11/03/2026
Mesazh Ngushëllimi
Partia Demokristiane e Shqipërisë shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Nikoll Ndreut.
Nikoll Ndreu shërbeu për disa vite si Kryetar i Degës së Demokristianëve në Kurbin, duke përfaqësuar me dinjitet alternativën politike demokristiane në Bashkinë e Kurbinit.
Në detyrat e tij si Drejtor i Shëndetit Publik në Kurbin, si anëtar i Këshillit Bashkiak dhe në angazhime të tjera profesionale e përfaqësuese, ai u dallua për përkushtim, integritet dhe korrektësi.
Nikolla do të kujtohet si një politikan model dhe një familjar shembullor, i respektuar nga bashkëpunëtorët dhe komuniteti.
Në këto momente të vështira, Partia Demokristiane e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.
Lamtumirë miku dhe bashkëpunëtori ynë Nikoll Ndreu.🇦🇱
Pushofsh në paqe.🙏
23/01/2026
Z. Ndoka, në nje rrefim politik!🇦🇱
“Kam pasur oferta edhe tani”, Rrëfimi i Ndokës: Ju tregoj momentin që “tremba” politikën e Tiranës
Në këtë episod të podkastit "Në Radar" për Radar.al, Nard Ndoka rrëfen momentet më të forta të karrierës së tij politike. Nga historia si “i pari kryetar i p...
03/12/2025
Partia Demokristiane e Shqipërisë
NJOFTIM SHTYPI
Partia Demokristiane e Shqipërisë ndjek me vëmendje dhe përgjegjësi zhvillimet politike në Kosovë dhe procesin zgjedhor që pritet të përcaktojë përfaqësimin e forcave politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në këtë kuadër, dëshirojmë të përcjellim një mesazh të qartë, miqësor dhe institucional për vëllezërit tanë demokristianë në Kosovë.
Koalicionet politike nuk janë zgjedhje të lehta. Ato kërkojnë bashkëpunim, mirëkuptim, transparencë dhe mbi të gjitha besim reciprok.
Për Demokristianët, vlerat e partneritetit janë të shenjta: respekti i fjalës, sinqeriteti politik dhe mbështetja ndaj përfaqësimit tonë të natyrshëm.
Fatkeqësisht, zgjedhjet e kaluara treguan se disa prej partnerëve tradicionalë, veçanërisht LDK, nuk i respektuan këto vlera, duke mos u treguar të sinqertë dhe të ndershëm në raport me aleancën tonë historike.
Pasojat ishin të qarta: Demokristianët e Kosovës mbetën jashtë Kuvendit, pavarësisht kontributit dhe bazës së tyre elektorale.
Në situata të tilla, vendimmarrja është e vështirë dhe kërkon pjekuri. Ajo duhet të bazohet tek tradita jonë, vizioni ynë europian dhe detyrimi për të ruajtur identitetin politik të Demokristianëve kudo ku ata veprojnë.
Sot, realiteti politik në Kosovë ka ndryshuar. Demokristianët e Kosovës e shohin veten më të respektuar, më të dëgjuar dhe më të sigurt në bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Ky vendim mund të jetë i vështirë emocionalisht, por politikisht është i drejtë, sepse garanton përfaqësim real dhe dinjitoz të Alternativës Demokristiane.
Partia Demokristiane e Shqipërisë mbështet plotësisht këtë orientim dhe qëndron krah Demokristianëve të Kosovës në rrugën e tyre drejt rikthimit në Kuvend dhe pjesëmarrjes në qeverisje.
Ne besojmë se vetëm përmes një partneriteti të sinqertë dhe respektues, vlerat tona, familja tradicionale, besimi në Zot, morali shoqëror dhe modeli europian i qendrës së djathtë, mund të përfaqësohen denjësisht në jetën politike të Kosovës.
Në emër të Demokristianëve Shqiptarë, ju urojmë suksese dhe fitore në këto zgjedhje.🇦🇱
Vlerat tona janë të qëndrueshme, parimet tona janë të qarta dhe roli ynë në shoqëri është i pazëvendësueshëm.
Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë
Nard Ndoka
Tirane, me 03.12.2025
01/12/2025
https://youtu.be/U-TSw8EjDEk?si=i6ArX6mAVGcpIpPs
“Sa të jetë Rama nuk ka zgjedhje? — Ndoka akuzon Berishën: Është pazar
- - - A2 CNN është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.Web: https://www.a2cnn.comApp...
01/12/2025
https://youtu.be/3kuxPU_pZko?si=2hon1FE21Fs1zTEn
“As dua t’ja di për PD-në!" — Ndoka i irrituar: S’ka rregulla, gjithçka po shkon drejt pazareve
"PULS", në A2 CNN, vjen çdo ditë me gazetaren Bruna Çifligu, duke sjellë temat më të nxehta të aktualitetit dhe duke shkuar në zemër të ngjarjeve.Debate, ana...