Autoriteti Kombetar i Ushqimit

Autoriteti Kombetar i Ushqimit

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Autoriteti Kombetar i Ushqimit, Government Organization, Adresa: Bulevardi Zogu i I-rë, Godina nr. 13, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë, Shqipëri, Tirana.

26/06/2026

Në kuadër të fillimit të sezonit turistik, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, zhvilloi një takim me kryeinspektorët e DRAKU-ve, me fokus garantimin e sigurisë ushqimore gjatë periudhës me fluks të shtuar turistësh.
Gjatë fjalës së saj, znj. Gjylameti, kërkoi angazhim maksimal nga strukturat rajonale për intensifikimin e kontrolleve në terren, forcimin e veprimtarisë së taks-forcës, si dhe për vijimin me përgjegjësi të procesit të vlerësimit dhe kategorizimit të bizneseve ushqimore.
Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, monitorimit të vazhdueshëm të operatorëve të biznesit ushqimor dhe reagim të shpejtë ndaj çdo problematike që mund të cenojë sigurinë e konsumatorit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i angazhuar për garantimin e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve që vizitojnë vendin tonë gjatë sezonit veror.


Photos from Autoriteti Kombetar i Ushqimit's post 26/06/2026

📍 Morinë
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, drejtorin e përgjithshëm të AKVMB-së, z. Rolandi Meçaj, si dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, mirëpritën në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, z. Armend Muja.

Gjatë vizitës, të dy delegacionet inspektuan Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë, ku u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë ushqimore dhe kontrollit kufitar.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të ngushta tregtare, ku produktet ushqimore, kafshët e gjalla, produktet me origjinë shtazore dhe bimore zënë një vend të rëndësishëm në shkëmbimet mes dy vendeve.

Garantimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve mbeten objektiva të përbashkëta, duke forcuar më tej bashkëpunimin institucional dhe standardet e kontrollit në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të tregtisë ndërmjet dy vendeve. 🇦🇱🤝🇽🇰


Photos from Andis Salla's post 25/06/2026
25/06/2026

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, zhvilloi një vizitë në stabilimentin e therjes së mish*t të bardhë (pulave), “Alpol Food” .🐓

​Gjatë vizitës u ndoq nga afër procesi i vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimenteve, një proces i rëndësishëm që synon garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore 🥗✅️, përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, si dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së produkteve me origjinë shtazore.

​Ky proces përbën një nga hapat më të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Kapitulli 12 “Siguria Ushqimore”, në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian 🇪🇺.


Photos from Autoriteti Kombetar i Ushqimit's post 24/06/2026

Procesi i integrimit dhe përafrimit i standardeve të sigurisë ushqimore me ato të BE-së, vijon me vlerësimin dhe kategorizimin e stabilimenteve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë.
Drejtoresha e Përgjitshme e Autoritetit Kombëtar të ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, monitoroi nga afër zbatimin e këtij procesi në stabilimentin e përpunim/standartizim peshkut “Poseidon”, në qarkun e Lezhës, duke vënë theksin te rëndësia e garantimit të sigurisë ushqimore dhe rritjen e standardeve si dhe detyrimeve që rrjedhin nga kapitulli 12 “Siguria Ushqimore”, në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për antarësim në Bashkimin Evropian.


24/06/2026

📍 Qarku Lezhë ka qenë destinacioni i rradhës ku ka vijuar fushata ndërgjegjësuese për subjektet që ushtrojnë aktivitetin në fushën e ushqimit, si njësitë e tregtimit, tregtim akullore dhe restorante, me fokus të veçantë zonën bregdetare të Shëngjinit. 🥗🍔☕

​Gjatë takimeve me OBU-të u krye ndërgjegjësimi mbi elementët kryesorë tê sigurisë ushqimore si respektimi i kushteve higjieno-sanitare, praktikave të mira të prodhimit dhe tregtimit, kushtet e ruajtjes, gjurmueshmëria si dhe përmbushjen e kërkesave tekniko-teknologjike me qëllim plotësimin e kërkesave ligjore. 📋✅

​AKU do të jetë e pranishme me fushata sensibilizuese në të gjithë vendin, gjatë sezonit veror me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe mbarëvajtjen e sezonit veror. ☀️🛡️

Photos from Autoriteti Kombetar i Ushqimit's post 23/06/2026

📍Lezhë | Siguria Ushqimore, Sezoni Turistik 2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi tryezën e diskutimit “Siguria Ushqimore, Sezoni Turistik 2026”, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të AKU-së,Znj. Blerina Gjylameti, Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Z.Pjerin Ndreu,deputetin e qarkut Lezhë Z. Admir Kadeli si dhe përfaqësuesve të operatorëve të biznesit ushqimor dhe institucioneve vendore.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e garantimit të standardeve të sigurisë ushqimore gjatë sezonit turistik, forcimin e kontrolleve dhe bashkëpunimin me biznesin për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe rritjen e besimit të vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, theksoi se siguria ushqimore është një nga shtyllat kryesore të suksesit të sezonit turistik dhe e imazhit të vendit, ndërsa Kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e standardeve dhe promovimin e mëtejshëm të potencialeve turistike të zonës.
🤝 Së bashku për një sezon turistik të sigurt, cilësor dhe në përputhje me standardet europiane.


Photos from Autoriteti Kombetar i Ushqimit's post 22/06/2026

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, mori pjesë në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare për Shëndetin Publik dhe Mjedisin, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë dhe kontribuuan me ekspertizën e tyre akademikë dhe personalitete të njohura të shkencës shqiptare, ndër ta Prof. Dr. Besnik Bare dhe Prof. Genc Sulçebe, të cilët ndanë perspektiva dhe vlerësime mbi sfidat bashkëkohore të shëndetit publik dhe mbrojtjes së mjedisit.
Gjatë konferencës u diskutuan sfidat dhe perspektivat për mbrojtjen e shëndetit publik dhe mjedisit, ku siguria ushqimore mbetet një hallkë kyçe në garantimin e mirëqenies së konsumatorëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Qëllimi i kësaj konference është krijimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në kontribut të politikave dhe strategjive për mbrojtjen e shëndetit publik dhe mjedisit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon angazhimin për forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore, në bashkëpunim me institucionet shkencore dhe partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë.


22/06/2026

Në Durrës ka vijuar fushata ndërgjegjësuese për subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e ushqimit, si njësitë e tregtimit, fast-food, bare dhe restorante. 🥗🍔☕
​Gjatë takimeve me OBU-të u krye këshillimi dhe ndërgjegjësimi lidhur me respektimin e kushteve higjieno-sanitare, standardeve të sigurisë ushqimore, praktikave të mira të prodhimit dhe tregtimit, si dhe përmbushjen e kërkesave tekniko-teknologjike konform legjislacionet në fuqi. 📋✅
​AKU do të jetë e pranishme me fushata sensibilizuese konsumatore dhe në subjektet ushqimore, gjatë gjithë sezonit veror me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe mbarëvajtjen e sezonit veror. ☀️🛡️


Photos from Autoriteti Kombetar i Ushqimit's post 21/06/2026

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Znj. Blerina Gjylameti, së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Andis Salla, shoqëruar edhe nga Ministrja e Shtetit, Znj. Erjona Ismaili, si dhe Deputeti i qarkut Vlorë, Z. Vullnet Sinaj, ishin në fabrikën e përpunimit të qumështit “Gumenica” 🏭🥛.
Gjatë vizitës, drejtoresha e përgjithshme e AKU, theksoi rëndësinë e procesit të vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimenteve me origjinë shtazore 🐄📋 dhe zbatimi i standarteve te sigurisë ushqimore 🛡️✅ në çdo hallkë të procesit të përpunimit.


Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Adresa: Bulevardi Zogu I I-rë, Godina Nr. 13, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë, Shqipëri
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00