Njësia Administrative Dajt

Njësia Administrative Dajt

Share

Faqja zyrtare e Njësisë Administrative Dajt – për njoftime, informacione dhe komunikim me komunitetin

21/04/2026

Ju informojmë se kanë filluar aplikimet për përfitimin e kredive të buta nga Bashkia Tiranë.

Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Përparësi në përzgjedhje do të kenë:

🔸️Familjet e reja në moshë jo më të madhe se 40 vjeç.
🔸️Gra kryefamiljare/gra të dhunuara
🔸️Familje njëprindërore që kanë në ngarkim një fëmijë.
🔸️Familjet me më shumë se katër fëmijë.
Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë apo familje që nuk bëjnë pjesë në këto grupe.

Për më shumë informacion mbi kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat e aplikimit, ju lutemi drejtohuni pranë zyrave të Njësisë Administrative Dajt ose vizitoni faqen zyrtare të bashkisë.

Photos from Njësia Administrative Dajt's post 15/04/2026

🏆 KAMPIONË! 🏆
Me shumë krenari dhe emocion, ekipi shpallet kampion për sezonin 2025/2026! ⚽🔥

Një sezon i jashtëzakonshëm, me sakrifica, përkushtim dhe shpirt gare deri në fund. Ky sukses është fryt i punës së çdo lojtari, stafit dhe mbështetjes së pakursyer nga tifozët tanë! 🙌
Ky është vetëm fillimi… 💪

Photos from Drejtoria e Koordinimit të Legalizimit - Bashkia Tiranë's post 14/04/2026
14/04/2026

🌄 Paketa e Maleve 🏔️

Një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe të rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit 🇦🇱

💼 Lehtësitë Fiskale
▪️ Subjektet përfituese: 500 aplikuesit e parë (“first come, first serve”) ⏳
▪️ Periudha e lehtësive: 10 vjet 📆
▪️ Përjashtimet:
✔️ Taksa e ndikimit në infrastrukturë
✔️ Taksa e pasurive të paluajtshme
✔️ TVSH
✔️ Tatimi mbi të ardhurat 💰

🏘️ Përfitimet për bashkitë malore
▪️ Thithje kapitali nga investime vendase, të huaja dhe nga diaspora 🌍
▪️ Rritje e punësimit 👷‍♂️
▪️ Rritje e kërkesës për produkte bujqësore dhe blegtorale 🌾🐄
▪️ Zhvillim i infrastrukturës 🚧

Shpreh interesin për identifikimin e zonave zhvillimore për Paketën e Maleve në link-un e mëposhtëm:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16886

📩 Kontakt ✉️ [email protected]
📍 Bulevardi Zhan D’Ark, ish Hoteli i Oficerëve, kati VII

👉 Investo sot, ndërto të ardhmen në zonat malore! 🌱🏡

Photos from Njësia Administrative Dajt's post 11/02/2026

📍 Njësia Administrative Dajt – Punë e përditshme në terren

Çdo ditë, vijojmë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, në bashkëpunim me Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit-Bashkia Tiranë, me qëllim përmirësimin e mjedisit dhe shërbimit ndaj komunitetit. 🌿

Ndërkohë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim Sinjalistikë - DPN2 po kryen punimet për riparimin e shtresave asfaltike përgjatë rrugës nga Reparti i Helikopterëve Fushë-Farkë deri në fshatin Surrel, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe sigurinë rrugore. 🚧

Vijojmë me angazhim të përditshëm në shërbim të banorëve të Dajtit. 💪

Photos from Njësia Administrative Dajt's post 17/01/2026

📍 Përfundon rehabilitimi i rrugës “Aleksandër Marteli", fshati Lanabregas

Kanë përfunduar punimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim Sinjalistikë - DPN2 në këtë segment rrugor, ku:
✔️ janë vendosur tombinot
✔️ është forcuar pjesa e poshtme me gurë
✔️ janë hapur vijat e kullimit
✔️ është ulur kurrizi i rrugës
✔️ është shtruar me material stabilizues
✔️ është zgjeruar segmenti rrugor

🚗 Rruga hapet provizorisht për lehtësimin e qarkullimit të banorëve, duke mundësuar kalimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve, deri në zgjidhjen përfundimtare nga Emergjencat Civile.

🙏 Falenderojmë banorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Photos from Njësia Administrative Dajt's post 24/12/2025

🎁✨ Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! ✨🎁

Sot, në prag të Vitit të Ri, shpërndamë pako dhuratash për fëmijët e Njësisë Administrative Dajt, duke sjellë buzëqeshje, gëzim dhe pak më shumë ngrohtësi në këto ditë festive.

Momente të tilla na kujtojnë se kujdesi dhe vëmendja ndaj fëmijëve janë investimi më i bukur për të ardhmen.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan dhe u angazhuan për realizimin e këtij aktiviteti me kaq shumë dashuri.

🎄✨ Urojmë që Viti i Ri të sjellë shëndet, paqe dhe gëzim për të gjithë fëmijët dhe familjet e Njësisë Administrative Dajt!

Photos from Njësia Administrative Dajt's post 17/12/2025

🧹🌱 Aksion pastrimi në Lagjen Poligon, Fshati Tufinë 🌱🧹

Sot u zhvillua një aksion pastrimi i mbeturinave nga punëtorët e Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit-Bashkia Tiranë në lagjen Poligon, fshati Tufinë. Falë punës dhe përkushtimit të tyre, zona u pastrua dhe u bë më e rregullt për banorët.

Le të kontribuojmë të gjithë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke mos hedhur mbeturina dhe duke treguar qytetari çdo ditë. 🌍💚
Faleminderit punonjësve për punën e bërë!

Photos from Njësia Administrative Dajt's post 24/11/2025

🌧️ Situata e krijuar nga reshjet në Lanabregas

Pas reshjeve intensive të orëve të fundit, në fshatin Lanabregas u shkaktua një rrëshqitje dheu që bllokoi rrugën Hasan Hasa dhe dëmtoi rrjetin elektrik.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim Sinjalistikë - DPN2, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit-Bashkia Tiranë në bashkëpunim me OSHEE GROUP, masivi u pastrua dhe rruga u bë e kalueshme, ndërsa defekti në rrjet u riparua, duke i ardhur në ndihmë banorëve sa më shpejt.

🤝 Mirënjohje ekipeve për reagimin e shpejtë dhe punën në terren!

13/11/2025

💪 Punë konkrete në Selbë dhe Darshen!
Rruga po përmirësohet me ndihmën e DPN2 dhe donatorëve privatë.

Photos from Njësia Administrative Dajt's post 13/11/2025

🚧 Ndërhyrje në rrugët e fshatrave Selbë dhe Darshen

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Ndriçimit Publik dhe Rrugëve Rurale dhe donatorë privatë, u krye riparimi dhe sistemimi i rrugës kryesore të këtyre fshatrave. Punimet përfshinë pastrimin e kanaleve kulluese, vendosjen e tombinove dhe nivelimin e shtresës rrugore, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe sigurinë për banorët.

🙏 Falënderime për mbështetjen dhe kontributin e dhënë!

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Linze
Tirana
1040

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00