Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Share

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u krijua me VKM 419/ 2018. Monitoron portalet “Mjek & Infermier për Shqipërinë”.

Ka në varësi 4 drejtori rajonale, 36 njësi vendore, 360 qendra shëndetësore dhe spitalet deri në autonomizimin e tyre.

20/06/2026

🌍 Çdo njeri meriton siguri, dinjitet dhe shpresë.

Sot shprehim solidaritetin me miliona refugjatë në mbarë botën, të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një jete më të sigurt. Le të promovojmë mirëkuptimin, respektin dhe mbështetjen për ata që përballen me sfida të mëdha, por vazhdojnë të ecin përpara me forcë dhe shpresë.

Refugjatët

19/06/2026

Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Dhunës Seksuale Gjatë Konflikteve

Dhuna seksuale gjatë konflikteve shkakton pasoja të rënda në shëndetin fizik dhe mendor, duke ndikuar në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së individëve dhe komuniteteve.

Në këtë ditë ndërkombëtare, theksojmë rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, promovimit të shëndetit dhe garantimit të aksesit në shërbime shëndetësore për të gjithë.

💙 Shëndeti, siguria dhe dinjiteti janë të drejta themelore për çdo njeri.

Photos from Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor's post 17/06/2026

🌊☀️ Njihuni me disa prej profesionistëve të shëndetësisë të angazhuar në Qendrat Shëndetësore Verore të Drejtorisë Rajonale të OSHKSH Tiranë. Me përkushtim dhe profesionalizëm, ata janë çdo ditë në shërbim të pushuesve dhe qytetarëve, duke ofruar kujdes shëndetësor të sigurt gjatë sezonit veror.

🩺 Pranë jush, për një verë të qetë dhe të sigurt. 🏖️💙

17/06/2026
16/06/2026

🩺🌞 Raporti i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026

Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërprerje ofrimin e shërbimeve për pushuesit në të gjitha zonat turistike. Me staf të dedikuar dhe orar të zgjatur, ekipet tona janë çdo ditë në terren për kujdesin shëndetësor të qytetarëve.

📈 Që nga fillimi i sezonit veror, nga 01.06.2026 deri më 14.06.2026, janë realizuar gjithsej 4940 vizita në qendrat shëndetësore verore.

📊 Për periudhën 8–14 qershor 2026:
✅ 2977 vizita të realizuara në qendrat shëndetësore verore
🌍 23% e vizitave i përkisnin pushuesve të huaj

🩺 Diagnozat më të shpeshta:
• Hipertension arterial
• Pickime / alergji
• Viroza të ndryshme

📍 Qendrat me numrin më të lartë të vizitave:
• Kisha e Laçit
• Shëngjin
• Velipojë

🏥 Në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

15/06/2026

🩺🤝 Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Abuzimin ndaj të Moshuarve

Të moshuarit meritojnë kujdes, respekt dhe mbështetje. OSHKSH, përmes shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB), është pranë tyre për të ofruar kujdes shëndetësor dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

💙 Le të ndërtojmë së bashku një mjedis ku çdo i moshuar ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i mbrojtur.

14/06/2026

🩸 Dita Botërore e Dhurimit Vullnetar të Gjakut

Çdo pikë gjaku e dhuruar është një shpresë më shumë për ata që kanë nevojë. Sot, nderojmë të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, të cilët me një gjest të thjeshtë kontribuojnë në shpëtimin e jetëve.

❤️ Dhurimi i gjakut shpëton një jetë.
Faleminderit për solidaritetin dhe humanizmin tuaj.

Photos from Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale's post 13/06/2026
12/06/2026

👧🩺 Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

Një fëmijëri e sigurt është thelbësore për shëndetin dhe zhvillimin e çdo fëmije. Punësimi i fëmijëve mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e tyre fizike, mendore dhe sociale, duke i privuar nga e drejta për t’u rritur të shëndetshëm.

💙 Fëmijëria është për të mësuar, për të luajtur dhe për t’u zhvilluar, jo për të punuar.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga “Marubi”, Laprakë, Tiranë
Tirana
1025

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00