Enterprise Europe Network Albania - EEN Albania

Enterprise Europe Network Albania - EEN Albania

Share

The Enterprise Europe Network (EEN) helps SMEs innovate and grow globally.

EEN Albania is the local contact point in Albania, supporting businesses in enhancing competitiveness, fostering innovation, and expanding within the EU Single Market and beyond.

22/06/2026

📢 Open Innovation Challenges 2026

EEN Albania njofton se janë hapur aplikimet për Open Innovation Challenges 2026, një iniciativë ndërkombëtare për open innovation dhe matchmaking, e organizuar nga Federation of Industries of Greece (SVE) në bashkëpunim me SolarHub.

Kjo iniciativë synon të lidhë industrinë me startup-e, SME, scale-up, grupe kërkimore, spin-off universitare dhe kërkues të pavarur, për zhvillimin e zgjidhjeve inovative në fushat e energjisë fotovoltaike, energjisë termike diellore, agrivoltaikës dhe integrimit në rrjet.

Pjesëmarrësit e interesuar mund të paraqesin zgjidhje, produkte, prototipe, metodologji ose shërbime në përgjigje të një prej 7 sfidave energjetike.

Ofruesit e përzgjedhur të zgjidhjeve do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me partnerë industrialë dhe ekipe teknike, të përfitojnë nga burimet teknike dhe mentorimi i ekspertëve të SolarHub, si dhe të prezantojnë zgjidhjet e tyre në eventin final në Selanik.

⌛ Afati i aplikimit për Solution Providers: 10 korrik 2026

🔗 Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni linkun e regjistrimit:
https://www.b2match.com/e/open-innovation-challenges/sign-up/create-account

Startups SMEs SolarEnergy RenewableEnergy Agrivoltaics GridIntegration Innovation GreenTransition

18/06/2026

📢RESIST II – Process Innovation Open Call
EEN Albania njofton se është hapur thirrja RESIST II – Process Innovation Open Call, e cila synon të mbështesë SME-të evropiane që operojnë në ekosistemin e Mobility, Transport and Automotive (MTA).

Kjo thirrje ka për qëllim të ndihmojë kompanitë në riorganizimin dhe përmirësimin e proceseve të tyre prodhuese ose industriale, duke përfshirë metoda dhe sisteme të reja që i bëjnë ato më digjitale, të gjelbra dhe reziliente.

Mbështetja përfshin mundësi për financim, shërbime teknologjike, mentoring, trajnime dhe akses në tregje ndërkombëtare.

⏳Afati i aplikimit: 13 korrik 2026

🔗Të gjitha detajet mbi kriteret, mbështetjen financiare dhe hapat e aplikimit gjenden në linkun e regjistrimit:
https://0273250431.wiin.io/en/applications/resist-ii-process-innovation-open-call-1st-cut-off

📩Për çdo pyetje, mund të kontaktoni në:
[email protected]

Innovation Mobility Transport Automotive DigitalTransition GreenTransition EUFunding

18/06/2026

AIDA prezanton edicionin e parë të Future Hospitality Forum

Më 2 tetor 2026, AIDA do të organizojë për herë të parë Future Hospitality Forum, një forum i nivelit të lartë që synon të krijojë mundësi bashkëpunimi ndërmjet zhvilluesve shqiptarë të projekteve turistike dhe markave më të njohura ndërkombëtare të industrisë së mikpritjes.

I konceptuar si një platformë investimi dhe partneriteti, forumi do të mbledhë investitorë, zhvillues, ekspertë të sektorit dhe marka prestigjioze ndërkombëtare hoteliere me 4 dhe 5 yje, duke mundësuar partneritete strategjike dhe zhvillimin e projekteve turistike në përputhje me standardet më të larta të industrisë.

Future Hospitality Forum synon të shndërrohet në ngjarjen kryesore të turizmit dhe mikpritjes në Shqipëri, duke nxitur investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

Përmes lidhjes së drejtpërdrejtë mes zhvilluesve vendas dhe operatorëve ndërkombëtarë, eventi pritet të kontribuojë në rritjen e pranisë së markave globale në Shqipëri, përmirësimin e standardeve të akomodimit dhe forcimin e pozicionit të vendit si destinacion konkurrues për investime në turizëm.

đź“… 2 Tetor 2026
📍 Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB), Tiranë

18/06/2026
Photos from AIDA - Albanian Investment Development Agency's post 18/06/2026
17/06/2026

📢 B2B EEN Albania & Nitzani Ha'emek LTD Israel

EEN Albania, me koordinator Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me RDA dhe CCP, fton kompanitë shqiptare të marrin pjesë në një sesion B2B me kompaninë izraelite Nitzani HaEmek LTD.

Ky sesion synon të nxisë mundësi të reja bashkëpunimi dhe partneriteti ndërkombëtar, veçanërisht në sektorët e ndërtimit industrial, konstruksioneve metalike, zhvillimit të projekteve, hotelerisë, logjistikës, import-eksportit dhe zinxhirit të furnizimit.

📍 Kubi Jeshil – Piramida, Tiranë
📅 E hënë, 22 qershor 2026
⏰ 10:00 – 15:00

Ftohen kompanitë e interesuara të bëhen pjesë e këtij sesioni për të eksploruar mundësi konkrete bashkëpunimi.

🔗 Më shumë rreth kompanisë: https://n-emek.co.il/about-us/

Photos from Enterprise Europe Network Albania - EEN Albania's post 16/06/2026

📍 Day 1 at the EEN Steering and Advisory Group (SAG) Meeting – Brussels

Today, AIDA is participating in the Enterprise Europe Network (EEN) Steering and Advisory Group (SAG) Meeting in Brussels, joining representatives from across Europe to discuss the future of business support services for SMEs.

Key discussions focused on the development of the future “EU for Business” Network, exploring how EU-level services can better support companies in adapting to an increasingly complex and rapidly changing global environment, while ensuring stronger coordination and greater impact across Europe.

The agenda also included updates on EU policies, communication priorities, partnering quality, collaboration between EEN and EDIHs, and the introduction of Rwanda as a new International Network Partner, strengthening business opportunities between Europe and East Africa.

AIDA remains committed to bringing the voice of Albanian SMEs to the European level and contributing to the continuous improvement of services that foster innovation, internationalisation, and sustainable growth.

10/06/2026

📢 Thirrje për pjesëmarrje në Pavijonin Kombëtar Shqiptar në panairin MOS 2026, Slloveni

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton bizneset shqiptare të shprehin interesin për pjesëmarrje në Pavijonin Kombëtar Shqiptar në panairin ndërkombëtar MOS 2026, i cili do të zhvillohet në Celje, Slloveni, në datat 16–20 shtator 2026.

MOS është një nga panairet më të mëdha të biznesit dhe tregtisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, duke ofruar mundësi të vlefshme për promovimin e produkteve dhe shërbimeve, krijimin e kontakteve të reja tregtare dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.

Në kuadër të promovimit të eksporteve shqiptare dhe ndërkombëtarizimit të bizneseve vendase, AIDA do të organizojë Pavijonin Kombëtar Shqiptar, ku kompanitë e përzgjedhura do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre përpara një audience të gjerë profesionale.

Sektorët prioritarë për pjesëmarrje janë:
• Materiale ndërtimi dhe produkte për ndërtim
• Energji e rinovueshme
• Mobilje dhe përpunim druri
• Ushqime dhe pije
• Turizëm dhe hospitality

📍 Celje, Slloveni
📅 16–20 Shtator 2026

Bizneset e interesuara duhet të dërgojnë sa më shpejt shprehje interesi në adresën zyrtare:
[email protected]

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Skerdilajd Llagami
Tirana
1019