Komuna e Deçanit

Komuna e Deçanit

Share

Kjo është faqja zyrtare e Komunës së Deçanit në Facebook https://kk.rks-gov.net/decan/

Photos from Komuna e Deçanit's post 24/06/2026

Urime Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani” për suksesin e radhës në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngëve dhe Valleve në Tiranë!

Me krenari dhe gëzim të veçantë, urojmë Ansamblin “Deçani” për rezultatet e shkëlqyera të arritura në këtë festival, ku talenti, përkushtimi dhe puna e palodhshme e anëtarëve të tij u kurorëzuan me vlerësime të rëndësishme.

Në veçanti, na gëzon fakti që këto suksese u arritën nga grupmoshat e reja të ansamblit, të cilat po dëshmojnë se tradita, kultura dhe vlerat tona kombëtare po ruhen dhe po përcillen me përkushtim te brezat e rinj.

Ansambli “Deçani” u nderua me:
🏆 Çmimin e Parë për Vallen më të Bukur
🏆 Çmimin e Tretë të Festivalit

Këto çmime janë dëshmi e punës së palodhshme dhe e përfaqësimit dinjitoz të Deçanit në skenat kulturore mbarëkombëtare.

Urime të gjithë anëtarëve, drejtuesve dhe familjeve që mbështesin këtë rrugëtim të suksesshëm. Ju dëshirojmë edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen!

Krenarë me ju që po e përfaqësoni Deçanin me dinjitet kudo që paraqiteni!

23/06/2026

Sot mirëprita Klubin Futbollistik Veteranët - Deçani, të cilët na bënë krenarë duke u shpallur Kampionë të Kosovës.

Me përkushtimin, vullnetin dhe dashurinë që vazhdojnë të tregojnë për futbollin edhe pas shumë vitesh, ata dëshmojnë se sporti nuk njeh moshë dhe se sukseset arrihen me punë, disiplinë dhe këmbëngulje.

I përgëzova nga zemra për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe u urova suksese edhe në garat e ardhshme.

Urime kampionë! Deçani krenohet me ju! 👏🏆⚽️

BR

23/06/2026

📢 NJOFTIM PËR FERMERËT E KOMUNËS SË DEÇANIT

Të nderuar fermerë,

Ju njoftojmë se ka filluar aplikimi për Programin e Pagesave Direkte (Subvencioneve) 2026, të shpallur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

📅 Afati i aplikimit:
22 qershor 2026 – 21 korrik 2026, deri në ora 16:00.

Programi përfshin mbështetje për:
✅ Sipërfaqet bujqësore;
✅ Kulturat bujqësore;
✅ Blegtorinë;
✅ Bletarinë;
✅ Fermerët e rinj;
✅ Masat e veçanta në kuadër të eko-skemave.

Ftojmë të gjithë fermerët e Komunës së Deçanit që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron ky program.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Deçanit është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe asistencë gjatë gjithë procesit të aplikimit.

Ju urojmë suksese dhe një sezon të mbarë bujqësor!

Komuna e Deçanit
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

20/06/2026

NJOFTIM

Njoftohen familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, bashkëluftëtarët dhe qytetarët se më 21.06.2026 do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Dëshmorit të Kombit, Hajdar Pepaj.

Ceremonia e rivarrimit do të mbahet në ora 16:00, në varrezat e fshatit Kodrali.

Pjesëmarrja juaj është nderim për veprën dhe sakrificën e Dëshmorit të Kombit, Hajdar Pepaj.

Lavdi e përjetshme Dëshmorit të Kombit, Hajdar Pepaj! 🇦🇱

19/06/2026

📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT

Ju njoftojmë se më 20 qershor 2026 do të mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2026.

🗓 Data: 20.06.2026
🕙 Koha e testimit: 10:00 – 12:45

📍 Qendrat e testimit:
▪️ IAAP “Tafil Kasumaj” – Qendra nr. 1
▪️ Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” – Qendra nr. 2

🕘 Paraqitja e nxënësve në qendrat e testimit bëhet nga ora 08:30 deri në ora 09:00.

Maturantët duhet të kenë me vete:
✔️ Fletëkonfirmimin nga platforma eKosova
✔️ Dokument identifikimi (letërnjoftim)
✔️ Së paku një stilolaps me bojë të kaltër ose laps të thjeshtë
✔️ Një shishe me ujë

⚠️ VËREJTJE E RËNDËSISHME

Ndalohet rreptësisht posedimi dhe përdorimi i telefonave mobilë, orëve të mençura dhe çdo pajisjeje tjetër elektronike brenda qendrave të testimit.

Mosrespektimi i këtij rregulli rezulton me përjashtim nga testi dhe anulim të provimit, në përputhje me udhëzimet e MASHTI-t.

Komuna e Deçanit u uron suksese të gjithë maturantëve në këtë provim të rëndësishëm dhe në rrugëtimin e tyre drejt arsimit të lartë dhe zhvillimit profesional.

🍀 Suksese!

Photos from Komuna e Deçanit's post 19/06/2026

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)

Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Në mbledhje morën pjesë anëtarët e KPF-së, zyrtarë komunalë, si dhe Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj.

Për këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i Raportit të KVRL-së;

3. Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor të punës së KKSB-së;

4. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm për NPL “Higjiena”;

5. Shqyrtimi i draftit të parë të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029;

6. Shqyrtimi i Draft-Planit Komunal për Ri-integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Deçanit 2026–2028;

7. Shqyrtimi i Ndryshim-Plotësimit të Rregullores për Punë të Kuvendit të Komunës së Deçanit të datës 31.03.2022;

8. Shqyrtimi i kërkesave;

9. Të ndryshme.

Gjatë mbledhjes, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, prezantoi draftin e parë të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029, ndërsa për secilën pikë të rendit të ditës u zhvilluan diskutime nga anëtarët e KPF-së.

Pas shqyrtimit dhe diskutimit, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan nga Komiteti për Politikë dhe Financa!

Photos from Komuna e Deçanit's post 18/06/2026

Pranuam donacion me pajisje për Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor në Deçan

Sot, Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Drejtorin për Zhvillim Ekonomik, z. Isuf Demhasaj, pranuan një donacion me pajisje për Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor, të dhuruara nga KFOR-i Italian përmes ekipit CIMIC.

Ky donacion paraqet një mbështetje të rëndësishme për avancimin e kapaciteteve të ekipeve të kërkim-shpëtimit, duke mundësuar reagim më efikas dhe më të sigurt në terren. Pajisjet e pranuara do të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë së vizitorëve dhe alpinistëve në Bjeshkët e Deçanit, si dhe në promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të turizmit malor në komunën tonë.

Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë në projekte që rrisin sigurinë, përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillim ekonomik e turistik.

Falënderojmë KFOR-in Italian dhe ekipin CIMIC për këtë mbështetje të çmuar dhe për partneritetin e vazhdueshëm në shërbim të komunitetit tonë.

Photos from Komuna e Deçanit's post 18/06/2026

U mbajt konsultimi publik për Qarkoren e Parë Buxhetore 2027/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

Sot, u mbajt konsultimi publik për Qarkoren e Parë Buxhetore 2027/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe palëve të interesit.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, prezantoi Qarkoren e Parë Buxhetore 2027/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029, duke njoftuar të pranishmit mbi projektimet buxhetore dhe grantet e ndara për Komunën e Deçanit për vitin 2027.

Gjatë prezantimit, drejtoresha Cacaj theksoi se sipas projeksioneve aktuale, Komuna e Deçanit pritet të ketë në dispozicion:

• Granti i Përgjithshëm – 7,519,168.00 €
• Granti Specifik për Arsim – 4,096,139.00 €
• Granti Specifik për Shëndetësi – 1,711,576.00 €
• Shërbime Rezidenciale – 200,000.00 €

Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të paraqesin komente, sugjerime dhe propozime lidhur me prioritetet buxhetore të komunës, të cilat do të shqyrtohen në procesin e mëtejmë të planifikimit buxhetor.

Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, me synim hartimin e politikave dhe planeve zhvillimore që i përgjigjen nevojave të komunitetit.

Photos from Bashkim Ramosaj's post 18/06/2026
18/06/2026

RIKUJTIM

Njoftohen qytetarët e Komunës së Deçanit se Takimi i Parë Publik me qytetarë do të mbahet më 30.06.2026, duke filluar nga ora 10:00.

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, Deçan

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me sugjerimet, kërkesat dhe vërejtjet e tyre për çështjet me interes publik.

Mirë se vini!

Want your business to be the top-listed Government Service in Deçan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Sheshi "Mentor Tolaj"
Deçan
51000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00