Partia Mundësia

Partia Mundësia

Share

Po krijojmë një parti të djathtë të vërtëtë, për të marrë atë që na është mohuar dhe na takon, MUNDËSIA.

03/06/2026

Mos i lini vetëm! Janë të rinj, shumë prej tyre 18, 19, 20 vjeç, që po protestojnë sepse duan një të ardhme këtu. Për mjedisin, për pronat, kundër korrupsionit, kundër padrejtësisë. Ata nuk duhen sulmuar. Duhen dëgjuar. Dhe nuk duhen lënë vetëm

03/06/2026

Nuk janë grekë, as rusë e as serbë! Janë SHQIPTARË 🇦🇱 që kanë marrë në dorë fatin e tyre.

02/06/2026

Kjo energji nuk duhet të shkojë dëm! Qytetarët do prijnë protestën edhe sot. Ora 18:00, dilni në shesh!

02/06/2026

Pro investimeve të ndershme dhe të pastra, kundër grabitjes, parave të pista dhe tërheqjes zvarrë të shqiptarëve. Zhvillimi nuk vjen përmes errësirës, mungesës së transparencës dhe forcës së të fortëve, por përmes ligjit, ndershmerisë dhe respektit për qytetarët e tu.

01/06/2026

E jashtëzakonshme! Mijëra të rinj po prijnë përpara. Qytetarët e dinë gjithmonë çfarë është e duhura dhe ata e dinë se kur është koha. Nuk ngrihen dot për interesat e politikanëve, por për të ardhmen e tyre dhe Shqipërisë, dinë si.

01/06/2026

U desh një gazetare nga Vlora që të thyente censurën 4-mujore për Rrjollin. 👏

Zvërneci, për fat të mirë, e theu censurën. Sonte të gjithë në shesh, në protestë, për Zvërnecin, për Rrjollin, për Thethin, për Manastirin, për Durrësin, për Pogradecin, për çdo tokë që u është grabitur shqiptarëve.

Policinë private për herë të parë Rama e futi në Rrjoll. Të fortët e policisë private goditën me grusht një të mitur, morën zvarrë të moshuar, u përplasën me gra shtatzëna. Të maskuar, me shkopa gome.

Askush nuk foli. Askush nga politika, askush nga media, absolutisht askush. Ndaj grushti i Rrjollit nuk doli askund, përveçse te faqet e Partisë Mundësia.

Të fortët e Rrjollit janë ende aty dhe kanë ngritur gardh prej betoni.

01/06/2026

Edi Rama ka nxjerrë të vetët të reagojnë sepse nuk fshihet dot më. Në ato pamje, secili prej nesh ka parë veten e vet të dhunuar, të tërhequr zvarrë nga administrata, nga pushteti publik, nga ata që kanë në dorë fatin dhe të ardhmen e çdo shqiptari. Për Rrjollin ku ishin këta hipokritët që kanë 35 vjet u rrëmbejnë pronën dhe të ardhmen e shqiptarëve?!

26/05/2026

Ky model është kundër kohës, kundër Europës, kundër çdo parimi politik e moral. Ne duam një Shqipëri në dorë të shqiptarëve, jo të bandave kriminale. Bashkohu me projektin tonë politik, eja te MUNDËSIA!

26/05/2026

300 milionë euro rrezikojnë të dalin nga xhepat e shqiptarëve për Aeroportin e Vlorës. E keni parasysh sa banalisht u ndanë aksionet? Në zyrë me Ballukun, si në pazar. Kaq ke ti, kaq kam unë. E si mund të përfundonte ndryshe kjo histori?!

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Tirana