Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit

Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit

Share

AMK, ka në themel të punës mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit të Bashkisë Tiranë.

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit është në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Photos from Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit's post 17/06/2026

Sot, pranë Qendrës Toptani, zhvilluam një aktivitet informues me qytetarët në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit.

Përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve informuese, qytetarët u njohën me të drejtat e tyre si gjatë blerjeve online, ashtu edhe në dyqanet fizike. Informacioni i ofruar synonte rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e konsumatorëve, mënyrat e mbrojtjes nga praktikat e padrejta tregtare dhe rëndësinë e informimit përpara çdo blerjeje.

Një konsumator i informuar është një konsumator më i mbrojtur.

Angazhimi ynë për informimin, edukimin dhe mbrojtjen e qytetarëve do të vijojë edhe në aktivitete të tjera ndërgjegjësuese në shërbim të interesit të konsumatorëve.

Photos from Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit's post 11/06/2026

Të jesh konsumator i zgjuar, do të thotë të bësh zgjedhjen e duhur për shëndetin tënd. Biseda me nxënësit e shkollës 9- vjeçare “Ardian Klosi”, ishte interaktive dhe e vlefshme, në funksion të mbrojtjes dhe sigurisê ushqimore. Jemi të kênaqur që fëmijët i mirëpritën këshillat dhe propozimet tona dhe urojmë që ato t”i ndihmojnë në zgjedhjen e ushqimeve që konsumojnë në përditshmërinë e tyre.

Photos from Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit's post 08/06/2026

Në Ditën Botërore tê Sigurisë Ushqimore, zhvilluam njê orë edukative dhe ndërgjegjuese me fëmijët e shkollës 9 -vjeçare “Faik Konica” . Dëshira e tyre për të mësuar gjëra të reja dhe përpjekja për t’u aktivizuar me të gjitha mënyrat, ishte mbresëlënëse.
Ata ndanë me ne rutinën e tyre ushqimore dhe ne i propozuam receta të thjeshta e të shëndetshme, për të qenë më të sigurt dhe.më tê mbrojtur nga virozat.

Photos from Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit's post 01/06/2026

1 Qershori na kujtoi se buzëqeshja e një fëmije është dhurata më e bukur. 🌟 Sot ndamë njohuri, kreativitet dhe shumë gëzim me fëmijët tanë. Gëzuar Ditën e Fëmijëve! ❤️🎈

31/05/2026

31 Maj — Dita Botërore Pa Duhan

🚭 Duhani kushton më shumë sesa mendon.

Jo vetëm financiarisht.
Por edhe në shëndet, energji dhe jetë.

Photos from Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit's post 28/05/2026

Me datë 26 Maj, koleget tona morën pjesë në Workshopin “ Food Clic, strategic Pathways From Vision to Action” , organizuar nga Bashkia Tiranë , i cili kishte si qëllim ideimin e strategjive dhe planifikimin e mënyrave të duhura drejt krijimit të një këshilli ushqimor, i cili do të ndikojë në ushqyerjen e shëndetshne, shkurtimin e zinxhirêve ushqimorë dhe promovimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme në nivel urban.

27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit! 🤍

Photos from Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit's post 18/05/2026

Evropa nuk fillon te kufijtë, por te mënyra si kujdesemi për botën rreth nesh. 🌍💙
Së bashku me nxënësit e shkolles “1 Maji, zgjodhëm të mbjellim ndërgjegjësim, sepse një mjedis më i pastër është një e ardhme më e sigurt për të gjithë. ♻️
Çdo veprim i vogël sot, është një hap më pranë Evropës që duam nesër. 🌱
Të jesh evropian do të thotë të mbrosh jetën, natyrën dhe të ardhmen që na përket të gjithëve. ✨

05/05/2026

🙏🏻

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rruga "Murat Toptani", 1001, Ndërtesa 12, Kati 2
Tirana