Ilirjan Celibashi

Ilirjan Celibashi

Share

KQZ - Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri
CEC - Albanian State Elections Commissioner www.kqz.gov.al

Photos from OSCE Presence in Albania's post 19/06/2026
17/06/2026

📍 Konferencën Rajonale "Paratë në Politikë 2026", Kishinau, Moldavi.
Tematika e këtij edicioni "Nga paratë virtuale te ndikimi real: Kufijtë e rinj të qëndrueshmërisë demokratike".

17/06/2026

Konferenca Rajonale “Paratë në Politikë” 2026 – “Nga Paratë Virtuale te Ndikimi Real: Kufijtë e Rinj të Qëndrueshmërisë Demokratike”, Krishinau, Moldavi.

Photos from Ilirjan Celibashi's post 17/06/2026

📍 KQZ Shqiperi mori pjesë në Konferencën Rajonale "Paratë në Politikë 2026", të mbajtur në Kishinau, Moldavi.

Ky edicion, me temë "Nga paratë virtuale te ndikimi real: Kufijtë e rinj të qëndrueshmërisë demokratike", mblodhi ekspertë nga 20 vende për të trajtuar sfidat e financimit të paligjshëm përmes kriptomonedhave, ndërhyrjet e huaja digjitale dhe rreziqet hibride në proceset zgjedhore.

Gjatë sesioneve u diskutua për koordinimin ndërinstitucional kundër krimeve zgjedhore, ku u nda edhe përvoja e Shqipërisë përgjatë ciklit zgjedhor 2025.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rregullimit të reklamimit politik online dhe mbështetjes tek teknologjia e Inteligjenca Artificiale për monitorimin në kohë reale dhe zbulimin e anomalive në deklarimet financiare.
Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e harmonizimit të kuadrit ligjor me standardet evropiane, duke u ndalur veçanërisht te mekanizmat e Mburojës Evropiane për Demokracinë.

Ky shkëmbim rajonal rikonfirmoi se bashkëpunimi shumëpalësh dhe përdorimi i instrumenteve të avancuara digjitale janë hapa jetikë për të parandaluar ndërhyrjet e huaja dhe për të garantuar transparencë të plotë në epokën e transformimit teknologjik.

Ky aktivitet u organizua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Moldavisë (Comisia Electorală Centrală a Republicii Moldova), në partneritet me International IDEA dhe organizata të tjera ndërkombëtare, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe shteteve partnere.

Photos from Ilirjan Celibashi's post 17/06/2026

🗳️ KQZ Shqiperi zhvilloi një trajnim dyditor me trajnerë të certifikuar të administratës zgjedhore për përdorimin e aplikacionit KQZ.

“Aplikacioni KQZ” shërben si një platformë e integruar informacioni, raportimi dhe komunikimi ndërmjet KQZ-së dhe komisioneve zgjedhore, duke mundësuar raportimin në kohë reale mbi ecurinë e procesit të votimit dhe numërimit të votave.📱

Qëllimi i këtij trajnimi ishte rritja e kapaciteteve të trajnerëve për përdorimin efektiv të aplikacionit, me synim që ata të trajnojnë më tej administratën zgjedhore në përdorimin e tij.

Trajnimi u fokusua në njohjen e funksionaliteteve të aplikacionit KQZ, ndërveprimin e tij me KQZ App, si dhe në rëndësinë e standardizimit të metodologjisë së trajnimit dhe përdorimin e materialeve të unifikuara. Këto elemente kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe saktësinë e raportimit të informacionit zgjedhor.

📚Gjatë trajnimit, trajnerët u aftësuan në:
• Regjistrimin dhe hyrjen në aplikacionin KQZ;
• Përdorimin e funksioneve kryesore të aplikacionit;
• Menaxhimin e profileve të përdoruesve;
• Raportimin elektronik (e-administration).

Në trajnim morën pjesë 63 trajnerë të certifikuar nga i gjithë vendi.

Photos from Ilirjan Celibashi's post 15/06/2026

Sot shqyrtuam kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” depozituar nga komiteti përfaqësues i përbërë nga: z. Kristaq Kume, z. Andi Tepelena, zj. Edlira Çepani, z. Edmond Çata, zj. Etleva Merko, zj. Gerta Meta, z. Ilir Aliaj, zj. Rezearta Çaushaj, z. Rigels Xhemollari dhe zj. Silvana Bello.

Vendosëm miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve për nismën ligjvënëse të zgjedhësve, për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve të realizohet brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Gjithashtu, në seancën e sotme publike plotësuam vakancat e krijuara në këshillat bashkiak:
1. Këshillin e Bashkisë Pustec me kandidatin nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Nasi Kostofski.
2. Këshillin e Bashkisë Pustec me kandidatin nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, zj. Valbona Sotir”.
3. Këshillin e Bashkisë Kamëz me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Vitore Ndoci.

15/06/2026

- Seanca publike e ditës së hënë, datë 15 qershor 2026, ora 10:30 me këtë rend dite:
Çështje për shqyrtim rishtaz:
1. “Për shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
2. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Pustec me kandidatin nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Nasi Spase Kostofski”.
3. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Pustec me kandidatin nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, zj. Valbona Gjergji Sotiri”.
4. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kamëz me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Vitore Gjon Ndoci”.

15/06/2026

Seancë publike ditën e hënë, datë 15 qershor 2026, ora 10:30 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtaz:

1. “Për shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
2. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Pustec me kandidatin nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Nasi Spase Kostofski”.
3. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Pustec me kandidatin nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, zj. Valbona Gjergji Sotiri”.
4. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kamëz me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Vitore Gjon Ndoci”.

07/06/2026

Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, përcjellim urimet më të sinqerta për një proces të qetë, të ndershëm dhe plotësisht demokratik.

Kemi besimin e plotë se profesionalizmi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës do të garantojë një standard të lartë integriteti, profesionalizmi dhe transparence.

Duke vlerësuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer vëllazëror, urojmë punë të mbarë dhe shumë sukses në këtë mision të rëndësishëm shtetëror.

31/05/2026

🗳️Analiza mbi “Trajnimet e administratës zgjedhore në terren – sfida dhe zgjidhjet praktike: Dialog me trajnerët”, organizuar nga KQZ Shqiperi me mbështetjen e Prezencës së OSBE (OSCE Presence in Albania) dhe në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës (Council of Europe Office in Tirana) në vend.

Analiza dy ditore me trajnerët e certifikuar kishte si qëllim kryesor vlerësimin e metodologjisë aktuale të trajnimit mbi bazën sfidave kryesore të hasura dhe identifikuara gjatë trajnimeve për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Përmes një dialogu të drejtpërdrejtë me trajnerët u trajtuan problematikat e metodologjisë trajnuese, nevojat për përmirësime, si dhe efektiviteti i trajnimeve të administratës zgjedhore.

Gjithashtu, u shpërndanë edhe certifikatat për trajnerët e kualifikuar, pas një procesi të gjatë trajnimi dhe testimit të tyre praktik në terren.

Strategjia e KQZ-së për trajnimin e administratës zgjedhore, synon krijimin e një trupe trajnerësh të certifikuar, të cilët do të angazhohen në trajnimin e komisionereve të niveleve të dyta dhe të treta dhe do të ndikojnë në rritjen e profesionalizimit të administrimit zgjedhor nga KZAZ-të, KQV-të dhe GNV-të.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga Ibrahim Rugova No. 4
Tirana
1001