18/06/2026
Forca Tokësore
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Forca Tokësore, Military Base, Tirana.
18/06/2026
18/06/2026
📍 Bizë. “Mburoja e Arbrit 26/05”
Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral major Petrit Çuni, inspektoi nga afër zhvillimin e stërvitjes taktike “Mburoja e Arbrit 26/05”, duke ndjekur proceset e planëzimit, komandim-kontrollit dhe vendimmarrjes taktike të Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL).
Gjatë takimit me efektivët, gjeneral Çuni vlerësoi profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e personelit pjesëmarrës, duke theksuar rëndësinë e stërvitjes me skenarë sa më realistë për përmbushjen e standardeve të NATO-s dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.
“Mburoja e Arbrit 26/05” përfaqëson një etapë të rëndësishme në rrugën drejt certifikimit të GBKL-së “I aftë për mision”.
Lajmin e plote e gjeni 👇
https://aaf.mil.al/te-fundit/grup-batalioni-i-kembesorise-se-lehte-gbkl-zhvillon-stervitjen-mburoja-e-arbrit-26-05.html
17/06/2026
Të gatshëm. Të stërvitur. Sfidues.
📍Bize.Ka nisur në rajonin stërvitor të Bizës stërvitja "Mburoja e Arbrit-26/05", ku Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL), do testojë aftësitë dhe kapacitetet taktike, procedurat taktike dhe teknike si dhe gatishmërinë në një mjedis kompleks stërvitor.
Përmes skenarëve realistë dhe operacioneve të integruara në terren, GBKL do të vlerësojë kapacitetet e tij për planifikim, manovër dhe reagim ndaj situatave të ndryshme taktike.
"Mburoja e Arbrit-26/05", përfaqëson një fazë kyçe në përgatitjen e kësaj strukture, për vlerësimin e planifikuar në muajt në vijim, duke konsoliduar aftësinë për të vepruar me profesionalizëm, vendosmëri dhe sipas standardeve të Aleancës, për të arritur objektivin final certifikimin kombëtar “I aftë për mision”.
16/06/2026
16/06/2026
📍 Poshnje. Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut (RKJ), pjesë e Forcës Tokësore, priti sot Kursin e Lartë të Nënoficerit në një vizitë njohëse, me fokus kapacitetet luftarake dhe gatishmërinë operacionale të repartit.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u njohën nga afër me misionin, strukturën, kapacitetet operacionale dhe aktivitetet kryesore të regjimentit.
Ky ndërveprim mes strukturave të Forcës Tokësore dhe institucioneve të arsimit ushtarak kontribuon në shkëmbimin e përvojave profesionale, forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e lidershipit në radhët e nënoficerëve.
15/06/2026
Kontribut për paqen, krenari për Shqipërinë.🇦🇱
📍 Poshnjë – Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, Kosovë.
Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, efektivët e Forcës Tokësore nisin misionin e tyre në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Përkrah aleatëve të NATO-s, Forca Tokësore vijon të japë kontribut të çmuar në operacionet ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta operacionale.
Suksese në mision dhe kthim të sigurt në atdhe!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Address
Tirana
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |
