🤝🇦🇱🇲🇪 Shkëmbim përvojash Shqipëri–Mal i Zi në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore
Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Administratës për Burime Njerëzore, z. Agron Camaj.
Diskutimet u përqendruan në praktikat dhe sfidat e menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike, me fokus te rekrutimi dhe përzgjedhja e nëpunësve civilë, menaxhimi i karrierës, vlerësimi i performancës, zhvillimi profesional, planifikimi i nevojave për staf dhe digjitalizimi i proceseve të HR.
📌 Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, në funksion të forcimit të administratës publike profesionale, të bazuar në meritë dhe standarde evropiane.
KMSHC Albania
KMSHC- Institucion i pavarur që mbikëqyr ligjshmërinë në administrimin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë.🇦🇱
15/06/2026
🇦🇱🤝🇲🇪 Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), zhvilloi një takim zyrtar në Podgoricë me Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj.
🇦🇱🤝🇲🇪 Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), zhvilloi një takim zyrtar në Podgoricë me Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj.
Gjatë takimit u diskutua mbi reformat në administratën publike, forcimin e profesionalizmit në shërbimin civil, digjitalizimin e shërbimeve publike dhe prioritetet në kuadër të integrimit evropian.
📌 Palët ndanë përvoja dhe praktika në fushën e reformës së administratës publike, qeverisjes digjitale dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.
🌍 Komisionerja vlerësoi progresin e Malit të Zi në procesin e reformave dhe rolin e tij aktiv në bashkëpunimin rajonal, duke veçuar kryesimin e Procesit të Berlinit gjatë këtij viti.
🤝 U shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në mbështetje të reformave në administratën publike.
11/06/2026
🎓 Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), mori pjesë në takimin e zhvilluar në kuadër të procesit të vlerësimit institucional për akreditimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. 🏛️📚
Komisionerja iu përgjigj pyetjeve të grupit të vlerësimit lidhur me bashkëpunimin e Institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC) dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar nga të dy institucionet. 🤝
Në këtë kuadër, u evidentuan aktivitetet e realizuara deri më sot, si organizimi i trajnimeve për studentët 👩🎓👨🎓, zhvillimi i praktikave mësimore dhe internshipeve pranë KMSHC-së 🏢, pjesëmarrja në konferenca shkencore 📝🎤, si dhe nisma të tjera që kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve publike dhe botës akademike. 🌉
KMSHC vlerëson bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë si një instrument të rëndësishëm për promovimin e meritokracisë ⭐, profesionalizmit 💼 dhe njohjes së administratës publike nga brezat e rinj. 🌱
09/06/2026
🤝 KMSHC dhe homologët në Kosovë drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucional
🇦🇱🇽🇰 Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), zhvilloi një vizitë pune në Kosovë, ku u takua me Kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Arben Mehmeti dhe zyrtarë të këtij institucioni.
🤝 Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat dhe zhvillimet në administrimin e shërbimit civil në Shqipëri dhe Kosovë.
📌Duke u ndalur edhe në zhvillimet në Kosovë, vëmendja u përqëndrua te rëndësia e shkëmbimit të praktikave më të mira të mbikëqyrjes së sjelljes së nëpunësve civilë, gjatë procesve elektorale, për të garantuar standardet e aplikuara në legjislacionin për shërbimin civil.
✅ Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e administrimit të shërbimit civil.
09/06/2026
🇦🇱🇺🇸 Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil takim pune me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë
Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), mirëpriti në zyrën e saj një përfaqësi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. 🇦🇱🇺🇸
Komisonerja njohu bashkëbiseduesit me mandatin dhe pritoritetet e institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe gjatë bisedës u shkëmbyen edhe mendime mbi zhvillimet dhe reformat e ndërmarra në administrimin e shërbimit civil në Shqipëri.
Takimi u fokusua më tej në çështje që lidhen me forcimin e dialogut institucional dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, ku Komisioneri vlerësoi rolin dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në reformat kyçe të institucioneve në Shqipëri.
KMSHC 🤝 🇺🇸 U.S. Embassy Tirana
📊 KMSHC dhe SIGMA diskutojnë indikatorët e monitorimit për administrimin e shërbimit civil
📈 Në vijim të angazhimit për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e mekanizmave të mbikëqyrjes së shërbimit civil, përfaqësues të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC) zhvilluan një takim online me ekspertin e SIGMA-s, z. L**h Marcinkowski.
🏛️ Diskutimet u fokusuan në përcaktimin e indikatorëve që do të mbështesin punën e Komisionerit në ushtrimin e mandatit të tij për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të shërbimit civil dhe forcimin e mekanizmave të monitorimit institucional.
🤝 Bashkëpunimi i KMSHC-së me SIGMA-n mbetet një vlerë e shtuar në përpjekjet për konsolidimin e një shërbimi civil modern, profesional dhe të bazuar në meritë.
03/06/2026
Konsolidimi i mbikëqyrjes së shërbimit civil dhe digjitalizimi i proceseve në fokus të raportimit për vitin 2025
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi Luzi, prezantoi në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2025.
Gjatë raportimit u evidentuan zhvillimet kryesore të vitit 2025, me fokus forcimin e mbikëqyrjes së ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil, monitorimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe garantimin e neutralitetit politik të administratës publike gjatë proceseve zgjedhore.
Komisionerja theksoi gjithashtu progresin e bërë në drejtim të digjitalizimit të proceseve të mbikëqyrjes, në zbatim edhe të rezolutës së Kuvendit, për rritjen e transparencës, gjurmueshmërisë dhe efikasitetit institucional.
Në përmbyllje të parashtrimit të gjetjeve të raportit të veprimtarisë së KMSHC-së, për vitin 2025, Komisionerja paraqiti prioritetet e institucionit për vitin 2026, të cilat përfshijnë avancimin e digjitalizimit, forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe monitorimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore.
Pas prezantimit të raportit, anëtarët e Komisionit zhvilluan një seancë pyetje-përgjigjesh mbi çështjet e trajtuara në raport dhe prioritetet e institucionit.
KMSHC|Raporti vjetor 2025:https://kmshc.al/wp-content/uploads/2026/05/Raporti%20vjetor%202025%20KMSHC.pdf
KMSHC | Një ditë e veçantë për më të vegjlit në ambientet e punës së prindërve të tyre 🧸⭐️ 🎈
Zërat e fëmijëve, buzëqeshjet dhe energjia e tyre e veçantë mbushën sot ambientet e Institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në një aktivitet të organizuar me rastin e 1 Qershorit🎈🎉
Fëmijët e punonjësve të KMSHC-së, patën mundësinë të festonin këtë ditë të bukur në vendin ku prindërit e tyre punojnë çdo ditë. Përmes lojërave, aktiviteteve argëtuese dhe surprizave të këndshme, ata kaluan momente të paharrueshme, duke sjellë gëzim, ngjyra dhe shumë buzëqeshje në institucion. 🎨🧩🎁
Kjo festë ishte më shumë se një aktivitet për fëmijët; ishte një mundësi për të afruar familjet me institucionin dhe për të treguar se pas çdo punonjësi qëndron një histori, një familje dhe fëmijë që meritojnë vëmendje, përkushtim dhe kujdes. ❤️
Festa u organizua nën kujdesin e Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi) në bashkëpunim me stafin e institucionit.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Urojmë që buzëqeshja, kureshtja dhe ëndrrat e tyre të ndriçojnë çdo ditë të vitit. 🌟👧👦
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Rruga: “Abdi Toptani”
Tirana
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:30 |
| Tuesday | 08:00 - 16:30 |
| Wednesday | 08:00 - 16:30 |
| Thursday | 08:00 - 16:30 |
| Friday | 08:00 - 14:00 |
