06/09/2025
Njësia Administrative Farkë është gati të mirëpresë vogëlushët e cikleve 9-vjeçare dhe gjimnazistët tanë për një vit të ri plot dije, sfida dhe suksese. 🏫✨
✅ Shkollat tona 9 vjeçare ne Mjull Bathore, Farke e Vogel, Lundër dhe gjimnazi Alush Bardhi, janë përgatitur me kujdes, me mjedise të pastra, të sigurta dhe mikpritëse, për t’u dhënë fëmijëve tanë hapësirat e nevojshme për këtë vit shkollor.
14/07/2025
📍Gjatë verifikimeve në terren në fshatin Mjull-Bathore, grupi i punës konstatoi dëmtime në disa rrugë si pasojë e ndërhyrjeve të kompanive ndërtuese.
🔧 Në fokus u vendos rehabilitimi i rrugëve dhe trotuareve, si dhe lirimi i hapësirave publike përgjatë gjithë territorit të fshatrave.
✅ Po punojmë për një mjedis të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë banorët.
Nari Lunder Farke
27/01/2025
Nga projekti në realitet🪄
Nisi puna për ndërtimin e kopështit dhe çerdhes ne fshatin Lundër me një kapacitet prej rreth 50 fëmije për kopësht dhe rreth 40 për çerdhe. 🦋
Investim i Bashkisë Tiranë dhe Ambasadës Amerikane ku pritet të përfundojë në muajin shtator 2025. 🥳
09/09/2024
✨️I urojmë suksese në rrugën e gjatë të dijes të gjithë fëmijëve që sot nisën vitin e ri shkollor. 📖
22/06/2024
♻️Sot ishte dita e pastrimit për 27 Njësitë e Tiranës.
💫 Njesia Administrative e Farkës u mobilizua ne një aksion pastrimi.
Të gjithë bashkë për nje Tiranë të pastër!! 🌿
Bashkia Tiranë Erion Veliaj Nari Lunder Farke
22/06/2024
Farka festON 💫
Për të dytën natë rradhazi, edhe sonte do të ketë festë në Farkë!! 🥳
Me pjesëmarrjen e shumë artistëve me të cilët do kërcejmë të gjithë bashkë ketë mbremje me muzike live, latine, hip hop dhe do shërbehen ushqim dhe pije.
Vendodhja? 📌 PARKU HELEN
MOS MUNGONI! 💃
Bashkia Tiranë Erion Veliaj Nari Lunder Farke
27/02/2024
🪷Pranvera po vjen në Liqenin e Farkës
Vijon puna me ritme të larta tek parku i Liqenit të Farkës ku janë drejt përfundimit ndërtimi i pedonales, korsitë e biçikletave dhe korsitë e vrapimit ku secila prej tyre ka gjatesi 6.2 km.
Super Investim nga Bashkia Tiranë
Një zonë rekreative🚣♀️, e gjelberuar 🌿që tashmë është destinacion për të gjithë banorët e kryeqytetit.
Qershia mbi tortë është moli i ndërtuar për varkat dhe mjetet e tjera të lundrimit me nje sipërfaqe 1500m² ku 800m² janë në ujë.
Nari Lunder Farke
Erion Veliaj
19/11/2023
🏡Projekti i miratuar për ndërtimin e kopështit-cerdhes tek 📌ish shkolla e vjetër, Lundër. Do të ketë një kapacitet prej 50 fëmijë në kopësht dhe 26 fëmijë në cerdhe. Orari i funksionimit do te jetë nga ora 7:00 deri ne 18:00. 💫
Nari Lunder Farke
16/09/2023
♻️ Sot në kuadër të "Ditës Boterore të Pastrimit" ishim të gjithë bashkë për një Tiranë më të pastër! ✨️
🌿 Aksion për pastrimin e territorit te 📌 Njësia Administrative Farkë
Bashkia Tiranë Nari Lunder Farke 👏