pas suksesit të arritur në konkursin “Miss Grand Belgium 2022”, ku u rendit si zëvendësja e dytë, duke u vlerësuar për prezencën, elegancën dhe personalitetin e saj.
Në mesazhin e saj pas shpalljes fituese, ajo theksoi se dëshiron të frymëzojë të tjerët përmes dhembshurisë, qëndrueshmërisë dhe autenticitetit, duke besuar se lidershipi i vërtetë nis nga dëgjimi, mirëkuptimi dhe krijimi i lidhjeve të sinqerta me njerëzit.
Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇
15/06/2026
Diaspora shqiptare në Itali ngre zërin nga Fermo:”Shqipëria nuk është në sh*tje” - Nga Mihal Ciko
Nga Fermo e Italisë erdhi një tjetër mesazh i fortë i diasporës shqiptare në mbështetje të protestës së madhe qytetare të zhvilluar në Shqipëri. Në Piazza “Skënderbeu”, një shesh që mban emrin e Heroit Kombëtar, Shoqata “Skënderbeu” organizoi një manifestim solidariteti, duke bashkuar shqiptarë nga rajone të ndryshme të Italisë, përfaqësues të shoqatave, intelektualë, aktivistë dhe miq italianë.
Tubimi nuk ishte thjesht një reagim ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri. Ai përfaqësoi shqetësimin e një pjese të diasporës shqiptare, e cila, ndonëse larg atdheut, vazhdon të ndjekë me vëmendje fatin e vendit dhe të shprehë publikisht qëndrimet e saj për çështjet që prekin interesin kombëtar.
Pjesëmarrësit u solidarizuan me protestuesit në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për mënyrën e qeverisjes, për menaxhimin e pasurive publike dhe për atë që ata e konsiderojnë si rrezikim të interesave kombëtare nga lidhjet mes politikës dhe oligarkisë ekonomike. Në pankartat dhe thirrjet e tyre dominonin sloganet “Rama Ik”, “Qeveri e Re” dhe “Shqipëria është e jona”, duke reflektuar kërkesën për ndryshim politik dhe institucional.
Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇
15/06/2026
Fëmijët e Diasporës në Mynih: “Mos ma ndryshoni Shqipërinë!” - Nga Soni Memoci
Shqiptarët në Mynih ngrejnë zërin për Shqipërinë: Protestë e diasporës për mbrojtjen e natyrës dhe të ardhmes së vendit
Mynih, Gjermani – Shqiptarë të diasporës u mblodhën në Mynih në një protestë paqësore për të shprehur shqetësimin e tyre ndaj zhvillimeve që, sipas tyre, po rrezikojnë pasuritë natyrore dhe identitetin e Shqipërisë. Tubimi ishte pjesë e një serie protestash të organizuara nga diaspora shqiptare në disa qytete evropiane, në mbështetje të kërkesave për më shumë transparencë dhe mbrojtje të mjedisit.
Një mesazh i fuqishëm dhe prekës erdhi sot nga fëmijët e diasporës shqiptare gjatë protestës së organizuar në Mynih për mbrojtjen e natyrës dhe pasurive mjedisore të Shqipërisë.
Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇
15/06/2026
Shqiptarët nuk ikin më - Nga Evarist Beqiri
Në një shoqëri ku humbet shpresa, njerëzit largohen. Fillimisht fizikisht. Pastaj shpirtërisht. Pastaj politikisht.
Për vite me radhë, Shqipëria është mësuar me largimin. Të rinjtë largohen nga vendi. Qytetarët largohen nga pjesëmarrja. Shumë njerëz janë larguar nga ideja se mund të ndryshojnë diçka. Demokracia është në rrezik kur qytetarët nuk janë vigjilent ndaj vlerave që e mbajnë atë gjallë.
Albert Ajnshtajni thoshte se problemet njerëzore nuk zgjidhen si ekuacionet fizike. Politika është më e vështirë se fizika. Ajo kërkon përgjegjëshmëri të përditshme.
Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇
14/06/2026
“Revolucioni i flamingove” mbërrin në Botërorin e futbollit
Protesta e shqiptarëve e pagëzuar tashmë “Revolucioni i flamingove” është mbajtur në disa nga qytetet më të mëdha të Europës, Amerikës, Australisë dhe më gjerë.
Një foto është bërë virale që tregon flamurin shqiptar në krah të një flamingoje në ndeshjen që po luhet mes Holandës dhe Japonisë në Dallas të SHBA-ve.