Agjencia e Sigurimit te Depozitave

Agjencia e Sigurimit te Depozitave

Share

Depozitat tuaja janë të mbrojtura! Agjencia e Sigurimit të Depozitave siguron dhe kompenson depozitat e individëve deri në limitin prej 2.500.000 Lek.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave është një institucion i pavarur publik, krijuar në bazë të ligjit Nr. 8873, datë 29.03.2002 “Për sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, i cili synon të mbështesë dhe forcojë stabilitetin e sistemit financiar e bankar në vend. Objektivat publike të Agjencisë janë:
• Mbrojtja e interesave të depozituesve.
• Kontributi për stabilitetin financiar në vend. Vizioni
Ag

Photos from Shoqata Shqiptare e Bankave - AAB's post 07/04/2026

Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për fituesit e Kuizit Kombëtar të Parasë 2026, e zhvilluar sot në ambientet e Shoqata Shqiptare e Bankave - AAB

Photos from Agjencia e Sigurimit te Depozitave's post 27/03/2026

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) mbështeti zhvillimin e Kuizit Kombëtar të Parasë 2026, një nismë që nxit të rinjtë të ndërtojnë njohuri të shëndetshme financiare.
📊 Këtë vit u shënua një pjesëmarrje rekord:
1,430 nxënës nga i gjithë vendi, të organizuar në 598 ekipe nga 108 shkolla.

🏆 Ekipet fituese të gjithë nga shkolla 9-vjeçare Imelda Labertini, në Elbasan janë:

🥇 Marinela Hoxha & Majla Idrizi

🥈 Ajsli Manushi & Aira Hoxha

🥉 David Cepa & Bjork Bylkashi

🎯 Ekipi fitues do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen evropiane në Bruksel.

ASD mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që rrisin edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin te brezat e rinj.

European Money Quiz 2026 26/03/2026

Ndiqni direkt Kuizi Evropian i Parasë 2026!

European Money Quiz 2026 Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURIM – Agjencia e Sigurimit të Depozitave 19/03/2026

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURIM

Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lirë pune, në pozicionin si vijon:

“Kryespecialist i analizës së riskut”, pranë Sektorit të Analizës së Riskut, në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

Për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe mënyrën e aplikimit mund të konsultoni link-un e mëposhtëm:

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURIM – Agjencia e Sigurimit të Depozitave Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lirë pune, në pozicionin si vijon:

18/03/2026

📅Java Globale e Parasë 2026 ka nisur, duke vendosur në qendër rëndësinë e edukimit financiar për fëmijët dhe të rinjtë. Kjo nismë ndërkombëtare synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi menaxhimin e parasë dhe të ndihmojë brezin e ri të ndërtojë një marrëdhënie më të shëndetshme dhe të përgjegjshme me financat.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në ambientet e Bankës së Shqipërisë dhe aktivitetin e përshëndeti Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili theksoi rëndësinë në rritje të edukimit financiar, veçanërisht në një kohë kur zhvillimet teknologjike po ndryshojnë mënyrën se si individët ndërveprojnë me shërbimet financiare.
Gjatë kësaj Jave, përmes një sërë aktivitetesh edukative, si leksione të hapura, konkurse dhe iniciativa ndërvepruese, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me konceptet bazë financiare dhe të zhvillojnë aftësi praktike për vendimmarrje të zgjuar financiare.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Arsimit, Shoqatën Shqiptare të Bankave, ka kontribuar ndër vite në organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe edukative për nxënës dhe studentë.
Përmes pjesëmarrjes në këtë nismë, Agjencia synon të inkurajojë të rinjtë të informohen më shumë dhe të zhvillojnë aftësi praktike për të marrë vendime të përgjegjshme financiare, duke kontribuar në mirëqenien e tyre afatgjatë dhe në një sistem financiar më të qëndrueshëm.

Photos from Agjencia e Sigurimit te Depozitave's post 11/02/2026

📅 Më 05 shkurt 2026, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) organizoi një trajnim të dedikuar mbi standardet dhe kornizat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike.

Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me kornizat kryesore globale si:
🔹 CIS Controls
🔹 NIST Cybersecurity Framework (CSF)
🔹 NIST SP 800-53

Një fokus i veçantë iu kushtua ISO/IEC 27002:2022, duke trajtuar strukturën e standardit, 93 kontrollet e sigurisë dhe sistemin e klasifikimit me pesë atribute.

Trajnimi u zhvillua nga z. Khalid Simaan, Këshilltar Bankar në Zyrën e Asistencës Teknike (OTA) të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, në kuadër të bashkëpunimit midis dy institucioneve.
___________________________________

📅 On February 5, 2026, the Albanian Deposit Insurance Agency (ASD) organized a dedicated training session on international cybersecurity standards and frameworks.

During the session, participants were introduced to key global frameworks, including:
🔹 CIS Controls
🔹 NIST Cybersecurity Framework (CSF)
🔹 NIST SP 800-53

A special focus was placed on ISO/IEC 27002:2022, covering its structure, the 93 security controls, and the five-attribute classification system.

The training was delivered by Mr. Khalid Simaan, Banking Advisor at the U.S. Department of the Treasury’s Office of Technical Assistance (OTA), within the framework of institutional cooperation.

10/02/2026

📢 Kuizi Evropian i Parasë zhvillohet edhe këtë vit!

Edhe këtë vit, nxënësit 13–15 vjeç do të kenë mundësinë të testojnë njohuritë e tyre financiare në Kuizin Evropian i Parasë (European Money Quiz) që organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

👉 Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) vijon të mbështesë këtë nismë edukative, duke shpërblyer me çmime monetare tre skuadrat fituese të fazës kombëtare:

🥇 50,000 lekë
🥈 40,000 lekë
🥉 30,000 lekë

Skuadra fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen evropiane në Bruksel, më 18–19 maj 2026 🇪🇺

📍 Konkursi zhvillohet online, në platformën Kahoot!
📩 Për më shumë informacion: [email protected]

💡 ASD – për edukimin financiar të brezave të rinj.

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURIM – Agjencia e Sigurimit të Depozitave 13/01/2026

Agjencia e Sigurimit të depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lire pune në pozicionin si vijon:
“Specialist për çështjet e administratës dhe burimeve njerëzore”, pranë sektorit te Administratës dhe Burimeve Njerëzore. Kandidatët që janë të interesuar të aplikojnë mund të gjejnë informacionin mbi kriteret që duhet të plotësojnë dhe afatet në link që vijon:

https://asd.gov.al/2026/01/13/shpallje-vend-pune-per-konkurim-12/

www.asd.gov.al

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURIM – Agjencia e Sigurimit të Depozitave Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lirë pune, në pozicionin si vijon:

14/12/2025

💯 Vjet 💯 Rrëfime - 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐝𝐞𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚𝐯𝐞

𝑮𝒂𝒓𝒂𝒏𝒄𝒊 𝒆 𝒓𝒆 𝒑ë𝒓 𝒃𝒆𝒔𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒔𝒊𝒈𝒖𝒓𝒊𝒏ë 𝒇𝒊𝒏𝒂𝒏𝒄𝒊𝒂𝒓𝒆

Në mars 2002, u themelua Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) - Albanian Deposit Insurance Agency, si një nga shtyllat kryesore të sigurisë financiare në Shqipëri. Krijimi i saj vendosi një mekanizëm të qartë për mbrojtjen e depozituesve dhe për zbutjen e efekteve që mund të vijnë nga vështirësitë e një banke, duke forcuar ndjeshëm besimin e publikut në sistemin bankar.

ASD siguron depozitat e individëve, tregtarëve dhe shoqërive tregtare, në lekë dhe në monedha të huaja, në masën 100%, por deri në 2 500 000 lekë për çdo bankë dhe 2 000 000 lekë për çdo shoqatë kursim-kredi. Depozitat e mbuluara përfshijnë llogaritë rrjedhëse, kursimet, depozitat me afat dhe kombinimet e tyre.

Ky mekanizëm plotësoi arkitekturën e stabilitetit financiar, duke përafruar vendin me praktikat evropiane të mbrojtjes së depozituesve. Roli i ASD-së u bë vendimtar gjatë krizës globale të vitit 2008, kur depozitat u rritën pavarësisht pasigurisë ndërkombëtare - një dëshmi e besueshmërisë dhe stabilitetit të sistemit bankar shqiptar.

ℹ️ 100 vite Bankë e Shqipërisë: një shekull i mbushur me sfida dhe arritje. Me këto postime, ju ftojmë të udhëtoni mes së shkuarës, të tashmes dhe vizionit për të ardhmen e bankës qendrore dhe monedhës sonë kombëtare.

Photos from Agjencia e Sigurimit te Depozitave's post 20/10/2025

📊 Agjencia e Sigurimit të Depozitave raporton në Kuvendin e Shqipërisë

Në përputhje me detyrimet ligjore, Agjencia e Sigurimit të Depozitave raportoi më 14 tetor për veprimtarinë e saj gjatë vitit 2024 në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
Pas raportimit në komision, Zv. Drejtori i Përgjithshëm, Z. Martin Blushi, prezantoi raportin edhe në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë më 16 tetor.

Në përfundim të procesit, Kuvendi miratoi rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë për vitin 2024, duke adresuar vlerësime për punën e kryer dhe rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të saj.

📊 Deposit Insurance Agency Reports to the Parliament of the Republic of Albania

In accordance with its legal obligations, the Albanian Deposit Insurance Agency (ADIA) presented on 14 October its annual activity report for 2024 before the Parliamentary Commission on Economy, Employment and Finance.

Following the presentation at the commission level, the Deputy General Director, Mr. Martin Blushi, introduced the report to the plenary session of the Parliament of Albania held on 16 October.

At the conclusion of the reporting process, the Parliament approved the Resolution on the Evaluation of the Activity of the Deposit Insurance Agency for 2024, which includes acknowledgments for the Agency’s performance as well as recommendations for further improvement in specific areas of its activity.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-it, Nr. 137
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30