Embassy of Kosovo in Washington, DC

Embassy of Kosovo in Washington, DC

Share

Welcome to the official Facebook account of the Embassy of the Republic of Kosovo to the United States of America 🇽🇰 🇺🇸

06/26/2026

Ambasadori Dugolli kishte nderin të takohej me kongresistin Michael Baumgartner për një diskutim thelbësor mbi marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe zhvillimet në rajon.

******

Ambassador Dugolli had the honor to meet with Congressman Michael Baumgartner for a substantive discussion on U.S.-Kosova relations and regional developments.

🇽🇰🤝🇺🇸

Photos from Consulate of the Republic of Kosovo in Des Moines, IA's post 06/25/2026

🇽🇰🤝🇺🇸

Photos from Embassy of Kosovo in Washington, DC's post 06/17/2026

Në shënim të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA, organizoi ekspozitën “Liria” të fotografit të mirënjohur Hazir Reka.

Ekspozita solli para të pranishmëve fotografi që dëshmojnë jo vetëm sakrificën, qëndresën dhe shpresën e popullit të Kosovës, por edhe kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesë nga fjalimi i ambasadorit Ilir Dugolli: “Në shumë aspekte, Hazir Reka është kronisti jozyrtar i historisë moderne të Kosovës. Përmes objektivit të tij, ai ndjek rrugën e gjatë dhe të mundimshme të popullit përgjatë suprimimit të autonomisë dhe represionit sistematik, rezistencës paqësore dhe luftës së armatosur, nga tmerret e gjenocidit deri te drita e çlirimit, rindërtimit dhe pavarësisë. Në çdo kapitull të kësaj historie, ai ishte i pranishëm, duke raportuar me zell e përpikëri, ndërsa këndvështrimi i tij mbeti përherë thellësisht njerëzor dhe poetik. Fotografitë e tij përbëjnë një kronikë vizuale - histori, dëshmi dhe vepër arti njëkohësisht. Ngjarjet dhe përpjekjet e paraqitura në to duken të përmbledhura në thelbin e tyre, ashtu si një poezi që çlirohet nga çdo fjalë e panevojshme, duke krijuar imazhe që flasin një gjuhë universale. Përmes tyre, ne shohim historinë e një vendi, por edhe fitojmë një kuptim më të thellë të vetë domethënies së lirisë.

Kjo ekspozitë flet edhe për miqësinë midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Merrni, për shembull, fotografinë e realizuar në qendër të Prishtinës më 30 gusht 1990. Qindra qytetarë ishin mbledhur për të pritur delegacionin e parë të Kongresit amerikan që vizitonte Kosovën, të udhëhequr nga Senatori Bob Dole. Pavarësisht përpjekjeve të policisë serbe për ta shpërndarë masën e qytetarëve, një burrë qëndroi ulur qetësisht në rrugë, duke refuzuar të largohej. Ai u rrah, u tërhoq zvarrë dhe u përball me policinë, derisa një heroinë e panjohur, një grua me një fëmijë të vogël në krah, doli përpara për ta mbrojtur. I fiksuar vetëm nga syri i Hazir Rekës, ky moment flet për guximin e individit, por edhe më shumë për shpresën e thellë kolektive që përfaqësonte ajo vizitë, sepse, veçanërisht gjatë atyre viteve të errëta, sytë e shqiptarëve në Kosovë ishin drejtuar përtej Atlantikut. Fotografitë si kjo mbesin rikujtim i fuqishëm i rrugëtimit të Kosovës dhe i marrëdhënieve të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës."

******

To mark Kosova’s Liberation Day, the Embassy of the Republic of Kosovo in the United States organized the exhibition “Freedom” by the renowned photographer Hazir Reka.

The exhibition presented photographs that testify not only to the sacrifice, resilience, and hope of the people of Kosova, but also to the indispensable contribution of the United States of America.

Excerpt from the remarks of Ambassador Ilir Dugolli: “In many respects, Hazir Reka is the unofficial chronicler of Kosova’s modern history. Through his lens, he follows the long and arduous journey of our people through the suppression of autonomy and systematic repression, peaceful resistance and armed struggle, from the horrors of genocide to the light of liberation, reconstruction, and independence. In every chapter of this history, he was present, meticulously reporting, while his perspective remained deeply human and poetic.
His photographs constitute a visual chronicle - history, testimony, and a work of art all at once. The events and efforts depicted in them appear distilled to their very essence, much like a poem stripped of every unnecessary word, creating images that speak a universal language. Through them, we see the history of a country, but we also gain a deeper understanding of the very meaning of freedom.

This exhibition also speaks to the friendship between Kosova and the United States of America. Take, for example, the photograph taken in downtown Prishtina on August 30, 1990. Hundreds of citizens had gathered to welcome the first U.S. Congressional delegation to visit Kosovo, led by Senator Bob Dole. Despite efforts by Serbian police to disperse the crowd, one man remained seated calmly in the street, refusing to leave. He was beaten, dragged away, and confronted by the police until another unsung hero - a woman carrying a small child in her arms - stepped forward to protect him.
Captured solely through Hazir Reka’s lens, this moment speaks to the courage of the individual, but even more to the profound collective hope that the visit represented. Particularly during those dark years, the eyes of Albanians in Kosova were set across the Atlantic. Photographs such as this remain powerful reminders of Kosova’s journey and of its special relationship with the United States of America.”

Photos from Embassy of Kosovo in Washington, DC's post 06/12/2026

Bashkohuni me ne më 16 qershor për një udhëtim vizual përmes fotografive të Hazir Rekës, që dokumentojnë rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.

Në shënim të Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju mirëpresim në Ambasadën e Kosovës në Washington, D.C. në ekspozitë që pasqyron historinë, qëndresën dhe miqësinë e veçantë ndërmjet dy shteteve. 🇽🇰🤝🇺🇸

🗓️ 16 Qershor | 🕛 12:00 PM

******

Join us on June 16 for a visual journey through the photographs of Hazir Reka, capturing Kosova’s path to freedom.

Marking Kosova Liberation Day and the 250th Anniversary of the United States of America, this exhibition portrays resilience, history, and the enduring friendship between the two countries. 🇽🇰🤝🇺🇸

🗓️ June 16 | 🕛 12:00 PM

06/12/2026

Sot, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, përulemi me respekt para sakrificës së dëshmorëve, heronjve dhe gjithë atyre që nuk u dorëzuan kurrë për lirinë e vendit tonë.

Kjo ditë na kujton dhimbjen, forcën dhe rrugëtimin e një populli që zgjodhi të qëndrojë i pathyer. Mirënjohje të thellë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë, që qëndruan pranë Kosovës në ditët më të vështira dhe vazhdojnë të jenë mbështetës të palëkundur të vendit tonë.

Sot festojmë lirinë, nderojmë të kaluarën dhe shohim të ardhmen me shpresë e krenari.

Gëzuar Ditën e Çlirimit!

******

Today, on Kosova Liberation Day, we bow our heads in respect and gratitude for the sacrifice of the martyrs, heroes, and all those who never surrendered in the fight for our country’s freedom.

This day reminds us of the pain, resilience, and journey of a people who chose to stand unbroken. We express our deepest appreciation to the United States of America and our allies, who stood by Kosova during its most difficult days and continue to be steadfast supporters of our nation.

Today, we celebrate freedom, honor the past, and look toward the future with hope and pride.

Happy Liberation Day!

06/11/2026

Ambassador Dugolli met with Congressman Latimer for a productive discussion on Kosova-U.S. relations and expressed his appreciation for the Congressman’s continued engagement and support, including his recognition of Kosova’s Liberation Day in the Congressional Record. 🇽🇰🤝🇺🇸

******

Ambasadori Dugolli u takua me Kongresmenin Latimer për një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe i shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme, përfshirë njohjen e Ditës së Çlirimit të Kosovës në Regjistrin e Kongresit Amerikan. 🇽🇰🤝🇺🇸

Photos from Embassy of Kosovo in Washington, DC's post 06/06/2026

Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë bashkatdhetarët që morën pjesë sot në votim me përgjegjësi qytetare dhe korrektësi të lartë.

06/06/2026

Ka nisur procesi i votimit në qendrën e votimit pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington, D.C.

Ambasadori Ilir Dugolli fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të regjistruar për votim, të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

🕖 Ambasada do të jetë e hapur për votim deri në ora 19:00.

Photos from Embassy of Kosovo in Washington, DC's post 06/06/2026

🗳️Qendra e votimit pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington, D.C., është hapur sipas orarit zyrtar.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të regjistruar për votim në Ambasadë, ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

🪪Votimi mund të realizohet me dokumentet si në vijim:

- Letërnjoftim të Republikës së Kosovës
- Pasaportë të Republikës së Kosovës
- Leje vozitje të Republikës së Kosovës

🕖 Vendvotimi do të jetë i hapur nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

Vota juaj ka rëndësi.

Ju mirëpresim!

06/05/2026

Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të zhvillojë një diskutim të frytshëm e të thelluar me Kongresistin Mast mbi avancimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe objektivave tona të përbashkëta. Vlerësojmë shërbimin dhe udhëheqjen e tij të përkushtuar në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. 🇽🇰🇺🇸

******

Ambassador Dugolli had the pleasure of meeting with Congressman Mast for a productive and in-depth discussion on advancing Kosova-U.S. relations and our shared objectives. We appreciate his dedicated service and leadership as Chairman of the House Foreign Affairs Committee. 🇽🇰🇺🇸

Want your business to be the top-listed Government Service in Washington D.C.?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


3612 Massachusetts Avenue NW
Washington D.C., DC
20007

Opening Hours

Monday 9am - 5pm
Tuesday 9am - 5pm
Wednesday 9am - 5pm
Thursday 9am - 5pm
Friday 9am - 5pm