Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH

Share

ISHSH ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.

ISHSH-ja ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.

15/06/2026
Photos from Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH's post 12/06/2026

☀️ Një sezon i sigurt turistik ndërtohet mbi përgjegjshmërinë dhe respektimin e standardeve.

Përmes inspektimeve të vazhdueshme në subjektet akomoduese, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor monitoron respektimin e standardeve higjieno-sanitare dhe të kërkesave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Kontrollet përfshijnë verifikimin e dokumentacionit dhe masave që lidhen me sigurinë higjieno-sanitare, cilësinë e ujit të pijshëm, shëndetin e punonjësve, zbatimin e legjislacionit kundër duhanit, si dhe mbrojtjen e të miturve nga sh*tja e alkoolit dhe pijeve energjike.

Photos from Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale's post 08/06/2026
Photos from Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH's post 08/06/2026

🏖️☀️🩺 Respektimi i standardeve higjieno-sanitare është garanci për një sezon turistik të sigurt.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) është i angazhuar në vijimësi në monitorimin dhe inspektimin e subjekteve akomoduese, me qëllim garantimin e kushteve higjieno-sanitare dhe mbrojtjen e shëndetit të pushuesve dhe vizitorëve.
Gjatë inspektimeve verifikohet dokumentacioni i detyrueshëm sipas legjislacionit në fuqi:
✅ Akt-Miratimi Higjieno-Sanitar
✅ Certifikata për dezinfektim, deratizim dhe dezinsektim (DDD)
✅ Raportet e analizave të ujit të pijshëm
✅ Kontratat për svotimin e gropave septike (për subjektet që i derdhin ujrat e zeza në gropa septike).
✅ Kontratat me mjek të licencuar për kontrollin shëndetësor të punonjësve
✅ Librezat shëndetësore dhe raportet mjeko-ligjore të punonjësve
✅ Zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit
✅ Zbatimi i legjislacionit për ndalimin e sh*tjes së alkoolit dhe pijeve energjike për personat nën 18 vjeç

29/05/2026

Cigaret aromatike janë një karrem. Shijet joshëse për të rinjtë si boronica, mangoja, mentja dhe çamçakëzi nuk janë ushqime të padëmshme, ato janë ideuar për të tërhequr fëmijët dhe adoleshentët.

Aromat gjithashtu maskojnë shijen e keqe duke përdorur efekte freskuese menteje dhe ftohëse, duke i bërë produktet e nikotinës më të lehta për t'u thithur dhe më të vështira për t'u lënë.

Manipulimi funksionon më mirë kur nuk vihet re. Në këtë Ditë Botërore pa Duhan, le t'i vëmë këto taktika në dukje.

https://bit.ly/4fHL1bq

25/05/2026
Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga "Aleksander Moisiu", Nr. 80
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30