U.S. Embassy Tirana

U.S. Embassy Tirana

Share

The only official page of the U.S. Embassy in Tirana. Terms of Use: state.gov/tou This is the Facebook fan page of the U.S.

Photos from U.S. Embassy Tirana's post 18/06/2026

🇦🇱 "Siç ka thënë Presidenti Trump: “Edhe sot e kësaj dite, këto fjalë i japin jetë Republikës sonë, trazojnë zemrat e çdo qytetari dhe frymëzojnë mënyrën tonë të jetesës… Për gati dy shekuj e gjysmë, nuk ka pasur pengesë më të madhe ndaj tiranisë dhe shtypjes se sa këto fjalë të fuqishme”. Dhe kjo nuk është e vërtetë vetëm për amerikanët. Për 250 vjet, Amerika ka qenë një fener shprese për njerëzit në mbarë botën që dëshirojnë të marrin frymë të lirë." - E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në festimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës.

Fjala e plotë: https://al.usembassy.gov/sq/festimi-250-vjetorit-te-pavaresise-se-amerikes/

🇺🇸 "As President Trump has said, “To this day, these words give life to our Republic, stir the hearts of every citizen, and animate our way of life…For nearly two and a half centuries, there has been no greater barrier to tyranny and oppression than these mighty words.” And that’s not just true for Americans. For 250 years, America has been a beacon of hope for people the world over who yearn to breathe free." - Chargé d’Affaires Nancy VanHorn at the celebration of the 250th anniversary of American independence.

Full remarks: https://al.usembassy.gov/celebration-of-the-250th-anniversary-of-american-independence/

Photos from U.S. Embassy Tirana's post 15/06/2026

🇦🇱 "Kuadri i shqyrtimit të IHD-së (Investimeve të Huaja Direkte) të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik – është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare." - E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte. Lexoni fjalën e plotë këtu https://al.usembassy.gov/sq/e-ngarkuara-me-pune-vanhorn-ne-prezantimin-mbi-kuadrin-per-investimet-e-huaja-direkte/

🇺🇸 “Albania’s FDI screening framework isn’t just a bureaucratic exercise – it’s a strategic statement. It says that Albania is open for business, but in a way that protects Albania’s national interests and meets international standards.” - Chargé d’Affaires Nancy VanHorn at the American Chamber of Commerce (AmCham) presentation of Albania’s Foreign Direct Investment Screening Framework. Read full remarks here https://al.usembassy.gov/charge-daffaires-vanhorn-at-albanias-foreign-direct-investment-screening-framework-presentation/

14/06/2026

🇦🇱 Gëzuar ditëlindjen Presidentit të 45-të dhe të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump. Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do, për njerëzit të cilëve u shërben dhe për Ëndrrën Amerikane. 🇺🇸🇺🇸

Happy Birthday to the 45th and 47th President of the United States, Donald J. Trump. A relentless patriot who fights every day for the country he loves, the people he serves, and the American Dream. 🇺🇸🇺🇸

Photos from U.S. Embassy Tirana's post 12/06/2026

🇦🇱 Pas festimeve të zhvilluara muajin e kaluar në Shqipëri, Garda Kombëtare e New Jersey-t dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë shënuan këtë javë në New Jersey 25-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, Ambasadori Ervin Bushati dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Arben Kingji, u takuan me Gjeneralen e Brigadës Yvonne L. Mays dhe Guvernatoren Mikie Sherrill, si edhe me Zyrën e Investimeve Strategjike në fushën e mbrojtjes së Autoritetit të Zhvillimit Ekonomik të New Jersey për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes të New Jersey. Java kulmoi me një ceremoni zyrtare në Armaturën e Lawrenceville, në nder të një çerek shekulli partneritet dhe ndërveprim ushtarak.

🇺🇸 Following celebrations in Albania last month, New Jersey National Guard and Albanian Armed Forces marked 25 years of the State Partnership Program in New Jersey this week. Defense Minister Ermal Nufi, Ambassador Ervin Bushati, and Chief of Defense Lieutenant General Arben Kingji met with Brigadier General Yvonne L. Mays and Governor Mikie Sherrill, as well as the New Jersey Economic Development Authority’s Office of Strategic Defense Investment to discuss opportunities for collaboration with the New Jersey’s defense-related industries. The week culminated with an official ceremony at the Lawrenceville Armory honoring a quarter century of military partnership and interoperability.

11/06/2026

🇦🇱 Sesion Informues: Mundësitë e Financimit CyberNext & GameON 📢

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po pranon propozime për dy programe që promovojnë përsosmërinë amerikane dhe udhëheqjen në teknologji, duke përfshirë sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale, dizajnin e lojërave dhe industritë digjitale, në Këndet tona Amerikane në Shqipëri.
Dëshironi të mësoni më shumë rreth procesit të aplikimit? Bashkohuni me ne në një sesion informues, ku do t’ju udhëzojmë hap pas hapi për procesin e aplikimit:
CyberNext – https://al.usembassy.gov/nofo-cybernext-cybersecurity-ai-readiness/
GameON – https://al.usembassy.gov/notice-of-funding-opportunity-nofo-gameon-u-s-albania-e-sports-and-innovation/

📅 Data: E hënë, 15 qershor 2026
🕐 Ora: 10:30 - 11:30
📍 Vendndodhja: Këndi Amerikan në Tiranë (Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë)

🇺🇸 Info Session: CyberNext & GameON Funding Opportunities 📢

The U.S. Embassy in Tirana is accepting proposals for two programs promoting American excellence and leadership in technology, including cybersecurity, AI, game design, and digital industries at our American Spaces in Albania.
Want to learn more about the application process? Join us for an info session where we’ll walk you through it:
CyberNext – https://al.usembassy.gov/nofo-cybernext-cybersecurity-ai-readiness/
GameON – https://al.usembassy.gov/notice-of-funding-opportunity-nofo-gameon-u-s-albania-e-sports-and-innovation/

📅 Date: Monday, June 15, 2026
🕐 Time: 10:30 - 11:30
📍 Location: American Corner Tirana (National Library of Albania)

09/06/2026

🇦🇱 E keni përvetësuar sigurinë kibernetike – po më tej? Aftësitë e forta të komunikimit mund të jenë po aq të rëndësishme sa ekspertiza teknike në botën e sotme digjitale.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara po pranon propozime për programin "English Access", i hartuar për të ndihmuar studentët e universitetit për sigurinë kibernetike të forcojnë anglishten e tyre teknike dhe gatishmërinë për tregun e punës. Ne kërkojmë qasje inovative që shkojnë përtej modeleve tradicionale të mësimdhënies. Propozimet duhet të theksojnë mësimdhënien interaktive dhe të përqendruar te studenti, me fokus në angazhimin e studentëve dhe zbatimin praktik. Mësimi i bazuar në projekte dhe mësimdhënia e bazuar në detyra inkurajohen tepër, duke i ndihmuar studentët të përdorin anglishten për të adresuar sfida të vërteta në fushat e sigurisë kibernetike, teknologjisë dhe udhëheqjes në komunitet. OJQ-të me përvojë në mësimdhënien e anglishtes për qëllime teknike ose profesionale inkurajohen të aplikojnë deri më 9 korrik 2026. https://al.usembassy.gov/english-access-scholarship-program/

🇺🇸 You’ve mastered cybersecurity - what’s next? Strong communication skills can be just as important as technical expertise in today’s digital world.
The U.S. Embassy is accepting proposals for the English Access Program, designed to help university cybersecurity students strengthen their technical English and career readiness. We’re looking for innovative approaches that go beyond traditional teaching models. Proposals should emphasize interactive, learner-centered instruction with a focus on student engagement and practical application. Project-based learning and task-based language teaching are strongly encouraged, helping students use English to address real-world challenges in cybersecurity, technology, and community leadership. NGOs with experience in teaching English for technical or professional purposes, are encouraged to apply by July 9, 2026. https://al.usembassy.gov/english-access-scholarship-program/

08/06/2026

🇦🇱 Po punësojmë! Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po kërkon të plotësojë gjashtë pozicione me kohë të plotë: katër roje sigurie të armatosur dhe dy kopshtarë.
📌 Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të aplikojnë këtu: https://erajobs.state.gov/dos-era/alb/vacancysearch/searchVacancies.hms

🇺🇸 We're hiring! The U.S. Embassy in Tirana is seeking to fill six full-time positions: four LGF armed guards and two gardeners.
📌 All interested applicants should apply here: https://erajobs.state.gov/dos-era/alb/vacancysearch/searchVacancies.hms

Photos from U.S. Embassy Tirana's post 04/06/2026

🇦🇱 "Luftimi i trafikimit të pronës kulturore nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e një trashëgimie krenare. Ai ka rezultate shumë reale dhe të prekshme për sigurimin e kufijve dhe sovranitetit kombëtar në të tashmen. Kriminelët që trafikojnë në mënyrë të paligjshme trashëgiminë kulturore, trafikojnë edhe gjëra të tjera në mënyrë të paligjshme, si drogëra të rrezikshme. Këto organizata kriminale ndërkombëtare minojnë rendin publik dhe integritetin gjyqësor, lehtësojnë korrupsionin dhe shfrytëzojnë zbatimin e dobët të ligjit. Kur ju forconi kapacitetin tuaj për të mbrojtur trashëgiminë e Shqipërisë, ju gjithashtu po forconi kufijtë tuaj, institucionet tuaja dhe sigurinë tuaj kombëtare." - Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond në tryezën e rrumbullakët kombëtare "Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi i strukturave ligjzbatuese për luftimin e trafikimit të paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare".
Lexoni fjalën e plotë këtu https://al.usembassy.gov/sq/tryeza-e-rrumbullaket-e-granteve-per-zbatimin-e-marreveshjeve-te-prones-kulturore/

🇺🇸 “Countering trafficking in cultural property isn’t only about preserving a proud heritage. It has very real, tangible results for securing borders and national sovereignty in the present. Criminals who illegally traffic cultural heritage traffic other things illegally, too, like dangerous drugs. These transnational criminal organizations undermine public order and judicial integrity, facilitate corruption, and exploit weak enforcement. When you strengthen your capacity to protect Albania’s heritage, you’re also strengthening your borders, your institutions, and your national security.” - Acting Deputy Chief of Mission Kathryn Hammond at the National Roundtable on “Building Local Capacity and Law Enforcement Cooperation to Combat Illicit Trafficking of Albanian Cultural Heritage.”
Read full remarks here https://al.usembassy.gov/roundtable-on-building-local-capacity-and-law-enforcement-cooperation-to-combat-illicit-trafficking-of-albanian-cultural-heritage/

Photos from U.S. Embassy Tirana's post 02/06/2026

🇦🇱 A mund ta përballojë biznesi juaj një sulm kibernetik që prek gjithçka menjëherë? Këndi Amerikan në Tiranë organizoi “Digital Blackout”, një ushtrim për operatorët e infrastrukturës kritike dhe partnerët e sektorit privat, anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Ushtrimi simuloi një krizë kibernetike të koordinuar me ndërprerje të shumta shërbimesh, pasiguri publike dhe vendime të vështira. Pjesëmarrësit praktikuan menaxhimin e incidenteve, përmbajtjen teknike, strategjitë e rimëkëmbjes dhe komunikimet në kriza si pjesë e programit “Udhëheqja e Sigurisë Kibernetike të Shteteve të Bashkuara në Inteligjencë Artificiale (IA) për Shqipërinë”, të zbatuar nga organizata alphaPlan. Në epokën e IA-së, kërcënimet kibernetike ndodhin shpejt dhe përgatitja është thelbësore.

🇺🇸 Could your business handle a cyberattack that affects everything at once? American Corner Tirana hosted “Digital Blackout”, a tabletop exercise for critical infrastructure operators and private-sector partners, members of the American Chamber of Commerce in Albania. The exercise simulated a coordinated cyber crisis with multiple service disruptions, public uncertainty, and tough decisions. Participants practiced incident management, technical containment, recovery strategies, and crisis communications as part of the “U.S. Cybersecurity Leadership in AI for Albania” program, implemented by the alphaPlan organization. In the AI era, cyber threats move quickly and being prepared is essential.

01/06/2026

🇦🇱 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po pranon propozime për dy programe që promovojnë përsosmërinë amerikane dhe udhëheqjen në teknologji, duke përfshirë sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale (AI), dizajnin e lojërave dhe industritë digjitale, në Këndet tona Amerikane në Shqipëri. Afati për dorëzimin e aplikimeve është ora 23:59 (CET), më 5 korrik 2026.

🔗 Për detaje dhe informacion mbi aplikimin, vizitoni:
Mundësi Financimi (NOFO) - Advanced Cybersecurity and AI Readiness https://al.usembassy.gov/nofo-cybernext-cybersecurity-ai-readiness/
Mundësi Financimi (NOFO) - U.S.-Albania E-Sports and Innovation https://al.usembassy.gov/notice-of-funding-opportunity-nofo-gameon-u-s-albania-e-sports-and-innovation/

🇺🇸 The U.S. Embassy in Tirana is accepting proposals for two programs promoting American excellence and leadership in technology, including cybersecurity, AI, game design, and digital industries at our American Spaces in Albania. Applications are due by 11:59 p.m. CET on July 5, 2026.

🔗 For details and application information, visit:
NOFO: CyberNext – Advanced Cybersecurity and AI Readiness https://al.usembassy.gov/nofo-cybernext-cybersecurity-ai-readiness/
NOFO: GameON – U.S.-Albania E-Sports and Innovation https://al.usembassy.gov/notice-of-funding-opportunity-nofo-gameon-u-s-albania-e-sports-and-innovation/

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rruga Stavro Vinjau, No. 14
Tirana