09/08/2021
NJOFTIM.
Konsullata e Nderit e Maltes ne Shqiperi njofton te gjithe shtetasit shqiptare qe udhetojne per ne Malte se duke filluar nga data 09/08/2021, qeveria Maltese ka miratuar dhe pranon certitifikatat e vaksinimit shqiptare te dala nga sistemi e-albania me kushtet e poshte shenuara:
1) Çertifikata e vaksinimit eshte e vlefshme kur eshte e njohur nga Agjensia Europiane e Mbikëqyrjes te Shëndetit Publik (EMA) për një vaksinim te plote, (2 doza/ per vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca, ose një dozë të vetme / per vaksinen Johnson & Johnson)
2) Udhetimi eshte I lejuar 14 ditë pas dozës së fundit te vaksines.
3) Te gjithe udhetaret mbi moshen 12 vjec duhet te bejne testin
PCR, edhe pse jane te vaksinaur.
4) Udhetaret qe nuk kane Çertificate vaksinimi, por udhetojne me Test PCR, duhet te hyjne ne karantine per 14 dite sipas rregullave te karantines dhe shpenzimet e karantines paguhen nga vete personi qe udheton.
5) Informacione me te hodhesishme mbi rregullat e udhetimit per ne Malte mund ti gjeni ne linkun e poshte shenuar.
Travel To Malta
These are the current travel requirements, which are continuously reviewed and updated. Travel to Malta is regulated through Legal Notices 92, 244, 255 280, 290, 388 and 472 of 2020; and 196, 229, 254, 255, 271, 300 and 301 of 2021.
12/10/2020
NJOFTIM
Konsullata e Nderit e Maltës në Shqipëri, njofton të gjithë personat që kanë aplikuar për punë në Maltë dhe kanë marrë nga zyra e Identity Malta, (zyra e lejeve të qëndrimit) një Approval in Principle Letter (Leter Aprovimi në Parim), të gjithë personat që udhëtojnë në Maltë për sherbime humanitare, si dhe personat që kanë lidhje biznesi me Maltën apo kanë hapur kompani në Malte - për të marrë aprovim udhëtimi në Maltë duhet t’i drejtohen tek COVID-19 Vetting Malta në adresën e email: [email protected]
Në këtë adresë, duhet të shkruajnë kerkesen per aprovim udhetimi në anglisht duke bashkëngjitur dokumentet përkatëse. si:
- Approval in Principle Letter (për punëtore),
- Dokumentet që vërtetojnë misionin humanitarë,( për punonjesit e sherbimeve humanitare,)
- Dokumentet të biznesit me Maltën ( per perfaqesuesit e bizneseve).
Bejme me dije se: Kontratat e punes nga punedhënës Malteze nuk janë të vlefshme për udhëtim, prandaj sqarojmë të gjithë ata shtetas shqiptarë që zotërojnë kontratë pune nga Malta, proçeduren e ligjeshme: Punëdhënësit malteze duhet të aplikojnë tek Identity Malta për punëtorët që kërkojnë te punesojne, duke depozituar kërkesën dhe kontratën e punës pranë kësaj zyre. Nëse Identity Malta aprovon kërkesën e punësimit, dergon në email të punëdhënësit ose të personit në fjalë, një Approval in Principle Letter (Leter Aprovimi në Parim).
Personi qe pajiset me Approval in Principle Letter (Leter Aprovimi në Parim), me këtë dokument i drejtohet zyrës së COVID-19 Vetting Malta, ne email: [email protected] për të dhënë aprovimin e udhëtimit për në Maltë, sic është spjeguar më lart.
COVID-19 Vetting Malta, do t’ju udhëzojë përmes emaili-t për proçedurat dhe veprimet që do të kryeni për udhëtimin.
Për çdo sqarim të mëtejshëm, mund të shkruani në adresën tone të emaili-t [email protected]
21/01/2020
Top 10 tourist attractions in Malta - napisy PL
Get Yours Positivity Bracelet Now 😍😍😍 Visit: https://bit.ly/positivity-bracelet Film z pobytu na Malcie, a w nim 10 najciekawszych atrakcji według mieszkańcó...
21/01/2020
Top touristic attractions - Malta
Top 10 tourist attractions in Malta - napisy PL
Get Yours Positivity Bracelet Now 😍😍😍 Visit: https://bit.ly/positivity-bracelet Film z pobytu na Malcie, a w nim 10 najciekawszych atrakcji według mieszkańcó...
24/12/2019
Honorary Consulate of Malta in Albania, wishes You Merry Christmas and Happy New Year 2020!