02/06/2026
🏗️Në qarkun Berat 25-26 Maj 2026, në kuadër të trajnimeve për Vlerësimin e Dëmtimeve dhe Përdorshmërisë së Ndërtesave (VDPN) pas tërmeteve. Instituti i Ndërtimit, me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, dhe në bashkëpunim me AKMC është angazhuar në forcimin e kapaciteteve teknike dhe institucionale për vlerësimin e shpejtë dhe të standardizuar të dëmtimeve në ndërtesa pas ngjarjeve sizmike.🤝🏼
29/05/2026
Sot, Instituti i Ndërtimit zhvilloi një takim profesional me përfaqësues të fushës së mjedisit dhe eficiencës energjetike, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit për zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e ndërtimit.
Diskutimet u fokusuan në zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të Partneritetit për Eficiencën e Energjisë në Ndërtesa (PEEB), me vëmendje të veçantë ndaj ndërtesave të qëndrueshme, ekonomisë qarkulluese, riciklimit të materialeve dhe praktikave moderne të ndërtimit.
Një hap i rëndësishëm drejt promovimit të standardeve europiane dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme për sektorin e ndërtimit në Shqipëri.
25/05/2026
Në qarkun Vlorë 21-22 Maj 2026, në kuadër të trajnimeve për Vlerësimin e Dëmtimeve dhe Përdorshmërisë së Ndërtesave (VDPN) pas tërmeteve. Instituti i Ndërtimit, me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, dhe në bashkëpunim me AKMC është angazhuar në forcimin e kapaciteteve teknike dhe institucionale për vlerësimin e shpejtë dhe të standardizuar të dëmtimeve në ndërtesa pas ngjarjeve sizmike.
12/05/2026
Nga ekspertiza tek standardet e vleresimit te ndertesave.
Në qarkun Elbasan 22-23 Prill, në kuadër të trajnimeve për Vlerësimin e Dëmtimeve dhe Përdorshmërisë së Ndërtesave (VDPN) pas tërmeteve.
Instituti i Ndërtimit, me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, dhe në bashkëpunim me AKMC është angazhuar në forcimin e kapaciteteve teknike dhe institucionale për vlerësimin e shpejtë dhe të standardizuar të dëmtimeve në ndërtesa pas ngjarjeve sizmike.
01/05/2026
Në këtë ditë, nderojmë dhe vlerësojmë kontributin e çdo punonjësi, puna dhe përkushtimi i të cilëve ndërton çdo ditë themele më të forta për zhvillimin e vendit.
Gëzuar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.🙏🏻
16/04/2026
Nga ekspertiza tek standardet e vleresimit te ndertesave.
Në kuadër të trajnimeve që po zhvillohen në qarqe, Instituti i Ndërtimit, me mbështetjen e 🇨🇭 Qeverisë Zvicerane, po kontribuon në ngritjen e një sistemi të ri standardesh për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa dhe menaxhimin e emergjencave në Shqipëri. 🏗️
12/04/2026
Gëzuar Pashkët Ortodokse! 🙏🏻
Me rastin e kësaj feste të shenjtë, që përfaqëson besimin, durimin dhe rilindjen shpirtërore, ju urojmë paqe, gëzim dhe begati në familjet tuaja.
Qoftë kjo ditë një mundësi për reflektimi dhe afrimi, duke sjellë më shumë dritë dhe pozitivitet në jetën tuaj.
05/04/2026
Gëzuar Pashkët Katolike! 🙏🏻
Në këtë festë të shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen, shpresën dhe triumfin e jetës mbi vështirësitë, ju urojmë paqe të thellë shpirtërore, mirësi dhe harmoni në çdo familje. Le të shërbejë kjo ditë si një moment reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë, duke sjellë më shumë dritë, besim dhe qëndrueshmëri në jetën tuaj të përditshme.
20/03/2026
Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙
Në këtë ditë të shenjtë, ju urojmë paqe, mirësi dhe gëzim në çdo familje.
Qoftë një moment reflektimi, bashkimi dhe mirënjohjeje, që sjell më shumë dritë dhe harmoni në jetën tuaj.