Instituti i Statistikave

Instituti i Statistikave

Share

INSTAT- Instituti i Statistikave, Republika e Shqiperise

Photos from Instituti i Statistikave's post 26/06/2026

The INSTAT Albania delegation participated in the 74th Plenary Session of the UNECE Conference of European Statisticians, joining colleagues from across Europe, North America and Central Asia to discuss the future of official statistics

This year’s discussions focused on key topics including the integration of statistical and geospatial information, artificial intelligence and technological transformation, migration and human mobility, environmental statistics, and the modernisation of statistical systems.

During the Conference, the INSTAT Albania delegation contributed to the discussions by sharing Albania’s experience on migration statistics, innovation in official statistics, and statistical literacy.

The Conference provided another valuable opportunity to exchange experiences, strengthen partnerships, and reaffirm our shared commitment to high-quality official statistics that support better decisions.

Thank you to UNECE and all participants for the inspiring discussions and collaboration.

Photos from Instituti i Statistikave's post 22/06/2026

Instituti i Statistikave (INSTAT), me mbështetjen e projektit SALSTAT, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), më datë 18 Qershor 2026, organizoi në qytetin e Korçës eventin, “Vendimmarrja e bazuar në të dhëna: Prezantimi i Dashboard-it të Bashkive, platformës GeoData Hub dhe përdorimi i tyre në planifikimin strategjik të bashkive”.

Ky aktivitet përfaqësoi ndalesën e dytë të ciklit të takimeve rajonale, duke bashkuar bashkitë, institucionet publike, akademinë dhe shoqërinë civile.

Në fokus ishte prezantimi i Dashboard-it të Bashkive dhe GeoData Hub, dy instrumente digjitale të zhvilluara nga INSTAT, të cilat synojnë të mbështesin proçeset e zhvillimit lokal dhe të forcojnë qeverisjen e mirë përmes përdorimit të statistikave zyrtare.

Workshopi kishte si qëllim kryesor rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga qeverisjet vendore, duke mundësuar përdorimin efektiv të platformave digjitale të INSTAT. Integrimi i qasjeve të bazuara në të dhëna në planifikimin dhe operacionet bashkiake pritet të kontribuojë në një zhvillim lokal më gjithëpërfshirës, transparent dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht, nisma synon të promovojë përdorimin e statistikave zyrtare dhe vendimmarrjen e bazuar në evidenca, duke i afruar më shumë bashkitë me standardet moderne të qeverisjes.

Photos from Instituti i Statistikave's post 22/06/2026

📍 Më 10 qershor, INSTAT, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Partnerët për Zhvillim organizuan Dialogun e Përbashkët mbi të Dhënat dhe Statistikat, me synimin për të forcuar partneritetet dhe për të koordinuar veprimet në mbështetje të zhvillimit.

Diskutimet u fokusuan në nevojat prioritare për të dhëna, forcimin e Sistemit Statistikor Kombëtar dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

🤝 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre të vlefshëm dhe angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e statistikave dhe të dhënave në shërbim të politikëbërjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky dialog shënon fillimin e një serie takimesh të mëtejshme, që do të thellojnë bashkëpunimin dhe do të mbështesin adresimin e prioriteteve të përbashkëta.

11/06/2026

Pagat në Shqipëri/ Tremujori i parë 2026

☑️ Paga mesatare mujore bruto: 90.119 lekë
☑️ Ndryshimi vjetor: +9,6 %

Sektorët me paga mbi mesataren:
🏦 Aktivitetet financiare dhe të sigurimit: 157.434 lekë
🧑‍💻 Informacioni dhe komunikacioni: 131.747 lekë
Rritja më e lartë sipas aktiviteteve:
🏗️ Ndërtimi: +22,2 %

Profesionet me paga mbi mesataren:
👩‍⚖️ Menaxherë, ligjvënës, drejtorë ekzekutivë: 136.213 lekë
Rritja më e lartë sipas profesioneve:
🧶 Zejtarë dhe profesione të lidhura: +15,7 %

10/06/2026

📢 INSTAT shpall pozicion pune për:

✅Anketues Terreni

🔖 Anketa: Anketa e Përdorimit të Kohës
📍 Rrethi: Në të gjitha rrethet
📅 Kontratë 1 vit

Kërkesat kryesore:
✔️ Të kenë përfunduar minimalisht arsimin e mesëm;
✔️ Preferohen studentë në nivelin bachelor ose të diplomuar; 
✔️ Njohuri në përdorimin e laptopit/tabletës
✔️ Aftësi komunikimi dhe pune në terren

📄 Dokumentet për aplikim:
• Kërkesë për pozicionin
• CV
• Kopje ID
• Kopje diplome

🗓️ Afati i aplikimit: 20 Qershor 2026
📧 Aplikoni në:
👉 [email protected] OSE
👉 dorazi pranë Institutit të Statistikave (INSTAT)

Për më shumë detaje: https://www.instat.gov.al/sq/rreth-nesh/vende-te-lira-pune/shpallje-per-punonjes-me-kontrate/

04/06/2026

A e dini se:

Në fund të vitit 2025 në Shqipëri regjistrohen 4.098 ndërmarrje aktive të huaja nga shtetet e BE-së dhe të përbashkëta?

Prej tyre:

✅ 3.185 ndërmarrje janë me 1–4 të punësuar
✅ 282 ndërmarrje janë me 5–9 të punësuar
✅ 385 ndërmarrje janë me 10–49 të punësuar
✅ 246 ndërmarrje janë me 50+ të punësuar

Nga totali i ndërmarrjeve aktive të huaja dhe të përbashkëta, 3.115 janë me pronësi 100% të huaj.

01/06/2026

🎈 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e të ardhmes së një vendi. Pas çdo shifre fshihet një histori për t’u treguar dhe një e ardhme për t’u ndërtuar.

📈 Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 Janar 2025 në Shqipëri rezultuan 358.348 fëmijë të moshës 0-14 vjeç të cilët përbëjnë 15,2% të popullsisë totale.

👶🏻 Gjatë vitit 2025 u regjistruan 22,541 lindje, duke sjellë histori të reja për t’u treguar.

🎈Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

29/05/2026

🇦🇱 🇪🇺 Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian vijojnë të forcohen ndër vite.

📈 Importet nga vendet e BE-së kanë shënuar rritje nga 350.8 miliardë lekë në vitin 2020, në 452.3 miliardë lekë në vitin 2025.

Këto të dhëna tregojnë rëndësinë e tregut evropian në ekonominë shqiptare dhe lidhjet e vazhdueshme tregtare me vendet e BE-së.

Photos from Instituti i Statistikave's post 28/05/2026

INSTAT organizoi më 26 Maj takimin vjetor të projektit “Statistikat shqiptare në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe kërkesat e BE-së” në kuadër të forcimit të kapaciteteve statistikore dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe miratimi i Raportit Fillestar të Projektit, shqyrtimi i progresit të deritanishëm, diskutimi i aktiviteteve të planifikuara për periudhën e ardhshme të zbatimit, si dhe dakordësimi mbi hapat e mëtejshëm për vijimin efektiv të projektit.

Në takim morën pjesë përfaqësues , Zyra Statistikore e Suedisë (SCB), Universiteti i Tiranës, si dhe përfaqësues të INSTAT-it.

Fjalën hapëse e mbajtën znj. Lantona Sado, Drejtore e Përgjithshme e INSTAT-it, z. Thomas Bjurenvall, Menaxher i Projektit nga Zyra Statistikore e Suedisë, dhe znj. Ermelinda Xhaja, Oficere Programi në Ambasadën e Suedisë në Shqipëri.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e procesit të përafrimit të statistikave shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar
Tirana
1017

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00