Shoqata e Grave në Policinë Shqiptare
Bashkim i lirë dhe i pavarur i grave, punonjëse dhe ish punonjëse në Policinë e Shtetit
04/06/2026
Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë.
Ngushëllime familjes Mekolli, kolegëve dhe të afërmve të Eneas, që sakrifikoi jetën në përmbushje të misionit të tij fisnik. Sakrifica e tij do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje. Efektivit të plagosur, Edison Adri, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë familjes dhe kolegëve të tij.
Policia e Shtetit do të vazhdojë me vendosmëri misionin në mbrojtje të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Sakrifica e Enea Mekollit nuk na ndal, por na forcon në betejën kundër krimit. Nderimi më i madh për të është të vijojmë detyrën me të njëjtin guxim, përkushtim dhe integritet që ai tregoi deri në fund.
Edhe një përshëndetje e veçantë!
20/05/2026
Mirënjohje e veçantë për koleget, udhëzuesit, mbështetësit dhe inkurajuesit tanë në këtë udhëtim mjaft të bukur!
Fjala përshëndetëse e Ministrit të Punëve të Brendshme Z. Besfort Lamallari, mbajtur në Konferencën vjetore të Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, Drejtoreshës së Departamentit të Teknologjisë së Informacionit Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, Shefit të Departamentit të Sigurisë në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Z. Darko Angelov, Drejtueses së Programeve pranë UN Women në Shqipëri Znj. Erisa Çela si dhe Znj. Kathryn Hammond, Zëvendës Ambasadore në detyrë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
13/05/2026
Në datë 12 Maj 2026 u zhvillua në ambientet e Tirana International Hotel Konferenca Vjetore e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare me temë “Gratë në Polici: Përvoja, mirëqënia dhe perspektiva profesionale” organizuar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe UN Women, në kuadër të përpjekjeve për fuqizimin e rolit të grave në sektorin e sigurisë dhe promovimin e barazisë gjinore në Policinë e Shtetit.
Konferenca mblodhi rreth 180 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë, Përfaqesuese nga Policia dhe Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, si dhe organizata të të drejtave të grave.
Në fjalët përshëndetëse u theksua rëndësia e rolit të grave në Policinë Shqiptare, kontributi i tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe nevoja për të forcuar më tej mbështetjen institucionale për zhvillimin profesional dhe mirëqenien e tyre.
Konferenca u zhvillua në tre panele tematike, ku u diskutuan sfidat profesionale me të cilat përballen gratë police, stereotipet gjinore, balanca punë-familje, si dhe rëndësia e mentorimit dhe lidershipit të grave në strukturat e sigurisë.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua mirëqenies dhe shëndetit mendor të grave police, duke adresuar çështje si stresi, trauma dhe burnout, si edhe rëndësia e mbështetjes psikologjike dhe rolit të drejtuesve në krijimin e një mjedisi pune mbështetës.
Gjithashtu, gjatë panelit të tretë u prezantuan iniciativa konkrete për fuqizimin e grave në polici, forcimin e rrjetëzimit profesional dhe bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Në përfundim të konferencës, organizatorët vlerësuan rëndësinë e dialogut dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet grave në polici, duke theksuar se konferenca kontribuon drejtpërdrejt në zbatimin e Planit të Dytë Kombëtar të Veprimit për Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “Gratë, Paqja dhe Siguria” 2023–2027, si dhe të Planit Strategjik për Barazinë Gjinore të Ministrisë së Brendshme.
Aktiviteti u mbyll me shpërndarjen e certifikatave të nderit dhe zhvillimin e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, ku u prezantua raporti vjetor, strategjia dhe plani i veprimit të organizatës.
Shoqata e Grave në Policinë Shqiptare mbetet e angazhuar për promovimin e barazisë, mbështetjes profesionale dhe fuqizimit të grave në strukturat e sigurisë publike.
19/03/2026
Krenare për Majoren Vjollca Hoti, një kolege e nderuar nga rradhët e Policisë së Kosovës dhe njëkohësisht një urë lidhëse e fuqishme mentorimi për Shoqatën e Grave në Policinë Shqiptare! I urojmë veç suksese të mëtejshme në punën e saj!
17/03/2026
Publikojmë sot fjalën e koleges sonë të nderuar, Oficeres së Policisë së Shtetit, Kryekomisare Adisa Duka, mbajtur në podcastin e realizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të projektit tashmë të mirënjohur “Gratë në Uniformë”.
Adisa, njëkohësisht edhe Kryetare e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, është një prej shumë punonjëseve të Policisë që me punën e saj të përditshme e të palodhur, ka kontribuar maksimalisht në çdo detyrë që i është caktuar, duke na bërë krenarë brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë, me përkushtimin, sakrificën, profesionalizmin dhe integritetin e saj.
Të nderuar që sot, Adisa udhëheq dhe Shoqatën tonë duke bërë më të mirën për përfaqësimin e grave dhe vajzave në Policinë Shqiptare!
EPISODE 12 ADISA DUKA This episode features Mrs. Adisa Duka, from the Albanian State Police. A powerful new podcast series celebrating the extraordinary women who serve their nati...
16/02/2026
Publikojmë sot fjalën e koleges sonë të nderuar, Oficeres së Policisë së Shtetit, Komisare Edjona Dano, me detyrë Shefe e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në DVP Berat, mbajtur në podcastin e realizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të projektit tashmë të mirënjohur “Gratë në Uniformë”.
E lindur dhe rritur buzë detit, me ëndrra të mëdha dhe vizion të qartë për të ndërtuar një rrugëtim profesional dinjitoz, Edjona iu bashkua radhëve të Policisë së Shtetit në vitin 2012, duke nisur shërbimin si Oficere e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Fier.
Përgjatë viteve, ajo ka shërbyer me përkushtim në disa sektorë në DVP Berat dhe DVP Tiranë, duke u dalluar për profesionalizëm, integritet dhe vendosmëri në përmbushjen e detyrës. E pajisur me njohuri të qëndrueshme, vullnet për zhvillim të vazhdueshëm dhe guxim për të përballuar sfidat e profesionit, pas një procesi konkurrues dhe sfidues, Edjona ka hedhur hapa të sigurt në karrierën e saj.
Sot, me gradën Komisare, ajo ushtron detyrën e Shefes së Komisariatit të Policisë Kuçovë, pranë DVP Berat, ku çdo ditë angazhohet maksimalisht për sigurinë e komunitetit dhe për drejtimin me profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim të punonjësve që udhëheq.
Krenare që si anëtare e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, ajo përfaqëson një model frymëzimi, force dhe integriteti për çdo kolege dhe për çdo vajzë që aspiron të veshë me dinjitet uniformën e Policisë së Shtetit.
EPISODE 02 EDJONA DANO This episode features Mrs. Edjona Dano, from the Albanian State Police. A powerful new podcast series celebrating the extraordinary women who serve their nat...
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Boulevard Bajram Curri
Tirana
1001
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |
