Policia Bashkiake Tiranë

Policia Bashkiake Tiranë

Share

Kjo është faqja zyrtare e Policisë Bashkiake të Qytetit të Tiranës. Kjo faqe është në shërbim të komunitetit dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.

Photos from Policia Bashkiake Tiranë's post 02/06/2026

Një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe profesionalizmin e Policisë Bashkiake!

Ka nisur trajnimi intensiv për punonjësit e rinj të Policisë Bashkiake, një program që bashkon efektivë nga Tirana dhe bashki të tjera të Shqipërisë në një platformë të përbashkët mësimi dhe shkëmbimi përvojash. 🤝

Qëllimi është forcimi i profesionalizmit, etikës dhe gatishmërisë në shërbim të qytetarëve, duke ndërtuar standarde të unifikuara dhe një kulturë moderne të sigurisë lokale. 👮‍♂️👮‍♀️

Së bashku për komunitete më të sigurta, më të rregullta dhe më pranë qytetarëve! 🌟

27/05/2026

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju percjellim urimet për paqe,
shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja.

24/05/2026

🚫 Policia Bashkiake ka evidentuar dhe ndëshkuar disa shtetas dhe subjekte biznesi për depozitimin e paligjshëm të mbetjeve jashtë vendeve të përcaktuara.

👮‍♂️ Kontrollet në terren vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me fokus te:
• Siguria në hapësirat publike dhe pranë shkollave
• Verifikimi i zbatimit të rregullave
• Parandalimi dhe ndëshkimi i paligjshmërive

⚖️ Qëllimi ynë: rend, siguri dhe respektim i ligjit në qytet.

🌿 Hedhja e mbetjeve në vendet e përcaktuara nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe përgjegjësi qytetare ndaj komunitetit dhe mjedisit.

♻️ Ta mbajmë qytetin pastër, për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të sigurt për të gjithë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga Petrela
Tirana