Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve

Share

Faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve

Photos from Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve's post 08/06/2026

📍 Vlorë

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura vijon të luajë një rol kyç në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e ujërave detare të pastra 🌱🌊

06/06/2026

💧 Ujësjellës Kanalizime Shkodër njofton se faza e parë e ndërhyrjes për lidhjen e linjës së re kryesore të tubacioneve, në kuadër të projektit të financuar nga KfW, ka përfunduar me sukses. ✅

🚧 Punimet do të vijojnë sipas fazave të planifikuara, me synim përmirësimin e furnizimit me ujë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

📝 Qytetarët e prekur nga ky projekt ftohen të paraqiten pranë Qendrës së Kujdesit ndaj Klientit për lidhjen e kontratave të reja.

Ujesjelles Kanalizime Rajoni Shkoder

05/06/2026

Enea Karakaçi ✍️Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, një aks i shumëpritur, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në të gjithë veriun e vendit🤝🇦🇱

Photos from Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve's post 02/06/2026

💧Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë

🔧 Ekipet teknike të terrenit vijojnë punën për kontrollin dhe mirëmbajtjen e pompave.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Sarandë

Photos from Ujesjelles Kanalizime Rajoni Shkoder's post 02/06/2026

📍Guri I Zi

🟦 Grupet e terrenit, në bashkëpunim me sektorët përkatës të UK Shkodër kanë përfunduar me sukses ndërhyrjen e nisur që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.

🟦Si pasojë e një defekti në rrjet, ekipet kanë realizuar zëvendësimin e segmentit të dëmtuar të linjës.

✅️Punimet janë kryer pa ndikuar në furnizimin me ujë për banorët, duke garantuar vazhdimësi dhe përmirësim të cilësisë së shërbimit në zonë. 💧

Photos from Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve's post 29/05/2026

Ujësjelles Kanalizime Rajoni Fier

🚧 Vijojnë punimet për ndërtimin e KUZ në Drenovë Fushë, Mallakastër.

Ekipet e Ujësjellës Kanalizime janë në terren për realizimin e investimit që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimit për banorët e zonës.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier

29/05/2026

🟦 Në orët e para të mëngjesit, sektorët përkatës të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Shkodër kanë ndërhyrë për pastrimin e kanalizimeve të ujërave të bardha në pedonalen e Gjuhadolit, një nga shëtitoret kryesore të qytetit.

🚧 Paralelisht është kryer edhe larja e sipërfaqeve përreth, me qëllim përmirësimin e higjienës dhe krijimin e një ambienti më të pastër dhe të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët.

🌞 Procedura të tilla do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme gjatë sezonit veror, për shkak të fluksit të shtuar të vizitorëve dhe nevojës për mirëmbajtje të standardeve të larta të pastërtisë.

24/05/2026

💧Nxënësit e shkollës “Perla” 📍 Vlorë, u njohën nga afër me proceset e trajtimit, prodhimit dhe shpërndarjes së ujit.

🧑‍💻 Edukimi për mbrojtjen e ujit dhe mjedisit mbetet çelesi për një të ardhme më të ndërgjegjshme.

Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlore

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Tirana