Në ndërkohë Vlora e re Turistike vazhdon të zhvillohet me hapësira publike, të denja për Shqipërinë 2030 në BE dhe kjo është një copëz e transformimit të Radhimës, ku po merr jetë Lungomare 4 e po rritet numri i hoteleve të një niveli më të mirë☀️🌊
😍
🦅❤️🇦🇱
Pirro Vengu
Baba, bashkëshort, 🇦🇱 Deputet i Vlorës🌹
•
Father, husband, Member of Parliament for Vlora.
24/06/2026
🇦🇱🤝🇫🇷🇪🇺
I lumtur të mikprisja sot, bashkë me kolegët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Francë, ish-Presidentin e Republikës Franceze, François Hollande, një mik të vyer të Shqipërisë.
Nën presidencën e tij, në vitin 2017, u nënshkrua Partneriteti Strategjik mes Shqipërisë dhe Francës, një marrëveshje që hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Sot, frytet e këtij partneriteti janë të dukshme në arsim, kërkim shkencor, teknologji, inovacion, mbrojtje dhe në një numër në rritje projektesh me rëndësi strategjike për të ardhmen e vendit.
Biseduam gjerësisht edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në një Evropë që përballet me sfida të reja në siguri, konkurrueshmëri, energji dhe teknologji, zgjerimi është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët.
Si gjithmonë, François Hollande solli në bisedë atë kombinim të rrallë të përvojës, qetësisë dhe humorit që e karakterizon.
24/06/2026
Gjatë vizitës mes shqiptarëve të Malit të Zi pata kënaqësinë të takoja edhe studiuesin e ri Albert Bikaj, dhe të flisnim për librin e tij “Zanafilla e Mendimit Kombëtar”.
Faleminderit Albert, dhe të uroj suksese në punën fantastike që po bën!
Kur përgjegjësia është në shumë duar, përfundon duke mos qenë e askujt.
Ndryshimet që kam rekomanduar prej kohësh në ligjin për 📃🚨 Emergjencat Civile dhe atë për 📃🧑🚒Shërbimin Zjarrfikës duhet të bëhen sa më parë.
Vetëm me një sistem të fortë, me Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në drejtim operacional dhe me ekspertizën e Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcën rezerviste në mbështetje, mund të kemi reagimin e duhur ndaj fatkeqësive.
🔗 Emergjencat kërkojnë drejtim të qartë, komandë të qendërzuar dhe koordinim të plotë.
Por kjo nuk bëhet pa fuqizuar zjarrfikësit lokalë me status dinjitoz, paga më të mira, pajisje moderne dhe mbështetjen që meritojnë.
Më shumë mbështetje për njerëzit në vijën e parë. Më shumë siguri për qytetarët.
Mirënjohje për gratë dhe burrat e AKMC-së dhe Forcave të Armatosura, që me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrificë janë gjithmonë aty kur vendi ka nevojë për ta.
Detyra jonë është të vazhdojmë t’i mbështesim me investime, trajnime dhe kapacitete që t’i bëjnë edhe më të fortë për çdo sfidë.
23/06/2026
Ja edhe tribunët e vetëshpallur të “Shqipërisë së re”. Një paradoks më vete. Kur Kosova ishte nën zgjedhën e Serbisë dhe Shqipëria ishte e dobët, duhej ta forconin të tjerët. Tani që Shqipëria është më e fortë se kurrë, duhet ta dobësojmë vetë. Kjo qenka ndërgjegjja kundërthënëse e “Shqipërisë së re”.
Ëndrra për një Shqipëri më të mirë është gjithmonë legjitime, edhe kur mezi artikulohet. Por historia më ka mësuar të mos kem aspak durim ndaj profetëve që pretendojnë të ndërtojnë të renë duke rrënuar atë që kemi.
Sa për listën e çuditshme të kërkesave të shpallura mbrëmë, kam një merak të vogël: mos vallë, për ta plotësuar revolucionin, duhet të ndërrojmë edhe time-zone? Ta nxjerrim Shqipërinë nga zona kohore evropiane e ta kalojmë në atë lindore? Që “Shqipëria e re” të vijë e kompletuar me të gjitha opsionet e ofiçinës.
🎞️ nga një ditë plot energji dhe diskutime mes të rinjve të Akademisë Politike të Forumi shqiptar 🇦🇱🇲🇪
22/06/2026
📍Podgoricë | Akademia Politike e Forumit Shqiptar 🇦🇱🇲🇪
Një nga bashkëbisedimet më interesante që kam zhvilluar kohët e fundit, me një brez të ri shqiptarësh të angazhuar, të përgatitur, me mendim të pavarur dhe vetëbesim. Mbi të gjitha, me një dëshirë të sinqertë për të kuptuar se si mund të angazhohen në jetën publike dhe të lënë gjurmën e tyre.
Folëm për mënyrën se si shqiptarët në rajon mund të gjejnë një rrugë të përbashkët drejt përparimit. Për patriotizmin në politikë dhe sfidat e tij. Për sigurinë kombëtare dhe kërcënimet e reja në Evropën Juglindore. Për NATO-n, Bashkimin Evropian. 🇪🇺
Nuk munguan as pyetjet mbi protestat e javëve të fundit, faktorët që i nxisin, mënyrën se si ndikojnë në jetën demokratike dhe përgjegjësinë që kemi për ta shndërruar energjinë qytetare në institucione më të forta.
E mbyllëm me një pyetje që besoj do të na shoqërojë gjatë: si mund të mbetemi një bashkësi në epokën e inteligjencës artificiale? Në një kohë kur teknologjia na lidh më shumë se kurrë, por rrezikon edhe të na fragmentojë në realitete paralele, sfida më e madhe mbetet ruajtja e besimit, e së vërtetës dhe e ndjenjës së përkatësisë.
Nga ky diskutim mora me vete edhe një bindje që e kam gjithnjë e më të fortë: sa më e fortë të jetë Shqipëria, aq më të fortë janë shqiptarët në të gjithë rajonin. Kjo ndërvarësi strategjike kërkon më shumë bashkëpunim, më shumë dije, më shumë koordinim dhe institucione më të forta.
Po aq i rëndësishëm ishte edhe një konstatim tjetër: brezi i ri nuk ka mungesë idealesh. Sfida jonë është të krijojmë hapësira ku ky idealizëm të shndërrohet në shërbim publik, sepse shërbimi është dinjiteti në veprim.
Mirënjohës për këtë mundësi 🙏🏻
Zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj, Ministrit Marash Dukaj, Sekretarit të Shtetit Naim Gjokaj dhe gjithë ekipit fantastik të Forumit Shqiptar, të cilët po krijojnë një hapësirë debati cilësor dhe po ndërtojnë një mjedis politik angazhues për profesionistët e rinj shqiptarë në Mal të Zi.
21/06/2026
Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë.
Duan apo nuk duan, u pëlqen apo nuk u pëlqen disave, tre janë faktet themelore të faktorit shqiptar në Evropën Juglindore.
Së pari, avantazhi më i madh strategjik i Shqipërisë në shekullin XXI është se është e rrethuar nga bashkëkombës. Në një epokë ku fuqia matet gjithnjë e më pak me territor dhe gjithnjë e më shumë me aftësinë për t’u organizuar, për t’u përshtatur dhe për të vepruar shpejt, prania shqiptare në rajon është kapitali ynë më i madh historik, njerëzor dhe gjeopolitik.
Së dyti, ndryshe nga shekulli i parë i shtet-ndërtimit, në dekadën e fundit forcimi ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar i Shqipërisë po përkthehet drejtpërdrejt në më shumë siguri, më shumë peshë dhe më shumë mundësi për shqiptarët në gjithë rajonin. Nuk është më vetëm Shqipëria që mbahet nga kombi. Është edhe kombi që forcohet nga një Shqipëri më e fortë, më e besueshme dhe më pranë Bashkimit Evropian.
Së treti, Shqipëria e ka ushtruar rolin e saj si shtet amë pa komplekse: herë në vijën e parë, herë në diplomacinë e heshtur, por gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shqiptarëve kudo ku jetojnë.
Prandaj, kush mendon se i shërben kombit duke brohoritur “revolucion” në Tiranë, nuk po kupton përmasat e kohës. Tirana nuk është thjesht kryeqyteti i Shqipërisë. Është qendra politike, ekonomike dhe diplomatike e gravitetit të shqiptarëve në Evropën Juglindore. Ta destabilizosh atë nuk është akt patriotik. Është një luks që kombi shqiptar nuk mund t’ia lejojë vetes.
P.S. Një këshillë miqësore për revolucionarët me GPS që zbresin vetëm në Tiranë.
Mos e ngatërroni dashurinë për kombin me tutorinë mbi Shqipërinë. Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Por shtetin amë nuk ua lëmë askujt ta dobësojë në emër të patriotizmit.
Sepse shqiptarët kanë dy shtete, janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe minoritet europianizues në Mal të Zi dhe në Serbi. Por kanë vetëm një qendër graviteti strategjik. Dhe ajo është një Shqipëri e fortë.
“Shqipëria e re” mund të tingëllojë bukur si brohoritje. Shqipëria e fortë, është shumë më e vështirë si detyrë. Unë zgjedh detyrën.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Contact the business
Website
Address
Tirana
2423
