REC Albania

REC Albania

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from REC Albania, Rr. Ismail Qemali, nr. 27, Tirana.

Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri është një organizatë aktive jo-fitimprurëse me një larmi programesh mjedisore, zbatuar në komunitete të ndryshme të vendit dhe më gjerë në rajon.

17/06/2026

📢 THIRRJE PËR EKSPERTË
Kërkohet një ekip ekspertësh i përbërë nga një Ekspert Ndërkombëtar dhe një Ekspert Kombëtar, me përvojë në të drejtën mjedisore, drejtësinë penale dhe trajnime për institucione të sistemit të drejtësisë.

Ky shërbim vjen në kuadër të projektit Environmental Justice Albania (EJA), i zbatuar nga REC Albania në partneritet me BIRN Albania dhe Blue Link, me mbështetjen e OSCE Presence in Albania dhe financim nga IPA III i Bashkimit Evropian.

📅Afati i aplikimit: 10 korrik 2026

📧Aplikimet dërgohen në: [email protected]

Për detaje, lutemi referojuni termave të referencës në link-un vijues: https://recshqiperi.org/2026/06/17/thirrje-per-eksperte-2/

17/06/2026

📢 THIRRJE PËR EKSPERTË
Kërkohet një ekspert ndërkombëtar me të paktën 10 vite përvojë dhe një ekspert kombëtar me të paktën 5 vite përvojë në fusha relevante si mjedisi, media, qeverisja ose transparenca.

Ky shërbim vjen në kuadër të projektit Environmental Justice Albania (EJA), i zbatuar nga REC Albania në partneritet me BIRN Albania dhe Blue Link, me mbështetjen e OSCE Presence in Albania dhe financim nga IPA III i Bashkimit Evropian.

📅Afati i aplikimit: 10 korrik 2026

📧Aplikimet dërgohen në: [email protected]

Për detaje, lutemi referojuni termave të referencës në link-un vijues: https://recshqiperi.org/2026/06/17/thirrje-per-aplikime/

17/06/2026

🟥 Parlamenti Europian i ka bërë thirrje Shqipërisë…

Parlamenti Europian i ka bërë thirrje Shqipërisë që të pezullojë menjëherë dhënien e lejeve, zhvillimin e punimeve ndërtimore si dhe çdo ndërhyrje tjetër me karakter zhvillimor në zonat e mbrojtura. Kjo kërkesë është pjesë e amendamentit 17, i shtuar në pikën 46 të rezolutës për raportin vjetor mbi Shqipërinë, i cili u miratua të mërkurën gjatë votimit në Parlamentin Europian.

Ky vendim vjen në një moment kur, sipas dokumentit, vëmendja dhe shqetësimi ndërkombëtar për çështjet mjedisore në Shqipëri është në rritje, veçanërisht lidhur me projektin në zonën e Zvërnecit dhe zhvillimet në Vjosë-Nartë. Në tekstin e miratuar, eurodeputetët theksojnë se ndjekin nga afër protestat qytetare dhe reagimet publike ndaj këtyre ndërhyrjeve, duke i cilësuar ato si protesta paqësore që shprehin shqetësim për mbrojtjen e zonave me vlera të larta ekologjike.

Në rezolutë nënvizohet se zhvillimet në zonën Vjosë-Nartë tregojnë pasojat praktike të ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që rrjedhin prej tyre për ekosisteme të ndjeshme dhe zona me rëndësi të veçantë natyrore. Sipas Parlamentit Europian, çdo projekt i kësaj natyre duhet të kalojë përmes vlerësimeve të plota dhe gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu theksohet domosdoshmëria e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimi publik, ku të përfshihen komunitetet lokale, ekspertët shkencorë dhe shoqëria civile. Sipas amendamentit 17, kërkohet vendosja e një moratoriumi për të gjitha lejet e reja dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura deri në rishikimin e legjislacionit përkatës dhe sigurimin e përputhshmërisë së plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës.

16/06/2026

1️⃣6️⃣ Qershor 2026 - Dita Botërore e Breshkave të Detit

🐢Breshkat e detit janë vizitore të rregullta të brigjeve Shqiptare, por popullatat e tyre mbeten të rrezikuara💔. Ato vazhdojnë të përballen me presione të shumta që kërcënojnë mbijetesën e tyre.

Në Ditën Botërore të Breshkave të Detit, REC Shqipëri riafirmon angazhimin e saj për ruajtjen e këtyre specieve të rëndësishme për biodiversitetin detar.

🎥 Video: V. Çova


1️⃣6️⃣ June 2026 - World Sea Turtle Day

🐢 Sea turtles are regular visitors to the Albanian coasts, but their populations remain endangered 💔. They continue to face multiple pressures that threaten their survival.

On World Sea Turtle Day, REC Albania reaffirms its commitment to the protection and conservation of these important species for marine biodiversity .

🎥 Video: V. Çova

12/06/2026

❌🏛️ Shoqëria Civile mjedisore refuzon të marrë pjesë në tryezën e konsultimit për projektligjet, për sa kohë që mbetet në fuqi Ligji nr. 21/2024, i cili lejon ndërhyrje në zonat e mbrojtura.
Ky qëndrim mbështetet edhe nga Komisioni Evropian në procesin e integrimit, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes efektive të ekosistemeve dhe biodiversitetit.

📄 Klikoni linkun për të lexuar deklaratën e plotë: https://recshqiperi.org/2026/06/12/organizatat-e-shoqerise-civile-mjedisore-bojkotojne-proceset-konsultuese-te-ministrise-se-mjedisit-deri-ne-shfuqizimin-e-ndryshimeve-ne-ligjin-per-zonat-e-mbrojtura/

10/06/2026

Ky cikël advokues dhe informues rreth varfërisë energjitike i REC Albania mbështetet përmes nismës "S-Energy", të Climate Action Network Europe (CAN Europe), dhe financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit "Funding Fairer Futures".

Postimi është përgatitur me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e REC Shqipëri dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i qëndrimit të Bashkimit Evropian.


Photos from REC Albania's post 10/06/2026

🇦🇱
🏛️ 96 organizata të shoqërisë civile kërkojnë rishikimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura (21/2024)!
Shqetësimi kryesor lidhet me ndryshimet ligjore që rrezikojnë mbrojtjen e biodiversitetit, cenojnë transparencën në vendimmarrje dhe bien ndesh me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
🔗 Letra e plotë: https://recshqiperi.org/2026/06/10/96-organizata-te-shoqerise-civile-kerkojne-rishikimin-e-ligjit-per-zonat-e-mbrojtura-21-2024/

🇬🇧
🏛️ 96 civil society organizations call for a revision of the Protected Areas law (21/2024)!
The main concern relates to legislative changes that threaten biodiversity protection, undermine transparency in decision-making, and contradict Albania’s commitments in the European integration process.
🔗 Full letter: https://recshqiperi.org/2026/06/10/96-organizata-te-shoqerise-civile-kerkojne-rishikimin-e-ligjit-per-zonat-e-mbrojtura-21-2024/

08/06/2026

🇦🇱 - CAN Europe kërkon transparencë, ligjshmëri dhe pjesëmarrje reale për Vjosë–Nartën!

Bruksel, 8 Qershor 2026 – CAN Europe (Rrjeti Evropian i Veprimit për Klimën) solidarizohet me mijëra qytetarë shqiptarë dhe me organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë mobilizuar në mbrojtje të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Nartë dhe të parimeve demokratike që mbrojtja e tij përfaqëson.
Prej ditësh, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, për të kundërshtuar shkatërrimin e një prej ekosistemeve bregdetare të fundit të paprekura – një peizazh me vlerë të jashtëzakonshme ekologjike, i cili shërben si habitat për flamingot dhe lloje të tjera të rrezikuara, si foka mesdhetare, breshka kokëmadhe e detit dhe qindra lloje shpendësh. Ky mobilizim pasqyron një kërkesë më të gjerë dhe legjitime: që vendimet lidhur me trashëgiminë e përbashkët natyrore duhet të merren me transparencë, integritet ligjor dhe me pjesëmarrje aktive dhe domethënëse të publikut.
CAN Europe është thellësisht e shqetësuar për shkeljet e raportuara të legjislacionit mjedisor dhe mungesën e proceseve të përgjegjshme dhe transparente të vendimmarrjes në lidhje me Peizazhin e Mbrojtur Vjosë–Nartë.

“Aktivistët e mjedisit në Shqipëri janë në vijën e parë të protestave, duke kundërshtuar me vendosmëri çdo investim që cenon trashëgiminë natyrore dhe biodiversitetin. Slogani ‘Duart larg Nartës’ ka mobilizuar dhjetëra mijëra të rinj, të cilët po kërkojnë me forcë transparencë dhe mbrojtjen e vlerave natyrore. Mbështetja e gjerë që po i jepet kësaj lëvizjeje nga vende të ndryshme të botës dëshmon se natyra nuk njeh kufij dhe se biodiversiteti është një thesar që i përket të gjithëve”, – Mihallaq Qirjo, REC Shqipëri.

Pezullimi i menjëhershëm i aktivitetit ndërtues në Vjosë–Nartë, rivendosja e plotë e mbrojtjes ligjore për peizazhin e mbrojtur dhe garantimi i hapësirës qytetare për pjesëmarrje efektive në proceset e vendimmarrjes mjedisore janë hapa të domosdoshëm që duhet të ndërmerren pa vonesë.
Mbrojtja e ekosistemeve dhe e të drejtave demokratike janë të pandashme nga njëra-tjetra.

CAN Europe do të vijojë të monitorojë situatën nga afër dhe do të qëndrojë vendosmërisht përkrah përpjekjeve të shoqërisë civile në Shqipëri.

REC Shqipëri është anëtare me të drejta të plota e CAN Europe që nga viti 2021.

Lexoni njoftimin e plotë në web për më shumë detaje dhe kontaktet ⬇️
https://recshqiperi.org/2026/06/08/can-europe-solidarizohet-me-qytetaret-shqiptare/


🇬🇧 - CAN Europe calls for transparency, legality, and meaningful participation for Vjosa–Narta!

Brussels, 8 June 2026 – CAN Europe stands in solidarity with the thousands of Albanian citizens and civil society organisations mobilising to defend the Vjosa Narta Protected Landscape and the democratic principles that its protection represents.
For days, thousands of people have taken to the streets of Tirana and beyond to oppose the destruction of one of the Mediterranean’s last intact coastal ecosystems, a landscape of exceptional ecological value, home to flamingos, critically endangered Mediterranean monk seals, loggerhead sea turtles, and hundreds of other bird species. This mobilisation reflects a broader and legitimate demand: that decisions over shared natural heritage be made with transparency, legal integrity, and meaningful public participation.
CAN Europe is deeply concerned by the reported violations of environmental law and the absence of transparent and accountable decision-making processes surrounding the Vjosa Narta Protected Landscape.

“Albanian environmentalists are on the front line of these protests, strongly opposing any investment that destroys natural heritage and biodiversity. ‘Hands off Narta’ has gathered tens of thousands of young people – who call themselves ‘flamingos’ – chanting for transparency and the protection of natural values. The wide global support for this movement shows that nature has no borders, and that biodiversity is a treasure belonging to everyone.”— Mihallaq Qirjo, REC Albania

The immediate suspension of all construction activity at Vjosa Narta, the reinstatement of full legal protections for the protected landscape, and the guarantee of civic space for meaningful participation in environmental decision-making are necessary steps that must be taken without further delay.
The protection of ecosystems and the protection of democratic rights are inseparable.

CAN Europe will continue to monitor the situation closely and stand firmly alongside Albanian civil society in this effort.

REC Albania has been a full member of CAN Europe since 2021.

Read the full statement online for more details and contacts ⬇️
https://recshqiperi.org/2026/06/08/can-europe-solidarizohet-me-qytetaret-shqiptare/

08/06/2026

8️⃣ Qershor 2026 – Dita Botërore e Oqeaneve

💙Oqeanet janë zemra e planetit tonë.
🌊Një botë e gjallë e thellë, plot ngjyra dhe sekrete.

Photos from REC Albania's post 06/06/2026

🦩'Mos ma prekni natyrën'🦩
Eshtë më shumë se një mesazh, më shumë se një kerkësë, është një thirrje që ato dy duar të vogla, e kanë punuar gjithë kujdes në pankartën që mbajnë pa u lodhur!❤️

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. Ismail Qemali, Nr. 27
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00