Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Share

Faqja zyrtare në Facebook e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, Tiranë

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik është institucion qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, e krijuar për të ushtruar veprimtari në fushën e gërmimeve dhe të studimeve të trashëgimisë kulturore, që preket nga punimet ndërtuese të çdo natyre, apo nga planet për rregullimin e territorit. Organizimi dhe funksionimi i saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave,

Photos from Elva Margariti's post 12/11/2019
Promovimi i botimit shkencor 07/06/2019

Botimi shkencor me titull “Varreza e Periudhës Romake në Durrës”, gërmim i vitit 2012 arriti finalizmin, si rezultat i bashkëpunimit të parë në fushën e botimeve midis ASHA dhe IA, dhe pas një pune një vjeçare për studimin e materialit arkeologjik të kësaj varreze.
Në tërësinë e tij, botimi i këtij studimi përbën një shembull dhe model i cili duhet ndjekur në vijim jo vetëm nga institucionet shtetërore të specializuara, por edhe aktorë privatë të përfshirë në fushën e trashëgimisë arkeologjike të vendit tonë.
Publikimi i këtij materiali sjell të dhëna interesante në fushën e arkeologjisë, pasi në të gjenden jo vetëm materiale të pa njohura më parë, por deri tani varrezat e kësaj periudhe në Durrës kanë qenë pak të njohura. Shumëllojshmëria e gjetjeve arkeologjike të kësaj varreze si dhe studimi antropologjik i skeleteve, ka sjellë të dhëna interesante mbi natyrën e përdorimit, shkëmbimet tregtare, përkatësinë sociale dhe deri te pataologjitë e përhapura në popullsinë e kësaj periudhe në Durrës. Me mjaft interes janë mbishkrimet latine dhe emrat e përdorur në to, të cilët janë jo vetëm të rrallë për periudhën në fjalë, por japin të dhëna mbi statusin social dhe rolin e personave të cilëve u janë kushtuar këto mbishkrime.

"SENSE AND SUSTAINABILITY" 09/05/2019

Të flasësh për marrëdhënien e ndërsjelltë midis arkeologjisë dhe turizmit…, kjo është qasja dhe arsyeja kryesore e takimit “SENSE AND SUSTAINABILITY” – “International Conference on Archaeology and Tourism” të më shumë se 160 specialistëve nga vende të ndryshme të botës, që po mbahet në Zagreb nga data 6 Maj e deri në10 Maj. E shtrirë në 4 ditë intensive fjalimesh dhe diskutimesh, me 160 prezantime, me 26 sesione, diskutimet shkojnë përtej mbrojtjes së trashëgimisë dhe zhvillimit të turizmit.
“Rivitalizimi i siteve të trashegimisë kulturore – Të shkëmbejmë vlerat”, (Revitalization of Cultural Heritage Sites - Sharing Values) ishte sesioni në të cilin Agjencia e Shërbimit Arkeologjik u angazhua në pjesëmarrje në këtë konferencë me gamë të gjërë tematikash.

https://zagrebarchaeologytourism.com/

Përtej profesionistëve arkeologë dhe specialistëve të turizmit, prezent ishin edhe aktorë të tjerë, të cilët sollën përqasjet dhe angazhimet e tyre lidhur me menaxhimin e turizmit, mënyrat për ta bërë sitin atraktiv, marketimin e tij mundësinë për ta kuptuar dhe aksesuar sa më lehtë.
Diskutimet gjatë takimit orjentohenshin kryesisht ndaj faktorit – “Turizëm i Qëndrueshëm”. Sigurisht që qasjet për të arritur turizëm kulturor të qëndrueshëm, drejtojnë turizmin në pikat me potencial arkeologjik, të cilat të cojnë në hartimin e herëpashershëm të programeve kërkimore, përfshirjen e komunitetit dhe potencialeve lokale, njohjen dhe promovimin e vlerave të sitit.

Photos from Agjencia e Shërbimit Arkeologjik's post 06/05/2019

Filloi sot Konferenca Nderkombetare "Sense and Sustainability", Zagreb, Kroaci. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Photos from Agjencia e Shërbimit Arkeologjik's post 12/02/2019

Përfundoi me sukses dorëzimi i gjetjeve arkeologjike të dala nga një gërmim klandestin, të sekuestruara nga Prokuroria e Fierit.

Tashmë këto pasuri kulturore ndodhen të sigurta në fondet e Insitutit të Arkeologjisë, pranë Parkut Arkeologjik te Aplonisë.

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

Photos from Agjencia e Shërbimit Arkeologjik's post 11/02/2019

Verifikim në terren, në kuadër të punimeve projektin “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”, segmenti “Selenicë – Kuç – Qeparo", me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Projekti për rehabilitimin e rrugës së lumit të Vlorës, segmenti Selenicë – Kuç – Qeparo, është miratuar në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë me vendim Nr. 232, datë 13.12.2017. Aktualisht është drejt përfundimit Loti 1 i këtij projekti, punimet e të cilit janë ndjekur rregullisht nga DRKK – Vlorë dhe ASHA.
Në verifikimin e muajit Janar 2019, rezultoi se po punohej në afërsi të fshatit Gjorm të Vlorës, ku përfundon edhe Loti 1 i këtij projekti. Ndërkohë, ndjekja e punimeve do të vazhdojë edhe për pjesën tjetër të këtij projekti që lidhet me Lotin 2 dhe 3.



Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

08/02/2019

🗞 New issue of European Journal of Archaeology (22-1) is now available with following articles:

- Hunting, Husbandry, and Human-Environment Interactions in the Neolithic Lakeshore Sites of Western Switzerland (M. Kerdy et al.)
➡️ https://doi.org/10.1017/eaa.2018.32
- Gateway to the Yayla: The Varneti Archaeological Complex in the Southern Caucasus Highlands (W. Anderson et al.)
➡️ https://doi.org/10.1017/eaa.2018.26
- Along the Margins? The Later Bronze Age Seascapes of Western Ireland (C. P. Quinn et al.)
➡️ https://doi.org/10.1017/eaa.2018.27
- Danebury and the Heuneburg: Creating Communities in Early Iron Age Europe (O. Davis)
➡️ https://doi.org/10.1017/eaa.2018.30
- Xenophon in a Black Sea Landscape: Settlement Models for the Iron Age on the Sinop Promontory (Turkey; O. Doonan)
➡️ https://doi.org/10.1017/eaa.2018.16
- Stones, Books and Flags: Born and the Role of Archaeological Heritage Management under the Barcelona Model (L. Colomer)
➡️ https://doi.org/10.1017/eaa.2018.54

Photos from Agjencia e Shërbimit Arkeologjik's post 24/01/2019

Mbikëqyrje arkeologjike e realizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në kuadër të projekteve "Rrugët rurale që lidhin fshatrat Peshtan dhe Pulaha (Kodras)" në Moglicë, Korçë dhe "Rruga rurale përgjatë bregut verior të Moglicës”, Korçë me subjekt “DEVOLL HYDROPOWER" sh.a. dhe me monitoures subjektin e licencuar në arkeologji “AD-STAR sh.p.k”.

Photos from Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit's post 23/01/2019
Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga: Aleksandër Moisiu, Nr: 76, Ish Kinostudio
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00