E-Albania

E-Albania

Share

Faqja zyrtare e portalit unik qeveritar e-Albania Së dyti, për përdorimin e TIK në edukim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë.

Në programin e Qeverisë është përcaktuar se Qeveria do të punojë në tre drejtime kryesore duke vendosur objektiva të matshme:

"Së pari, për shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, biznesin dhe administratën. Prioritet do të jetë rritja e transparencës dhe përmirësimi i shërbimeve në administratën publike sipas parimeve të iniciativës Open Government Partnership. Politikat d

26/06/2026

Sistemin Elektronik i Bankës së Gjakut-Platforma kombëtare që digjitalizon dhe menaxhon procesin transfuzional në Shqipëri

🔐Siguria e gjakut është një nga hallkat më kritike të sistemit shëndetësor modern. Për këtë arsye, AKSHI ka zhvilluar Sistemin Elektronik të Bankës së Gjakut, platformën kombëtare që digjitalizon dhe menaxhon të gjithë ciklin transfuzional në Shqipëri – nga regjistrimi i dhuruesve dhe dhurimi i gjakut, deri te administrimi i rezervave dhe transfuzioni te pacientët.

✅Sistemi lidh në një rrjet të unifikuar bankat e gjakut, spitalet dhe institucionet shëndetësore, duke garantuar gjurmueshmëri të plotë të çdo njësie gjaku, monitorim në kohë reale të rezervave dhe menaxhim më efikas të produkteve të gjakut sipas standardeve më të larta të sigurisë.

Përmes e-Albania, qytetarët mund të rezervojnë online dhurimin e gjakut, të deklarojnë grupin e gjakut dhe të marrin njoftime kur rezervat për grupin e tyre janë në nivele të ulëta, duke krijuar një urë të drejtpërdrejtë mes dhuruesve vullnetarë dhe nevojave reale të sistemit shëndetësor.🤝

Falë monitorimit inteligjent të stokut, sistemi optimizon shpërndarjen e gjakut në të gjithë vendin, redukton humbjet nga skadenca dhe garanton që rezervat të jenë të disponueshme aty ku nevoja është më urgjente.

Me Sistemin Elektronik të Bankës së Gjakut, AKSHI ka sjellë një standard të ri në menaxhimin e shërbimit transfuzional, duke e bërë atë më të sigurt, më efikas dhe më pranë qytetarëve. Sepse pas çdo dhurimi gjaku qëndron mundësia për të shpëtuar një jetë. ❤️🩸

25/06/2026

🗣️Ana Hoxha, Drejtor, Drejtoria TIK në Ministrinë e Shëndetësisë, AKSHI

AHIS – Regjistri Elektronik i Banorëve të Mjekut të Familjes

💻 Një nga sistemet më të rëndësishme të zhvilluara nga AKSHI është AHIS – Regjistri Elektronik i Banorëve të Mjekut të Familjes, platforma kombëtare që ka transformuar mënyrën se si administrohet kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri.

🩺 Sistemi u mundëson mjekëve të familjes të aksesojnë në një platformë të vetme historikun shëndetësor të pacientëve, duke përfshirë vizitat, recetat elektronike, referimet, rezultatet e kontrolleve bazë dhe vaksinimet. Falë ndërveprimit me sistemet e tjera shtetërore, të dhënat verifikohen automatikisht, duke garantuar më shumë saktësi, siguri dhe efikasitet.

📲 Përmes e-Albania, qytetarët mund të regjistrohen ose të ndryshojnë mjekun e familjes, si dhe të aplikojnë për kartën e shëndetit, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në institucion.

✅ Regjistrim elektronik pranë mjekut të familjes�🩺 Histori e unifikuar shëndetësore e pacientit�🔄 Ndërveprim me sistemet kombëtare të shëndetësisë�📄 Aplikime online përmes e-Albania�🔒 Më shumë siguri, efikasitet dhe transparencë në administrimin e të dhënave

🤝 Duke lidhur qytetarin, mjekun e familjes dhe institucionet shëndetësore në një ekosistem të vetëm digjital, AHIS është një tjetër dëshmi e angazhimit të AKSHI-t për ndërtimin e një sistemi shëndetësor modern, efikas dhe më pranë qytetarëve.

24/06/2026

💼🚀 e-Albania 2.0 sjell një tjetër risi të rëndësishme në mbështetje të biznesit dhe modernizimit të ndërveprimit me administratën publike.

Një nga katër funksionalitetet e reja kryesore të platformës është menaxhimi i autorizimeve për delegimin e përkohshëm të shërbimeve publike online, një zgjidhje e shumëpritur që u mundëson subjekteve të administrojnë më me efikasitet proceset e tyre administrative.

📺 Në një intervistë për Report TV, Drejtoresha e e-Albania, znj. Nevila Repishti, prezantoi mënyrën e funksionimit të këtij mekanizmi të ri, i cili u jep administratorëve të bizneseve mundësinë të autorizojnë punonjës ose përfaqësues të caktuar për të përdorur shërbime specifike elektronike në emër të subjektit.

Ky funksionalitet garanton fleksibilitet më të madh operacional, duke ruajtur njëkohësisht standardet më të larta të sigurisë, kontrollit dhe gjurmueshmërisë.

✅ Autorizim për shërbime të veçanta
✅ Përcaktim të afatit të vlefshmërisë
✅ Përditësim të autorizimeve në kohë reale
✅ Revokim në çdo moment
✅ Riaktivizim sipas nevojës
✅ Transparencë dhe gjurmueshmëri për çdo veprim të kryer

🗣️ “Ne mendojmë që ky funksionalitet i ri do të rrisë ndjeshëm efikasitetin e përdorimit të shërbimeve publike te biznesit, duke i dhënë administratorit më shumë fleksibilitet në menaxhimin e proceseve të përditshme. Kjo do të thotë që ai nuk do të ketë nevojë të kryejë personalisht çdo veprim operacional në llogarinë e biznesit në e-Albania” u shpreh Drejtoresha e e-Albania, znj. Nevila Repishti.

Një tjetër hap konkret drejt thjeshtimit të procedurave administrative dhe fuqizimit të biznesit përmes transformimit digjital.

24/06/2026

🗣️Albion Dervishaj-Specialitst IT, Drejtoria TIK në Ministrinë e Arsimit, AKSH

⭐️SPSH – Sistemin e Provimit të Shtetit për Profesionet e Rregulluara.

AKSHI ka zhvilluar SPSH – Sistemin e Provimit të Shtetit për Profesionet e Rregulluara, një platformë kombëtare që digjitalizon dhe modernizon procesin e licencimit për profesionet e rregulluara.
Përmes këtij sistemi, profesionistët aplikojnë online, zhvillojnë testime të informatizuara dhe të marrin rezultatet e tyre në një proces të standardizuar, transparent dhe të sigurt.

🎓 SPSH mbështet administrimin e provimeve të shtetit për profesione të rregulluara, si mësuesit, profesionistët e shëndetësisë dhe fusha të tjera që kërkojnë kualifikim dhe licencim sipas standardeve ligjore.

Platforma mundëson:�✅ Aplikimin online të kandidatëve�✅ Menaxhimin e procesit të regjistrimit dhe verifikimit�✅ Zhvillimin e testimeve elektronike�✅ Administrimin dhe publikimin e rezultateve�✅ Mbështetjen e proceseve të licencimit profesional

Falë këtij sistemi, procesi i provimit të shtetit është bërë më i shpejtë, më efikas dhe më i besueshëm, duke garantuar meritokraci, integritet dhe standarde të larta profesionale për mijëra kandidatë çdo vit.

19/06/2026

🚀 Një muaj nga lançimi i e-Albania 2.0

Një muaj pas prezantimit të platformës së re, e-Albania 2.0 vijon të dëshmojë ndikimin e transformimit digjital në mënyrën se si qytetarët aksesojnë shërbimet publike, duke ofruar një eksperiencë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikase.

18 Maj – 18 Qershor 2026:

✅ 1,835,476 shërbime publike të marra

📝 1,211,631 aplikime për shërbime publike

📄 623,845 dokumente me vulë elektronike në kohë reale

📥 1,524,546 dokumente të dërguara te “Dokumentet e Mia”

👤 13,060 përdorues të rinj

Një muaj më pas, shifrat flasin vetë✅

16/06/2026

🎓💻 Transformimi digjital i arsimit shqiptar.
📚 Një nga sistemet më të rëndësishme të zhvilluara nga AKSHI për modernizimin e arsimit parauniversitar në Shqipëri është SMIP – Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar, një platformë që ka revolucionarizuar mënyrën se si administrohet dhe monitorohet procesi arsimor në vend.

🚀 Falë punës së ekspertëve të AKSHI-t, sot miliona procese që dikur kërkonin dokumente fizike, kohë dhe procedura burokratike, realizohen në mënyrë tërësisht digjitale. Nga regjistrimi i nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë, transferimet shkollore, arsimi profesional, deri te menaxhimi i notave, mungesave dhe komunikimi me prindërit – gjithçka zhvillohet përmes një sistemi të vetëm, të sigurt dhe të integruar.

🔍 SMIP është ndërtuar me vizionin për të sjellë më shumë efikasitet, transparencë dhe cilësi në administrimin e arsimit. Sot, mbi 1.3 milion përdorues dhe më shumë se 35 mijë mësues mbështeten çdo ditë në këtë platformë, duke e bërë atë një nga sistemet publike digjitale me ndikimin më të madh në vend.

🖥️ Përmes regjistrit elektronik, mësuesit raportojnë notat dhe mungesat në kohë reale, ndërsa 👨‍👩‍👧‍👦 prindërit ndjekin nga afër progresin e fëmijëve të tyre.

📄 Në fund të vitit shkollor, sistemi gjeneron automatikisht dëftesat elektronike, duke garantuar saktësi, standardizim dhe eliminim të procedurave manuale.

🇦🇱✨ SMIP është dëshmi konkrete e rolit të AKSHI-t në ndërtimin e infrastrukturës digjitale të shtetit shqiptar dhe në transformimin e shërbimeve publike për qytetarët.

15/06/2026

📊 Shifrat e e-Albania | 8–14 Qershor

🗓️ Gjatë javës 8–14 qershor, përmes portalit e-Albania u realizuan:

✅ 413,096 shërbime publike të marra
📝 273,047 aplikime për shërbime publike
📄 140,049 dokumente me vulë elektronike në kohë reale
📥 315,351 dokumente të dërguara te “Dokumentet e Mia”
👤 2,852 përdorues të rinj

🚀 e-Albania – shërbime më të shpejta, më të thjeshta dhe më pranë qytetarëve.

08/06/2026

📊 Shifrat e e-Albania 2.0 | 1–7 Qershor 2026

🗓️ Gjatë javës 1–7 qershor, përmes portalit e-Albania 2.0 u realizuan:

✅ 277,986 shërbime publike të marra
📝 141,443 aplikime për shërbime publike
📄 136,543 dokumente me vulë elektronike në kohë reale
📥 360,884 dokumente të dërguara te “Dokumentet e Mia”
👤 3,022 përdorues të rinj

🚀 e-Albania 2.0 – shërbime më të shpejta, më të thjeshta dhe më pranë qytetarëve.

Photos from E-Albania's post 03/06/2026

🤝 Një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të pagesave digjitale për shërbimet publike.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, z. Igli Tafa, dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, bashkë me përfaqësues të të dy institucioneve, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e sektorit bankar në vend për të diskutuar hapat e ardhshëm në zgjerimin e ekosistemit të pagesave elektronike në portalin e-Albania.

🎯 Dy drejtuesit theksuan rëndësinë e zgjerimit të pagesave digjitale në shërbimet publike, me synimin që të gjitha shërbimet me pagesë të ofrohen plotësisht online, përmes një game sa më të gjerë kanalesh pagese, duke garantuar akses të lehtë, komoditet dhe siguri për qytetarët dhe bizneset.

📈 Sot, 114 shërbime në e-Albania kanë të paktën një kanal pagese të integruar dhe mbi 138 mijë pagesa elektronike janë realizuar që nga janari 2024. Faza e ardhshme parashikon zgjerimin e pagesave online edhe për 253 shërbime publike.

🚀 Një administratë më e lidhur, procese më inteligjente dhe shërbime publike që funksionojnë në ritmin e qytetarëve dhe biznesit — ky është drejtimi i transformimit digjital që po ndërtojmë së bashku.

Photos from E-Albania's post 03/06/2026

🚜🌾 Nga strategjia drejt bujqësisë inteligjente.��🤝 AKSHI mori pjesë në aktivitetin kombëtar “Bujqësia Digjitale për Shqipërinë 2030”, ku përfaqësues të institucioneve, fermerëve, akademisë dhe ekosistemit të inovacionit diskutuan mbi sfidat, mundësitë dhe vizionin për ndërtimin e një bujqësie inteligjente, të qëndrueshme dhe të orientuar drejt të dhënave. 📡🌱🇦🇱

🎙️ Gjatë këtij takimi, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, theksoi rolin kyç të teknologjisë dhe shërbimeve digjitale në modernizimin e sektorit dhe afrimin e tij me standardet e Bashkimit Europian.��
Në panelin e diskutimit, Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, znj. Romina Kostani, prezantoi progresin e bërë në dixhitalizimin e bujqësisë, duke theksuar se sot sektori mbështetet nga platforma dhe sisteme digjitale që mundësojnë menaxhimin e skemave të mbështetjes për fermerët, gjurmueshmërinë e blegtorisë, sigurinë ushqimore, si dhe monitorimin e tokave bujqësore, aktivitetit të peshkimit etj. Këto investime kanë rritur efikasitetin, transparencën dhe cilësinë e të dhënave, duke krijuar bazat për një bujqësi më moderne dhe të orientuar drejt inovacionit. 🌱📡🇦🇱

📡 Faza e ardhshme e transformimit shkon përtej dixhitalizimit të proceseve. AKSHI po diskuton integrimin e Inteligjencës Artificiale, imazheve satelitore dhe analizës së avancuar të të dhënave për të ndërtuar sisteme më inteligjente monitorimi dhe mbështetjeje për sektorin bujqësor.

🇪🇺 Paralelisht me dixhitalizimin e shërbimeve, Shqipëria po ndërton sisteme që e afrojnë sektorin e bujqësisë me standardet e Bashkimit Evropian. Platforma si FSDN, LPIS, IACS dhe TRACES krijojnë bazat për një bujqësi më moderne, transparente dhe të orientuar drejt të dhënave, duke përgatitur institucionet dhe fermerët shqiptarë për integrimin në Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe tregun evropian.

🌱 Shqipëria po ndërton një bujqësi të mbështetur mbi të dhëna, inovacion dhe inteligjencë artificiale 🇦🇱✨

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Tirana